VOAL – Në një status në faqen e tij në Facebook, Shaban Murati i referohet Katovicës dhe thotë se familja e njohur në Bllok, njërin vëlla e ka në prehërin e Bashës, nipin e tjetrit në prehërin e Ramës.
Statusi i Shaban Muratit
Këshilla për miqtë:
Ata, që nuk e kanë kuptuar ende si funksionon Katovica në Shqipëri, mjafton të shohin sot në skenën politike të Tiranës një familje të njohur të ish-Bllokut, ku njëri vëlla i bën projekte kryeministrit të opozitës, kurse vëllai tjetër i bën projekte kryeministrit të pozitës, xhaxhai i ulet në prehër kryeministrit të opozitës, kurse nipi i ulet në prehër kryeministrit të pozitës. Paratë dhe tenderat qarkullojnë në rrugën dykalimshe pozitë-opozitë dhe përfundojnë në Bllok.
Edhe Katovicën Shqipëria e ka karikaturë.
Komentet