Në organizimin e Institutit Hudson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u mbajt një diskutim mbi ndikimin e luftës ruso-ukrainase në rajonin e Detit të Zi dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrësit ishin Daniel Serwer, një profesor në Universitetin John Hopkins, Ivana Stradner, një bashkëpunëtore kërkimore në Fondacionin Amerikan për Mbrojtjen e Demokracive dhe Luke Coffey, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin Hudson.
Moderator ishte Reuf Bajroviq, nënkryetar i Aleancës Amerikano-Europiane.
Serwer ka theksuar se Vuçiqin duhet marrë seriozisht kur thotë diçka, ashtu si Putini.
“Vuçiq merr shumë mbështetje nga Moska, kjo është absolutisht e vërtetë. Ai ka një agjendë, ai zgjodhi aleancën e tij gjeopolitike. Duhet të pyesim pse zgjodhi atë mënyrë”, tha Serwer.
“Ai është aleat me Rusinë dhe Kinën sepse ata marrin atë që duan pa pyetur, edhe nëse Rusia e ka bërë në Ukrainë. Vuçiq dëshiron të qeverisë të gjithë serbët e Ballkanit. Ai e ka treguar qartë këtë. A do të përpiqet ta arrijë atë si Sllobodan Milosheviq? Jo, por kur të plotësohen kushtet gjeopolitike, ai do ta tregojë këtë”, tha Serwer.
Kurse Ivana Stradner kujton se Vuciq ishte ministër i Informacionit në vitet ’90.
“Një nga mjetet e tij më të rëndësishme është se si të formësohet informacioni hapësinor dhe të krijohet një perceptim, i cili është një paradoks, për një Serbi të fortë me fuqi të kufizuar, i ofron Perëndimit një mundësi dhe një strategji, për të pasur stabilitet në rajon. Njerëzit këtu besojnë në praktikë, ai është ai që përshkallëzon krizën, dhe më pas de-përshkallëzon dhe pozicionon veten si një burim stabiliteti”, tha Stradner. sn