Kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar një vizitë në Kanada ku do të merret pjesë në një forum ekonomik, “Toronto Global Forum”, i cili zhvillohet nga data 4-6 shtator.
Megjithëse nuk konsiderohet një vizitë zyrtare, kryeministri e ka anuluar udhëtimin drejt Kanadasë ku krahas pjesëmarrjes në forum, ishte parashikuar edhe një darkë me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje. Lajmi për këtë ishte publikuar edhe nga ambasada shqiptare në kryeqytetin kanadez.
Por, para udhëtimit për në Toronto, një grup përfaqësuesish shqiptarë i janë drejtuar me një letër të gjatë presidentit dhe drejtorit ekzekutiv të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të Amerikave si dhe Presidentit të “Toronto Global Forum”.
Në letër, shprehet shqetësimi për situatën ku ndodhet Shqipëria dhe përkeqësimi i demokracisë në vend.
“Zoti Rama udhëheq një nga regjimet më jodemokratike të periudhës postkomuniste në Shqipëri dhe ka shkatërruar dhe abuzuar institucionet dhe procedurat demokratike në çdo rast. Nën pretekstin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, zoti Rama ka shkatërruar sistemin e balancës dhe kontrollit duke mbyllur Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë”, thuhet midis të tjerash në letër.
25 Gusht, 2019
Zotit Nicholas Rémillard
President dhe Drejtor ekzekutiv
Forumi Nderkombetar Ekonomik i Amerikave
Cc
Joseph Clark
President
Toronto Global Forum
Rreth pjesëmarrjes së Kryeministrit te Shqipërisë në Forumin Global të Torontos
I dashur zoti Rémillard,
Ne jemi një grup intelektualësh dhe biznesmenësh Shqiptaro-kanadezë që me shqetësim mësuam që Kryeministri shqiptar Edi Rama është ftuar të ndjekë punimet e edicionit të 13 te Forumit Global të Torontos (Të Udhëheqësh Ekonominë e Re), mbajtur nga organizata juaj e shumërespektuar në 4-6 Shtator, 2019.
Ndërsa veprimtaria juaj kontribuon për një botë më të drejtë, përfshirëse dhe të mbrojtur, prania mes shumë udhëheqësve, ekspertë dhe drejtues të mirënjohur biznesi, e një kryeministri që e ka degraduar kursin e demokracisë në vendin e tij dhe që ka zhytur ekonominë e vendit në korrupsion dhe informalitet, do të konsiderohej si një gjest i dyshimtë dekurajues, një hap i gabuar që nuk është në përputhje me parimet dhe vlerat e reputacionit të forumit tuaj.
Ne duam të vëmë në vëmendjen tuaj informacionet e fundit që mund të përditësonin idenë që ju tashmë keni për situatën e Shqipërisë nën qeverisjen e zotit Rama përgjatë gjashtë viteve të shkuar.
Gjendja e Demokracisë në Shqipëri
Zgjedhjet në Shqipëri janë të lira, por të manipuluara që ditën kur zoti Rama mori pushtetin. Qeveria kontrollon gjithë kompanitë e mëdha mediatike deri në atë masë sa zëri i opozitës të mos dëgjohet.
Gazeta më e madhe gjermane “Bild” ka publikuar prova të besueshme se si zoti Rama i blen votat në Shqipëri dhe se si ministrat e tij janë të lidhur dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Në sezonin e mëparshëm parlamentar 19 antarë socialistë të Parlamentit rezultuan individë me rekorde kriminale.
Përballuar me pamundësinë për t’u dëgjuar dhe të zgjidhet lirshëm në këtë klimë të vjedhjes së votave opozita nuk merr më pjesë në zgjedhje dhe aktualisht ndodhet jashtë sistemit politik.
Zoti Rama udhëheq një nga regjimet më jodemokratike të periudhës postkomuniste në Shqipëri dhe ka shkatërruar dhe abuzuar institucionet dhe procedurat demokratike në çdo rast. Nën pretekstin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, zoti Rama ka shkatërruar sistemin e balancës dhe kontrollit duke mbyllur Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë.
Ka emëruar një Prokurore të përgjithsme pa konsens, duke thyer nenet përkatëse të Kushtetutës lidhur me këtë çështje.
Prokuroja e Përgjithshme, një kukull e zotit Rama, po shkatërron të gjitha provat e arësyeshme të mbledhura nga paraardhësi i saj në zyrë, prova që rëndojnë së tepërmi në sytë e ligjit qeverinë dhe antarët e saj.
Vendi është zhytur në një krizë serioze kushtetuese dhe politike. Me fitoren 99.99% në zgjedhjet e fundit bashkiake partia e zotit Rama praktikisht futi në dorë të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Shqipëria u bë vendi i parë në Europë që nga përmbysja e Murit të Berlinit, ku një parti e vetme kontrollon pushtetin qëndror dhe lokal në masën 100%.
Zoti Rama, gjithashtu ka fuqinë absolute dhe partia e tij zotëron gjithçka në Shqipëri. Institucioni i Presidentit të Shqipërisë anashkalohet dhe dekretet e tij kushtetuese injorohen nga regjimi i Ramës.
E mbetur jashtë sistemit dhe e përçarë, Opozita është shumë e dobët për të rrezikuar regjimin e zotit Rama në të ardhmen e afërt.
Rasti i Shqipërisë është një kambanë alarmi se çfarë mund të ndodhë kur në emër të stabilitetit, demokracitë Perëndimore tolerojnë kapjen e të gjitha institucioneve demokratike nga një parti e vetme politike, gjë që pashmangërisht çon në një qeverisje jashtë kontrollit.
Gjendja e Ekonomisë shqiptare
Ekonomia e Shqipërisë përjeton kolaps të plotë. Shumica e njerëzve mbijetojnë kryesisht me paratë e emigrantëve dhe paranë informale që hyn në vënd nga aktivitete të dyshimta. Krimi i organizuar ka korruoptuar çdo nivel të qeverisë shqiptare. Në Shqipëri nuk ekzistojnë më tenderimet e prokurimet publike. Kontratat më të mëdha u jepen të njëjtave kompani në mënyrë të vazhdueshme. Përmes proçedurash të errëta e jotransparente zoti Rama po ndan asetet më të rëndësishme të vendit me një grusht miqsh dhe mbështetësish përmes të ashtuquajturave skema të Partnership Privat Publik (PPP)
Sa për të sjellë një shembull, një kompani e sapokrijuar, gjoja e regjistruar në shtetin Delaware të SHBA vetëm pak ditë para fitimit të një kontrate prej 220 milionë eurosh (CAN $352 milionë) është pjesë e këtyre projekteve famëkeqe. Pas publikimeve në një portal investigativ, u zbulua që çertifikata ligjore e kompanisë ishte e falsifikuar, e po ashtu edhe firma e Sekretarit të Shtetit të Delaware në aktet e Korporatës e falsifikuar.
Ekonomia ka shkuar gjithnjë në rënie gjatë qeverisjes së zotit Rama. Asnjë investitor i huaj në gjashtë vitet e fundit dhe shumica e kompanive të huaja që operonin në Shqipëri para vitit 2013 po largohen si pasojë e trajtimit arbitrar që ju ka rezervuar administrata e korruptuar shtetërore dhe mungesa totale e sistemit të drejtësisë.
Një shembull tjetër ilustrues: Qeveria e zotit Rama kohët e fundit humbi një betejë ndërkombëtare ligjore prej 140 milionë eurosh (CAN $205 milionë) kundër një investitori të huaj biznesi i të cilit u ndalua dhe asetet iu morën arbitrarisht nga qeveria. Korrupsioni ka shkatërruar besimin e qytetarëve shqiptarë në institucionet publike dhe dëmton cilindo, jeta, mirëqenia e lumturia e të cilit varet nga integriteti i autoritetit qeverisës. 500,000 shqiptarë të pashpresë kanë lënë Shqipërinë drejt vendeve të huaja gjatë 6 viteve të regjimit të zotit Rama dhe ky numër është gjithnjë e më shumë në rritje.
Ne besojmë se pikërisht për arësyet e lartpërmendura qeveria kanadeze nuk u ka dërguar asnjë ftesë qeveritarëve shqiptarë që nga viti 2015 dhe nuk ka ratifikuar akoma Marrëveshjen për Mbrojtjen e Investimeve të Huaja me Shqipërinë, edhe pse negociatat për këta marrëveshje ishin mbyllur që në vitin 2013.
Si shqiptaro-kanadezë që jetojmë në këtë Vend të Madh, në do të dëshironin ta shihnim Shqipërine të përparonte në rrugën e Demokracisë.
Ju falenderojmë për vëmendjen tuaj ndaj shqetësimeve tona dhe ju lutemi pranoni përshëndetjet tona më të mira!
Signed by:
Mr. Hajro ÇINI M.A. Economics – Toronto
Former Director of Finance Smiths Medical
Mr. Taulant DEDJA M.P.A. – Toronto
Former Governor of Tirana – Albania
Former Member of Parliamentary Assembly of the Council of Europe (Albania)
Editor – Flasshqip.ca Albanian Canadian Online Neëspaper
Mr. Bujar LLAPAJ – Vancouver
Independent Professional Musician
Principal Conductor – West Coast Symphony Orchestra, Vancouver
Mrs. Edlira BEGEJA ÇINI – Toronto
Customer Care Manager
Mr. Endrit MULLISI MSc – Toronto
Professional in the non-profit organization management and churches
Mr. Artan Gjyzel HASANI – Toronto
Albanian Canadian Writer
Mr. Mishel KOÇIU – Montréal
Motion Picture Producer & Director
Mrs. Entela KONOMI – Montréal
Artist Painter & Lawyer
- Hysni MARKU – Montréal
Membre de l’Ordre des médecins vétérinaires du Québec
Ancien Président Communauté Albanaise du Québec, Montréal
Mr. Besnik REXHVELAJ – London
Mortgage Broker
Chairman – Albanian Canadian Society “Illyria”, London Ontario
Mr. Lejdi AGO – Kitchener
Financial Advisor, Former Chairman Albanian Canadian Association of Regina, Saskatchewan
Mr. Rudolf NOSI – Toronto
Project Manager
Mrs. Bela ALEKSI – Toronto
ESL Teacher
Mrs. Ira KORE – Toronto
Property Manager
Mr. Robert KORE – Toronto
Property Manager
Mr. Afrim KORBI – Toronto
Business oëner
Mr. Nick NDREKA – Toronto
Business oëner
Mr. Armando MOSHO – Toronto
Financial Advisor
Project Manager
Komentet