VOAL – Diplomati i karrierës Shaban Murati, në një postim në faqen e tij në facebook, iu drejtohet atyre shqiptarëve që janë pasuruar nga Xhorxh Sorosi këto 25 vjet, ndërsa sot asnjë prej tyre nuk i del në mbrojtje atij që i pasuroi. Shaban Murati shtron pyetjen pse gjithë kjo fushatë ndaj Sorosit dhe njerëzve të tij në Shqipëri, kur ndaj Millosheviçit dhe njerëzve të tij nuk u bë kurrë. Më poshtë statusi i plotë:
Këshilla për miqtë:
1-Se sa i mjerë është niveli moral dhe intelektual i “shoqërisë civile” në Shqipëri, e tregon fakti se nga dhjetra shoqata, fondacione, institute, borde dhe figura publike, që Xhorxh Sorosi i ka mbajtur me para për 25 vjet rresht dhe i ka bërë me vila, me apartamente, me shtëpi pushimi në det e në mal, nuk u ngrit asnjeri në mbrojtje të dorës që i ka pasuruar. Është një dëshmi, ndër të shumtat, se fjala “mirënjohje” nuk banon në fjalorin e gjuhës shqipe.
2-Përse gjithë kjo fushatë për Sorosin dhe milionat e dollarëve për njerzit e tij në Shqipëri dhe nuk pati kurrë fushatë për Sllobodan Millosheviçin dhe milionat e dollarëve për njerzit e tij në Shqipëri? Mirë, që po bëhen listat për njerëzit e Sorosit në Shqipëri, por si nuk u bënë kurrë dhe nuk po bëhen kurrë listat për njerzit e Millosheviçit dhe të Serbisë në Shqipëri?
Komentet