VOAL – Diplomati i shquar Shaban Murati, në një status të tanishëm në faqen e tij në facebook, shpreh dy shqetësime të mëdha, dyfytyrësinë e politikanëve në sjelljet me njëri-tjetrin dhe adhurimin që tregojnë shqiptarët për ata që e shesin atdheun.
Ja statusi i plotë:
Këshilla për miqtë:
1-Vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët, sa më shumë e shajnë njeri-tjetrin, sa më shumë e pështyjnë njeri-tjerin, aq më shpejt bëhen miq me njeri-tjetrin.
2-Vetëm në Shqipëri ndodh që, ata që shesin atdheun quhen çuna të mirë dhe burra shteti, promovohen në majat më të larta të pushtetit dhe të pasurimit, dhe u bëhen këngë me çifteli dhe me polifoni për së gjalli dhe për së vdekuri.
Komentet