VOAL – Teorizimeve dhe përpjekjeve të tjera për të ngritur mure të reja artificiale midis shqiptarëve që jetojnë në shtete të ndryshme në trojet e tyre në Ballkan, iu është kundërvënë diplomati i shquar i karrierës Shaban Murati me një postim në faqen e tij në facebook. Më poshtë postimi i plotë:
Këshilla për miqtë,
( e botuar në tetor 1990, por aktuale për shqiptarët):
E drejta e popujve është më e fortë se muret fizikë apo karantinat artificiale, që kërkojnë të ndajnë një popull, historinë e tij, kulturën e tij, të ardhmen e tij. Kanë dështuar dhe do dështojnë gjatë historisë, gjithë përpjekjet e forcave të ndryshme për t’i veçuar popujt në pjesë, për të krijuar dy popuj nga njëri, dy kultura nga njëra e bile dy gjuhë nga njëra. Është përdorur dhuna, terrori, bllokimi i plotë, teorizime e memorandume akademike janë shpikur, por ato nuk kanë qenë e nuk mund të jenë në gjendje të mbajnë ngritur artificialisht muret midis pjesëve të një populli, të një kulture, të një identiteti.
Komentet