VOAL – Diplomati i shquar i karrierës Shaban Murati, në një postim në faqen e tij në facebook, shpreh habinë se si në Shqipëri, fill pas diktaturës komuniste, u përhap termi “monizëm” si eufemizëm i termit “komunizëm”, madje termin “monizëm” e përdor me zell edhe e ashtuquajtura e djathtë.
Ja postimi i plotë:
Këshilla për miqtë:
Nuk dihet se kush e shpiku në Shqipëri menjëherë pas rënies së regjimit komunist eufemizmin “monizëm” për komunizmin dhe pse ky term ka gjetur kaq përhapje në skenën politike, akademike dhe mediatike shqiptare. Vetë regjimi komunist nuk i tha kurrë vetes monizëm. As demokracitë europiane nuk i thonë kurrë komunizmit monizëm. Në Shqipëri e përdorin me qejf këtë eufemizëm edhe e majta, edhe ajo që e quan veten të djathtë. Meriton një mirënjohje ai që e shpjegon këtë arritje shqiptare.
Fjala “monizem” asht shpikje e akademikeve te Shqipnise, qe tue kene te brumosun me idete marksiste lenininste, dhe tue mos dashte me u shkepute nga parimet komuniste te PPSh, pra me vazhdue rrugen e tyne por me nje “maske” gjoja moderne, filluen me shkrue ne vend te fjales komunizem fjalen “monizem”… Mbas akademikeve menjehere u ndigjue ne sallen e Kuvendit Popullor, nga deputetet “monist ase socialist” qe vazhdojne edhe sot me kene ma komuniste se atehere. Fjala “Monizem” asht perdore dhe perdoret nga te gjithe ata qe ne ndergjegjen e vet nuk shkeputen asnjehere nga diktatura komuniste.