Delegacioni nga Lugina e Preshevës në përbërjen e të cilit janë Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, një zë i fuqishëm që përfaqëson Luginën e Preshevës së bashku me Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin, Flora Feratin, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, për herë të parë do të ketë mundësinë që t’i drejtohet Senatit Amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre.
Në faqen e tij në rrjetin social Shaip Kamberi shkruan: “Sot takuam Senatoren Joni Ernst, bashkëkryesuese e Grupit për Çështje Shqiptare në Senat, poashtu edhe Kongresistët Ritchie Torres dhe Jim Himes, bashkëkryesuesë të Grupit për Çështje Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve të Kongresit të SHBA-ve.”
Delegacioni shqiptar nga Lugina e Preshevës po ashtu është takuar në Universitetin John Hopkins me Edward Joseph, Drejtor i Institutit për Politikë të Jashtme, ekspert për çështjet e Ballkanit.
Ndërsa për opinionin publik Shaip Kamberi po në rrjetet sociel sjell këtë mesazh:
“Në Senat të SHBA-ve
, Brifingu për Luginën mundësi historike
Tanimë jeni të njoftuar se një delegacion nga Lugina e Preshevës duke filluar nga nesër do të qëndrojë në Washington.
Delegacioni, pjesë e të cilit do të jem bashkë me Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin, Flora Feratin, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, për herë të parë do të ketë mundësinë që t’i drejtohet Senatit Amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre.
Përpjekjet tona për realizimin e të drejtave të plota dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, përveç që janë beteja politike të përbashkëta, janë edhe kërkesë e nevojë e përditshme e çdo
qytetari shqiptar në Luginë të Preshevës.
E përpjekja është obligim i yni. Në vend dhe jashtë vendit. Prandaj nuk duhet të lodhemi e aq më pak të heqim dorë.
Jeni dëshmitarë që shqiptarët e Luginës së Preshevës, për 22 vite me radhë, e pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së, kanë 3 Marrëveshje të nënshkruara me qeveritë në Beograd me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.
Sot, 22 më vonë, ne ende flasim për nevojat tona të përditshme e për obligimet e marra që qeveritë e Beogradit nuk i kanë realizuar.
Në vend të zgjidhjes së problemeve e realizimit të kërkesave tona legjitime, faktorë të ndryshëm vendorë, me vite me radhë, mundohen të bllokojnë çdo koordinim tonin të përbashkët, çdo inicitiavë të shndoshë e çdo tentativë për t’i siguruar jetë më të mirë të qytetarëve tonë.
Prandaj, sot më shumë se kurr kemi nevojë për koordinim të mbrendshëm e bashkëpunim të afërt me Prishtinën e Tiranën. Harmonizim të politikave tona me miqt tanë ndërkombëtar e senzibilizim të çështjes së shqiptarëve të Luginës.
Për këtë do të jemi në Washington e me këtë nuk do të përfundojmë angazhimin tonë.
Faza e re në të cilën po hyn çështja e pakicave në Ballkan është mundësi e mirë për trajtimin simetrik të pozitave të tyre gjithëandej.
Evropa e Bashkimi evropian duhet të mbetet orientimi i vetëm i Ballkanit Perëndimor.
E atje, në BE, nuk do mund të shkojë as edhe një shtet, e as Serbia, pa filluar të mirret seriozisht me avancimin e pozitës së pakicave dhe sigurimin e të drejtave të barabarta.
Barazia dhe të drejtat tona kolektive do të jenë temë e jona edhe në Washington e kërkesë e jona edhe ndaj Brukselit e kryeqendrave tjera evropiane.
Duke uruar që gjithçka të ecë mirë, ju njoftoj që me kthimin tonë nga Washingtoni, nëpërmjet një konference për media, do të ju njoftojë për ecurinë e angazhimit tonë politik.
Në fund, faleminderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila po mundëson vizitën tonë, të tretën me radhë, brenda një viti në SHBA-a dhe Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane për përkushtimin e parezervë për kauzën tonë të drejtë tash e dy dekada.
Shaip Kamberi me Edward Joseph