Ndeshja që do të do të luhet sot në Yerevan, në orën 18:00, ku De Biazi dhe të tijtë janë në kërkim të një fitoreje pas dy humbjeve radhazi në shtëpi, si e vetmja mundësi për t’u kualifikuar direkt në një kompeticion të rëndësishëm europian, sikurse është “Francë 2016”.
Çdo rezultat tjetër do t’i buzëqeshte Danimarkës, e cila për momentin ka një pikë më shumë se ne. Me pikë të barabarta përparojnë danezët, sepse kanë shënuar gol në fushën tonë, në “Elbasan Arena”, në barazimin 1-1, edhe nëse golaverazhi apo gjithçka tjetër do të ishin të njëllojta me ato të kuqezinjve.
Për të siguruar 3 pikët, që përkthehen ndryshe në sukses historik, trajneri De Biazi ka bërë ndryshime në formacion. Këtë gjë e bëri edhe ndaj Serbisë në fakt, me 5 lëvizje në 11-shen titullare, krahasuar me kualifikueset e shtatorit, por e pësoi në fund, në kohën shtesë, kur Serbia na shënoi dy gola të shpejtë.
Masat e marra nga italiani me pasaportë shqiptare janë këto: në qendër të mbrojtjes, përkrah Canës, rikthehet Ajeti, duke ulur në stol Gjimshitin. Në vend të Ansi Agolli, në të majtë të mbrojtjes sonë, spostohet Lenjani.
Komentet