VOAL – Diplomati i karrierës Shaban Murati, në një postim këtë mëngjes në faqen e tij në facebook shpreh habinë pse shqiptarët dolën edhe me flamurin e Izraelit në protestën politike antiqeveritare që po mbahet në Tiranë dhe shtron pyetjen pse nga askush nuk jepen shpjegime lidhur me përdorimin e paprecedent të kësaj simbolike. Ja statusi i plotë:
Këshilla për miqtë:
Për herë të parë në historinë e Ballkanit, të Shqipërisë dhe të demokracisë, në një protestë politike antiqeveritare në mes të Tiranës shqiptarët dolën edhe me flamurin e Izraelit. Askush në të dy trotuarët politikë, mediatikë, shoqëricivilistë dhe levantinistë nuk dha shpjegim dhe nuk kërkoi shpjegim përse organizatorët e lejuan këtë simbolikë të paprecedent, e cila shtoi listën e shumë gjërave sui generis shqiptare. Po nëse dikush, larg qoftë, në një protestë politike antiqeveritare në Tiranë të kishte ngritur flamurin e Turqisë, çfarë do të kishte ndodhur në trotuarët politikë, mediatikë, shoqëricivilistë dhe levantinistë shqiptarë?
Komentet