LONDËR – Numri një i renditjes botërore në tenis Serena Williams fitoi sot pasdite titullin e saj të gjashtë të turneut të Wimbledonit, thënë ndryshe të 21-tin e Grand Slamit, pasi mundi në finale spanjollen Garbine Muguruza, e renditur në vendin e 20-të me rezultatin 2-0 (6-4, 6-4).
Amerikania Williams është vetëm një hap larg rekordit të Grand Slameve, që mbahet nga gjermania Steffi Graf (22).
Ajo mund ta realizojë këtë shtatorin e ardhshëm në US Open.
Komentet