(Në nderim të Lope de Vegës)
Përgjatë bregut të lumit
nata po lahet
e mbi gjinjtë e Lolitës
vdesin dashurie degët.
Vdesin dashurie degët.
Nata lakuriqe
këndon mbi urat e marsit.
Lolita lan trupin e saj
me ujë të kripur e livandë.
Vdesin dashurie degët.
Vezullon lart mbi çati
nata e argjendit dhe ananasit.
Argjendi i brigjeve dhe pasqyrave.
Ananasi i kofshëve të ndezura.
Vdesin dashurie degët.
Komentet