Muhameti ishte 60 vjec, jo mire me shendet. Shkoi ne haxh dhe me 6 mars 632 ndaloi ne malin Arafat prane Mekes per t’u folur besimtareve te mbledhur aty:
Njerëz, dëgjoni mirë fjalët e mia, se nuk e di a do shihemi më. Prandaj me dëgjoni me kujdes dhe tregojani atyre qe nuk jane ketu.
Njerez, ashtu si ky muaj, kjo dite dhe ky vend jane te shenjta, ashtu eshte e shenjte jeta dhe pasuria e çdo myslimani.
Kthejani mallin pronarit te ligjshem.
Silluni me drejtesi. Mos harroni qe nje dite do shkoni te Zoti dhe ai do ju gjykoje.
Zoti ka ndaluar fajden, prandaj qe sot e tutje hiqen kamatat e fajdeve.
Parate tuaja jane tuajat per t’i mbajtur. Ju as duhet te shkaktoni, as duhet te vuani pabarazi.
E drejta e gjakmarrjes, qe vjen nga koha e erresires, gjithashtu anullohet.
…
Kujdes nga djalli, për mbrojtjen e fesë suaj. Ai e ka humbur shpresën per te prishur pune te mëdha, prandaj kini kujdes gjërat e vogla.
Njerëz, ashtu si keni ju te drejta mbi grate tuaja, ashtu kane ato mbi ju. Ju i keni marre grate nen besimin dhe me lejen e Zotit. Nqs ato respektojne te drejten tuaj mbi to, atyre u takon e drejta te ushqehen dhe vishen mire. Silluni mire me grate, se ato jane ndihmeset tuaja te perkushtuara.
…
Njerëz, më dëgjoni me vemendje, adhuroni Zotin, krijuesn e vetëm te universit; kryeni pesë lutjet tuaja ditore; agjëroni gjatë muajit të Ramazanit dhe jepni ndihmen financiare (zekatin) ne perpjesetim me pasurinë suaj. Bëni haxh nëse keni mundësi.
I gjithë njerëzimi filloi nga Adami dhe Eva. Një arab nuk ka epërsi ndaj një jo-arabi dhe as një jo-arab nuk ka epërsi mbi një arab. Gjithashtu i bardhi nuk ka epërsi ndaj te ziut dhe anasjelltas, përveçse per nga devotshmëria dhe bëmat e mira.
Zoti e krijoi njeriun nga pluhuri. Beri burrin dhe gruan, familjet, fiset dhe kombet, qe njerezit te takohen dhe njohin njeri tjetrin.
Mësoni që çdo mysliman është vëlla për çdo mysliman dhe se myslimanët përbëjnë një vllazni (umma).
Asgjë, që i përket një myslimani tjetër, nuk eshte e ligjshme për një mysliman ta mbaje, përveç nëse i është dhënë lirshëm dhe me dëshirë.
Mos bëni padrejtësi ndaj njeri tjetrit.
Mos harroni që një ditë do të paraqiteni para Zotit dhe do të përgjigjeni për veprat tuaja. Prandaj, kini kujdes, mos u largoni nga shtegu i drejtë, kur unë të mos jem më.
Njerëz, asnjë profet tjeter nuk do vijë pas meje dhe asnjë besim i ri nuk do të lindë.
Fokusohuni o njerëz dhe kuptoni fjalët qe po ju them. Unë po ju lë dy gjera: librin me fjalen e Zotit, Kuranin dhe shembullin e jetes sime te rrugës se drejtë, Sunna-n. Nëse i ndiqni keto te dyja nuk do të gaboni kurrë.
Të gjithë ata që më po dëgjojnë ketu duhet t’ua transmetojnë fjalët e mia njerezve të tjerëve dhe ata njerezve te tjere, e keshtu me rradhe. Te fundit do i kuptojnë fjalët e mia më mirë se ata që po më dëgjojnë ketu direkt.
Je dëshmitar o Zot, që unë ia kam përcjellë mesazhin tënd popullit tim.
Njerez, me thoni, a e kam kryer une detyren e jetes sime?
Njerez, a e kam kryer detyren time?
Njerez, a e kam kryer detyren time?
Njerezit: Poooooooooo