1. Thuhet se sistemi i përgjithshëm financiar, tregtar dhe ekonomik i “Eurozonës”, pas largimit të Britanisë së Madhe nga UE-së, ndodhët si të thuash përballë një te të ” fikëti” ose infrakti akut ose permanent. Bëhët fjalë mbi largimin nga Unioni Evropian i njerës prej fuqive më të rëndësishme ose kryesore të BE-së sic është Britania e Madhe ( Mbretëria e Bashkuar) e cila së bashku me Republikën Federale të Gjermanisë, Francën dhe Italinë e përbënin dikur ” Katërshën e Madhe” të UE-së. Respektivishtë ” boshtin kurrizor” ose ” centrifugën kryesore” të UE-së ( BE-së). Ndërkohë që Britania e Madhe, pos tjerash është edhe njëra prej fuqive kryesore të Natos si dhe aleate tradicionale ose historike e SHBA-së. Gjë që largimin e mesipërm të Britanisë së Madhe nga BE-së, e bën akoma me të ndjeshëm dhe me të komplikuar në sfond. Mos të flasim këtu mbi ndikimet, implikimet ose pasojat e ndryshme tregtare, finansdiare, manufakturale, konjukturale, politike, ekonomike dhe të tjera në nivel kontinental dhe interkontinental. Në strukturën, infrastrukturën dhe arkitekturën e gjithëmbarëshme të marëdhëniëve ose raportëve ndërkombëtare sidomos. Duke menduar këtu në ndikimet ose influencat e ndryshme eksterne ose eksplikative të largimit britanik në proviniencat, reminishencat, elitat ose par-exelencat e ndryshme tregtare, finansiare ( bankare), ekonomike, konjukturale, manufakturale, industriale, teknologjike dhe të tjera në nivel botëror ose planetar.
Ndonëse, anglezët ose britanikët për shkak të se dikur ishin si të thuash ” British Empire” si dhe nën firma, parulla, slogane ose recidive të ndryshme të fuqisë ( mbretërisë) së njohur të Commonweltit dhe kështu me radhë….Që në krye të herës ka mbajtur ose aplikuar si të qëndrim ose politikë skeptike, paternaliste dhe tepër ortodokse ose izolacioniste në raport me UE-së. Duke mos u pajtuar kurrë me faktorin e njohur gjerman, përkatësishtë me Gjermaninë si lokomotiven ose fuqinë kryesore të UE-së ose BE-së si dhe me shumë parime ose modalitete tjera në këtë kontekst.
Sidoqoftë, Briania e Madhe është njëra prej fuqive kryesore të globit në kuptimin e gjithëmbarëshëm të fjalë si dhe njëra prej donatorëve ose kontribuesëve kryesore të UE-së. Shih për këtë , me rastin e largimit të saj nga ” Eurozona”, Britania e Madhe do i bëj akoma me të vështira, me të rënda ose me të komplikuara obligimet finansiare, ekonomike dhe të tjera të Gjermanisë (si fuqia kryesore e UE-së)- ndaj vendëve të tjera me të vogla dhe me të pazhvilluara etj.
2. Ndonëse, nuk është anëtare e rregullt e UE-së, fituese kryesore në kuadër të ashtuquajturit ” pokerit” ose ” ruletit” të mesipërm britanik, sipas të të gjitha gjasave do jetë Rusia. Dhe, kjo në formën ose profilin e ” zbulimit të tregut rusë” pas largimit anglez ose britanik nga ” trergu i përbashkët” i UE-së. Ndërkohë që me rastin e afrimit eventual të Rusisë me BE-së (UE-së), pas lagrimit të Britanisë së Madh nga ky Union, në një masë të konsiderueshme do ndodhë edhe ekslipsimi, “roll backu” ose ” largimi i sofistikuar” i faktorit të njohur amerikan nga UE-së. Kjo edhe përkundër asaj se SHBA-së së bashku me Britaninë e Madhe kanë qenë dikur arkitektët dhe finansuesit kryesor të UE-së ( BE-së) si dhe vet Paktit të Natos.
Do e kemi pra ndikimin ose ” rikthimin e sofistikuar” të Rusisë ose faktorit rusë mu në “zemër” të UE-së. Ndërkohë që ndimiket ose influencat e ndryshme të multimiliarderëve ose oligarkëve të ndryshëm rusë ( të Kremlinit) nepër disa vende kryesore të UE-së, asnjëherë nuk kanë qenë më të fuqishme dhe me të shumëfishta në te gjitha instancat ose nivelët e mundshme. Në rrafshin finansiar ose konjuktural sidomos. Ndaj, edhe zërat e ndryshëm që flasin ose progostifikojnë mbi ngritjen ose krijimiin e ” aksëve” ose ” boshtëve” të ndryshme politike, finansiare, ekonomike, konjukturale, strategjike dhe të tjera në nivele ose relacione të ndryshme kontinentale ose interkontinentale si Romë- Paris-Berlin- Moskë etj., çojnë peshë në ” korin” ose ” koncertin e përbashkët evropian”.
Se këndejmi, oligarkët ose multimiliarderët e ndryshëm rusë sot janë pronar ose aksioner bankash, firmash, koncernësh ose sipërmarrjesh të fuqishme industriale dhe ekonomike në Gjermani dhe gjithandej. Ndërkaq, edhe indikimet ose influencat e ndryshme të oligarkëve të ndryshëm ruspë në qarqet, elitat, strukturat ose ” par-exlencat” e ndryshme zyrtare ose politike të Berlinit, Brukselit ose Parizit, kurrë nuk kanë qenë me të fuqishme dhe aktive.
3. Në anën tjetër ndërkaq, për dallim të gjermanëve ose Gjermanisë të cilët realisht dhe faktikisht e shohin dhe konsiderojnë vetën si “boshtin kurrizor” dhe lokomotiven kryesore të “kompozicionit të përbashkët evropian”: Janë Franca ose francezët ata që në stilin dhe manirin e njohur të një” l´grande nationi” të njohur ose tradicional, vazhdojnë t´a shohin ose paramendojnë vetvetën e tyre si fuqinë me të madhe ushtarake, politike, industriale dhe ekonomike në Bashkimin Evropian dhe me gjërë. Në këtë frymë edhe politikani dhe analisti i njohur francez, Zhak Atali gjatë një interviste të dikurshme për “Euronews”, duke i numëruar dhe llogaritur siç thoshte ai përparësitë dhe avantazhet e shumëta ushtarake, industriale, ekonomike dhe të tjera të Francës në raport me Gjermaninë dhe të tjerët në njerën anë. Si dhe duke i prolonguar ose paragjykuar të “metat, dobësitë ose disfavoret” e ndryshme njerëzore, materiale, industriale, ekonomike, ushtarake, politike dhe të tjera të Gjermanisë në raport me Francën në anën tjetër: Asokohe do quante Gjermaninë si një “njeri” ose “pacient të sëmurë” të Bashkimit Europian. Duke u shprehur në vazhdim për siç thoshrte ai shkallën e ulët të natalitetit ose plakjen graduale (sistematike) të popullit gjerman, si dhe për çështje dhe aspekte të tjera sociale, finansiare dhe ekonomike të cilat në të shumtën e rastëve nuk përkojnë fare me realitetin dhe faktët e njohura në terren. Gjermanët dhe Gjermania janë sponsorët dhe donatorët me të rëndësishëm ose kryesor të ndihmave dhe kontributëve të përbashkëta finansiare dhe ekonomike në kuadër të Bashkimit Europian.Ndërkohë që industria, teknologjia dhe ekonomia e fuqishme gjermane gjatë dekadave ose vitëve të fundit kanë njohur (shënuar) rritje dhe lulëzim të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme. Duke e bërë sot Gjermaninë njerën prej shtetëve me të fuqishme industriale dhe konomike në të gjithë globin. Z. Atali nuk është zëri i vetëm kundër Gjermanisë në Francë dhe gjithandej.
4. Në këtë “suspekt” të thellë ose tepër dubioz, rrugën Britanisë Madhe në të ardhmën mund të ndjekin edhe Franca, Italia, Holanda, Danimarka, Irlanda, Portugalia etj. Sidomos Irlanda dhe Portugalia të cilat së bashku me Britaninë e Madhe e përbënin dikur ” Modelin Anglo-Sakson” në kuadër të UE-së. Ndryshe nga kjo, dislokacioni ose dekompozicioni i mundshëm i ” kompozicionit të përbashkët të UE-së, pos krizave tjera në sfond, mund t´i sjelli edhe dekompozicionet ose dezintegrimet e ndryshme nacionale, rajonale, politike dhe të tjera brenda vendëve të ndryshme anëtare të UE-së. Duke menduar këtu në problemet ose tendencat e njohura separatiste ose indipendentiste të Skocisë ( Skotlandës) dhe Irandës Veriore në Britaninë e Madhe, të Katalonisë, Baskisë ( nesër ose pasnesër ndofta edhe të Andaluzisë, Arragonisë etj.) në Spanjë, të Valonisë dhe Flandrisë në Beligjikë etj. etj.
5. U mor vesh se BE-së, pos tjerash e përbëjnë ose karakterizojnë edhe “zonat” ose “modelet” e ndryshme industriale dhe ekonomike brendapërbrenda saj si “Modeli i Rajnës” i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu; “Modeli Anglo-Sakson” i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia; “Modeli Skandinavë” i përbërë nga Austria, Holanda, Danimarka, Finlanda dhe Suedia; “Modeli Jugor” ose ” Mesdhetar” i përbërë nga Spanja, Italia dhe Greqia. Ndonëse, sëcili (ose akëcila) prej tyre me kuota, ritme, trende dhe standarde të ndryshme zhvillimore, sociale, jetësore dhe ekonomike. Ndërkohë që Gjermania dhe Franca së bashku me Britaninë e Madhe dhe Italinë paraqisnin dikur atë “katërshin e madh” famoz të Bashkimit(Unionit) Europian.
Komentet