VOAL – Serena Williams e fitoi turnetun WTA në Cincinnati duke mundur në finale 6-3 7-6 (5), në një orë e 39′, Simona Halepin, e duke marrë fitoren e gjashtë të shtatë sfidave ndërmjet tyre, shkruan voal.ch, sipas ANSA-s.
Amerikania, numër 1 e botës, e cila i mbush 34 më 26 shtator, mori titullin e 69-të në karrierë (të 86-in finale), të gjashtin më 2015, të dytin në Ohajo, pas atij të vitit të shkuar, kur ajo mundi serben Ana Ivanovic.
Komentet