Të gjithë e dimë që të bësh sport është e shëndetshme mdaje motivon për t’u rritur edhe profesionalisht, pasi “një mendje e shëndoshë, me trup të shëndoshë” apo jo? Por për një pjesë të konsiderueshme të njerëzimit, e cila nuk ka kohë, zell apo mundësi ta ushtrojë atë, shkenca duket se ka një lajm të mirë:
Tashmë një studim i fundit i ndërmarrë nga University of Tsukuba në Japoni, ka zbuluar se mund të hani thjesht një lugë nga pluhuri i një “erëze magjike” në vend të trajnimit e fitnesit, nëse doni të përmirësoni shëndetin dhe ritmin e zemrës suaj e të enëve të gjakut. Ky është: “Curcumin”-i, një përbërës i rëndësishëm i shafranit të Indisë, ose i rrënjës së shafranit të gjelbër, të quajtur ndryshe edhe “Kurkuma”, që ushtron pra thuajse të njëjtin funksion pozitiv mbi shëndetin e enëve të gjakut, sa ç’ushtron krahasimisht edhe nëse do të kryenim aktivitet fizik përgjatë një ore, në palestër apo natyrë qoftë.
Por një studim tjetër që vijoi më pas, arriti madje në rezultatin se pasojat pozitive mbi shëndetin e enëve të gjakut, janë edhe më të forta e pësojnë kësisoj rritje, nëse kombinohen të dyja. Megjithatë studiuesit paralajmërojnë se ndikimi real i rrënjës së shafranit nuk është studiuar akoma në mënyrë të plotë e të thellë kështu pra që më e mira do të ishte që askush të mos tërhiqej paraprakisht nga ideja për të ushtruar sport e të jepej tërësisht pas ngrënies së rrënjës së shafranit – duke u besuar verbërisht efekteve që vijnë nga kjo “erëz magjike”, për t’i adaptuar ato më pas si një stil i përshtatshëm jetese.
Komentet