Finalja e këtij sezoni në Ligën e Evropës do të luhet më 18 maj në stadiuimin “St. Jakob Park” në Bazel
Sevilla dhe Liverpool pas ndeshjeve të mbrëshme kthyese siguruan kualifikimin në finalen e Ligës së Evropës.
Në ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Evropës Sevilla mbrëmë në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan shënoi fitore ndaj Shakhtar Donetsk me rezultatin 3:1, duke siguruar kështu finalen pasi në ndeshjen e parë luajti baraz 2:2.
Golashënuesit për Sevillan ishin Kevin Gameiro në minutën e 9-të dhe të 47-të dhe Mariano në minutën e 59-të, përderisa golin për Shakhtarin e shënoi Eduardo në minutën e 44-të.
Në ndeshjen tjetër kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Evropës, Liverpool në Anfield mposhti ekipin spanjoll Villarreal me rezultat të lartë 3:0, dhe e siguroi finalen pasi në ndeshja e parë në Spanjë përfundoi me 1:0 për nikoqirin.
Epërsinë për Liverpoolin e solli kapiteni i mysafirëve Bruno Soriano i cili shënoi autogol në minutën e 7-të. Golin tjetër për “Redsat” e shënoi Daniel Sturridge në minutën e 63-të, ndërsa golin e tretë e shënoi Adam Lallana në minutën e 83-të të takimit për kënaqësinë e tifozëve të ekipit anglez.
Finalja e këtij sezoni në Ligën e Evropës do të luhet më 18 maj në stadiuimin “St. Jakob Park” në Bazel. Titullin e fituesit në Ligën e Evropës e mbron Sevilla. aa
Komentet