Evolucioni i madh teknologjik ka ndikuar në zhvillimin e hovshëm të gazetarisë. Krahas një zhvillimi të tillë, lexuesit po përballen me fenomenin e krizës morale të gazetarisë moderne (portaleve dhe gazetave online).
Imoraliteti i disa portaleve i ka kaluar të gjithë kufijtë e etikës njerëzore, përveq se janë bërë krah i fuqishëm i së keqës, krimit dhe korrupsionit,…me promovimin e prostitucionit politik dhe seksual njikohësisht janë shëndrruar në porno-portale që dëmtojnë rëndë aspektin edukativ të moshave rinore.
Madje disa portale janë bërë të neveritshme duke prezantuar çdo ditë fytyrat e shëmtuara të politikës, kusarëve dhe matrapazëve politik që rropën e gjithë pasurinë e këtij vendi duke lënë në varfëri dhe të pashpresë një popullatë të tërë !
Edhe përkundër varësisë së madhe të mediave nga pushteti, politika prostitucionale dhe grupet e interesit, megjithatë hapsira e lirisë së shtypit dhe shprehjes së lirë nuk guxon të keqpërdoret kaq paturpërisht.
Përkundër vështirësive të shumta ekonomike, politike dhe të tjera, gazetarët duhet të dëshmojnë etikë gazetareske, kulturë njerëzore, gjuhë të pastër, të dëshmojnë se janë të zotët të shpërndajnë të vërtetën ashtu siq është pa kamuflime.
Rrethanat politike shpeshëherë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj gazetarëve,…gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër !
Mbi të gjitha, gazetarët e mirëfilltë duhet kuptuar një gjë; se misioni i tyre është i shenjtë, ata janë avangardë e shoqërisë e jo e pushtetarëve. Asnjëherë nuk duhet humbur besimin për një gazetari të lirë dhe të pavarur dhe të pandikuar nga politikat ditore.
Kur flasim për kërcënimet dhe shantazhet që vijnë nga politika,…nuk guxon të vie në shprehje tërheqja e gazetarit nga misioni fisnik shkaku i një kërcënimi, përkundrazi duhet të ballafaqohet me kërcënuesin,…përveq bërjes publik të rastit për opinionin e gjerë, rastin duhet denoncuar edhe tek organet kompetente.
Pavarësisht, kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve virtuale pas publikimit, nuk guxon të ndodhë tërheqja e shkrimit nga gazetari,…përkundrazi duhet mbrojtur me fakte dhe argumente të fuqishme interpretimin (prezantimin) e së vërtetës sado sfiduese të jetë ajo.
Komunikimi me opinionin publik për gjëra të tilla përveqse reflekton mbështetje, krijon besueshmëri dhe ndershmëri reciproke,…gjë e cila ndikon drejtëpërdrejtë edhe në parandalimin e së keqës !
Gazetaria është sfidë në vete, nuk është në krizë vetëm në Kosovë, por në mbarë botën, madje edhe në shtetet me traditë të gjatë demokratike dhe civilizuese.
Pothuajse në të gjitha ndryshimet politike të vendeve euro-përëndimore, gazetarët janë edhe protagonistët të ngjarjeve. Gazetaria nuk e nënkupton vetëm kërkimin e lajmit,…përkundrazi nënkupton kërkimin e së vërtetës mbi të gjitha ato ngjarje që janë me interes për shoqërinë, për qytetarët, për njerërzit e thjeshtë.
Në rrethanat e pluralizmit politik, gazetaria nuk guxon të jetë partiake dhe as në shërbim të grupeve të interesit, ashtu sikurse që gazetari nuk duhet të vrapoj pas lajmeve senzacionale, pas VIP-ave, pas ngjarjeve të çastit, siq ishte vitin e kaluar rasti i “Dronit” mbi stadiumin e Partizanit në Beograd që zhvëndosi vëmëndjen e opinionit publik ndaj ngjarjeve shumfish më të rëndësishme, siq ishte bllokada politike në vend,…apo të bëhet “Zogu” i dikujtë më i rëndësishëm se skandalet e qeveritarve të vendit tonë.
Fundja, zbradhja e skandaleve qeveritare mbetët prioritet i gazetarise hulumtuese. Kur skandalet ngarendin njëri pas tjetrit nuk është shenjë e mirë e informimit, është tregues i fundosjes në “greminë” e së vërtetës !
Prandaj, të gjithë gazetarët, pa dallime pikpamjesh ideologjike duhet të kërkojnë krijimin e një imazhi më pozitiv të gazetarisë.
Mbi të gjitha duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i i ndryshimeve të pëgjithshme shoqërore, e jo të mbetëm zë i pakicës, por të shëndrrohen në zë plural i respektuar nga opinioni i gjërë.
Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shifet apo tentohet të mshifet nga të tjerët,…për ti bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im !
Komentet