VOAL – Prokuroria spanjolle ka vënë nën hetime këngëtaren kolombiane Shakira, bashkëjetuese e futbollistit Gerard Piqué, nën dyshimin se ka mashtuar në pagesën e taksave gjatë viteve 2011-2014.
Sipas prokurorisë – njofton agjencia EFE – Shakira banonte në Barcelonë, ndërkohë që zyrtarisht ishte banore e parajsave fiskale, e duhej të kishte paguar taksat në Spanjë.
Burime pranë këngëtares kanë pohuar se nga viti 2011 deri në vitin 2014 Shakira ndodhej jashtë Spanjës më shumë se gjashtë muaj në vit.
Komentet