VOAL

VOAL

Serena Williams anulon pjesëmarrjen në Cincinnati për lëndimin në shpinë

August 14, 2019

Komentet

Video motivuese e ‘Dardanëve’ para duelit me Islandën: Forca bijtë e vendit!

“Estadio Enrique Roca” në Murcia do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.

Kosova do të përballet sonte me Islandën në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të Ligës së Kombeve, ku synon të sigurojë një vend në Ligën B për herë të parë.

“Dardanët” vijnë në këtë sfidë me një avantazh të lehtë, pasi në përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, triumfuan me rezultatin 2-1.

Tifozët e Kosovës, “Dardanët”, publikuan një video motivuese para kësaj sfide.

“Sot, le të ketë festë Kosova, le të brohorasin zemrat tona. Për atdheun që e kemi përmbi gjithçka. Një popull i tërë sot sheh me sy nga ju me emocion dhe padurim. Një popull i tërë pret një gëzim të munguar. Forca bijtë e vendit!”, shkruhej në postimin e “Dardanëve”. sn

“Broja na dha vetëbesim për diçka më tepër”, kapiteni Gjimshiti: Ta harrojmë Anglinë dhe të mendojmë për Andorrën

Shqipëria u mposht nga Anglia me rezultatin 2-0 në “Wembley”. Goli i Ljuis-Skellit në pjesën e parë dhe i Herri Kejn në të dytën, vendosën fatin e ndeshjes.

Pas ndeshjes foli Berat Gjimshiti.

“Besoj që vuajtëm në lëvizje. Të them të drejtën shumë shpejt pas ndeshjes të analizosh taktikën. Kam vërejtur që vuajtëm thellësinë e Bellingam, lëvizte shumë brenda linjës. E dimë të gjithë çfarë kualiteti ka. Me një lëvizje e nxjerr të gjithë mbrojtjen jashtë dhe e vuajtëm te goli i parë.

Sidomos nga minuta e 60-të, morën të gjithë lojtarët vetëbesim. Me hyrjen e Brojës, i fuste në vështirësi. Na dha motivim që mund të kapnim diçka. Si është futbolli, në momentin më të mirë erdhi goli i dytë i Anglisë dhe aty u mbyll loja.

Kemi akoma kohë. Është vetëm 1 ndeshje, Anglia favorite. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës, ta harrojmë këtë sa më shpejt dhe të mendojmë për Andorrën. Nuk ka lojëra të thjeshta dhe duhet të fokusohemi për të fituar atë ndeshje”, u shpreh Gjimshiti për Klan TV.

Banderola për Ardit Gjoklajn në ‘Wembley’- Këlliçi: E drejta vonon, por nuk harron

Gati një dekadë nga fati tragjik i adoleshentit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, shqiptarët ende nuk e kanë harruar vdekjen e tij edhe pse politika është përpjekur ndër vite, nën udhëheqjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ta “groposë” në vitet e harresës.

Nga ndeshja Shqipëri-Angli në stadiumin “Wembley” në Londër, tifozët kuq e zi dhe emigrantët shqiptarë kanë shpalosur mbrëmjen e djeshme banderolën me fotografinë e adoleshentit të ndjerë, Ardit Gjoklaj.

“Ardit, ata menduan se nuk ka ZOT! Ne nuk të harrojmë”, thuhet në mesazhin e tifozëve shqiptarë në stadiumin britanik, teksa valëvisin edhe banderolën me foton e tij.

Dhe pikërisht për këtë ka reaguar edhe kandidati për deputet i PD-së, Belind Këlliçi, i cili përmes rrjeteve sociale bën thirrje që dikush ta njoftojë kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë se e drejta vonon, por nuk harron!

“Stadiumi Wembley, Londër!!!

Dikush ta njoftojë kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë se e drejta vonon, por nuk harron!

Ardit Gjoklaj, ne nuk të harrojmë”, shprehet Belind Këlliçi. sn

Ndahet nga jeta legjenda e boksit, George Foreman! Dy herë kampioni i botës në peshat e rënda

Legjenda e peshave të rënda të boksit, George Foreman, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

 

I njohur si Big George në ring, amerikani ndërtoi një nga karrierat më të shquara dhe më të qëndrueshme në këtë sport, duke fituar medaljen e artë olimpike në vitin 1968 dhe marrë dy herë titullin botëror në peshën e rëndë, me 21 vjet diferencë, i dyti duke e bërë atë kampionin më të vjetër në histori në moshën 45-vjeçare.

Ai humbi titullin e tij të parë ndaj Muhammad Ali në përballjen e tyre të famshme Rumble in the Jungle në 1974. Por karriera profesioniste e boksit të Foreman krenohej me një total prej 76 fitoresh, përfshirë 68 nokaut, pothuajse dyfishi i asaj të Aliut. sn

Silvinjo zgjidh dilemat në mbrojtje dhe sulm, publikohen formacionet zyrtare të Angli-Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot në transfertën e Anglisë. Ndeshja ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe nis në orën 20:45.

 

Djemtë e drejtuar nga Silvinjo do të tentojnë të thyejnë një tabu, pasi kuqezinjtë numërojnë vetëm humbje përballë “Tre Luanëve”.

Formacionet zyrtare për ndeshjen e parë kualifikuese janë publikuar. Silvinjo dhe Tuhel kanë shuar dilemat, për takimin që do të luhet me stadiumin “Wembley” të mbushur plot.

Trajneri Silvinjo i ka besuar ashtu siç pritej Ajetit në qendër të mbrojtjes, duke mos rrezikuar Ismajlin e Kumbullën, të cilët janë të gatshëm në stol, me Alijin e Balliun nga krahët.

Ndërkohë në sulm rreshtohet nga minuta e parë në qendër Uzuni, i cili ka fituar balotazhin me Manajn.

FORMACIONET ZYRTARE

Anglia: Pikford, Uokër, Konsa, Burn, Ljuis-Skelli, Xhons, Bellingam, Rajs, Foden, Kejn, Rashford

Trajner: Tomas Tuhel

Shqipëria: Strakosha, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Uzuni

Trajner: Silvinjo

fdgfdgfddgfgdfgfddgf

PANORAMASPORT.AL

Rrëfimi ekskluziv i Xhani De Biazit për Panorama: Në Angli nuk duhet parkuar autobusi, kjo Shqipëri ka cilësi. Ju tregoj si si e theva Portugalinë…

Ne. Flet gjithmonë në numrin shumës: Të guxojmë, të besojmë, të shfrytëzojmë rastet. Xhani De Biazi nuk e sheh dot veten të ndarë nga Shqipëria. Një pjesë të zemrës dhe të mendjes e ka këtu. Me të drejtë, ajo që bëri nën drejtimin e Kombëtares ishte diçka e paharrueshme si për atë në aspektin profesional, ashtu edhe për shqiptarët.Trajneri italian, i cili siguroi për herë të parë kualifikimin në Europian. Ai e di mirë se si nga një skuadër, edhe pse me limite të shumta, të marrë maksimumin. Teksa tifozët kuqezinj janë në kërkim të argumenteve dhe pikave që i bëjnë të besojnë për një rezultat pozitiv në “Uembli”, 68-vjeçari na ndihmon për këtë. Ai e di mirë se çfarë do të thotë të ndalësh apo të mundësh ekipet e mëdha. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” thotë se kuqezinjtë nuk duhet të parkojnë autobusin ndaj Anglisë, teksa zbulon disa prej historive dhe ndodhive në atë skuadër.

Trajneri italian thotë gjithashtu se ka ardhur koha që Armando Broja të gjejë stabilitetin dhe të ndihmojë Kombëtaren për arritjen e rezultateve pozitive. Duket se e ka zili Silvinjon që stërvit një ekip me shumë teknikë dhe me djem që aktivizohen në kampionate të rëndësishëm të Europës, megjithatë ai nuk ka ndërmend që të zëvendësojë asnjë me djemtë e tij që arritën të bënin realitet të parët ëndrrën e madhe të Europianit. Xhani flet për Spanjën, Francën, dhe mbi të gjitha për sfidën heroike në Portugali.

Mister përshëndetje. Çfarë po bëni këto kohë?

Jam duke pushuar gjatë kësaj kohe. Kisha nevojë për këtë pas 3 vitesh e gjysmë në Azerbajxhan. Por sigurisht që një sy e mbaj nga futbolli italian dhe nga ai ndërkombëtar. Ndjek gjithçka që ndodh, nuk mund të bëj pa futboll.

A e dini që ju jeni i vetmi trajner nga Kombëtarja, që keni fituar një ndeshje me një nga 10 vendet e para të FIFA-s?

Po, e di. Sigurisht që nuk është e lehtë të fitosh ndaj tyre. Ne e bëmë me Portugalinë. Jo, në fakt, Portugalia nuk ishte në “Top 10” në atë kohë.

Po ju ndihmoj, ishte miqësorja me Francën…

(Qesh). Mendova se e kishit për ndeshjen me Portugalinë, ku fituam 0-1 në Aveiro. Po e kujtoj edhe këtë ndeshje. Ergys Kaçe ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit. Realizoi një perlë në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Kemi bërë një ndeshje të madhe dhe të shkëlqyer. Jam i lumtur për atë që kemi bërë në atë kohë dhe për djemtë. Nuk ishte pak të mundje atë Francë.

Tani flasim për Portugalinë. Si ia dolët ta bënit atë mrekulli?

Nuk ishte aspak e lehtë ndaj një skuadre me lojtarë që luanin në kampionate kryesorë. Ne kërkuam që të gabonim sa më pak. Nuk duhet t’i linim të niseshin në kundërsulm. Ne u fokusuam shumë te Koentrao, që në atë kohë luante me Realin e Madridit. Aty vendosa Roshin sepse e dija që mund ta vinte në vështirësi në disa aspekte dhe disa momente, që do t’i krijoheshin gjatë ndeshjes. E shfrytëzuam mirë në fillimin e pjesës së dytë dhe Balaj shënoi një gol të jashtëzakonshëm.

Rikthehemi pak tek Anglia. Si duhet ta luajë Shqipëria këtë sfidë? Të jemi agresivë në presing apo të parkojmë autobusin përpara zonës?

Unë mendoj se të gjitha ndeshjet duhet të luhen, edhe kjo ndaj Anglisë. Autobusin t’ia lëmë ndonjë tjetri… Në ditët e sotme është e rëndësishme që të kesh dominimin e lojës në rast se mund të bëhet. Shqipëria ka shumë lojtarë të fortë teknikisht në mesfushë dhe nuk duhet që të luajmë me topa të gjatë, apo të hedhim topin kot. Duhet t’i detyrojmë ata që të vrapojnë pa top. Duhet të luajmë përpara mendoj dhe të krijojmë vështirësi në ¾-t e fushës së tyre.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Anglisë- Peshorja anon nga Uzuni, Ajeti gati në krah të Gjimshitit

Uzuni apo Manaj? Nga do të rëndojë peshorja e fanellës titullare për ndeshjen debutuese kundër Anglisë? Padyshim që të gjithë do të dëshironin një vend në formacion në një stadium si “Wembley”.

Prestigj për këdo lojtar që ato minuta të cilat do të zbresë në fushë, do të jetë në vëmendjen e gjithë botës. Në stërvitjen e djeshme, Silvinjo ka provuar diçka në lidhje me formacionin dhe, duke u nisur edhe nga fakti se trajneri është i parashikueshëm, pavarësisht se çfarë zgjedhje mund të bëjë në momentet e fundit, gazeta mëson se Myrto Uzuni është më i avantazhuar për ta nisur nga fillimi sfidën në Angli.

Në stërvitje ai ka dhënë sinjale pozitive: i shpejtë, vrapon, ndodhet kudo, ndahet menjëherë nga topi dhe shënon edhe gol. Manaj mendohet të jetë llogaritur nga fillimi për Andorrën. Ndërkohë, sa u përket krahëve të sulmit, nuk pritet të ketë ndryshime, me Asanin dhe Bajramin.

Mbrojtja- Nëse në repartin e mesfushës nuk ka dilema, pasi Asllani, Laçi dhe Ramadani pritet të jenë titullarë, me këtë të fundit që mund të ndajë minutat me Berishën, mbrojtja ka filluar të bëjë me dhimbje koke stafin teknik. Nga 5 qendërmbrojtës që u grumbulluan në fillim, Ismajli ka shfaqur probleme të martën, ndërsa dje nuk u stërvit me grupin dhe prezenca e tij në fushë do të ishte një mrekulli, por edhe e rrezikshme ndërkohë, sepse mbrojtësi mund të rëndojë dëmtimin.

E papritur ka qenë edhe mungesa e Kumbullës, i cili ka punuar prej dy ditësh vetëm në palestër, pasi ka shfaqur probleme fizike. Gjendja e tij do vlerësohet, por Ajeti po bëhet gati krah Gjimshtit. Ndërsa krahët pritet t’i mbulojnë Balliu dhe Aliji, në portë mendohet Strakosha. gsh
111

 

Shqiptarët gati të ‘pushtojnë’ ‘Wembley’-n, ja sa tifozë kuqezi pritet të jenë në sfidën me Anglinë

Në “Wembley”, Angli-Shqipëri, sfida e parë për këtë fushatë kualifikuesesh, pritet të zhvillohet në një atmosferë fantastike, kjo për vetë faktin se stadiumi mitik do të jetë me kapacitet të plotë, 87 mijë të pranishëm, aq sa është edhe kapaciteti zyrtar i lejuar nga UEFA.

Biletat për këtë takim kanë “avulluar” prej kohësh, me stadiumin që është “Sold Out”.

Zyrtarisht në “Wembley” do të jenë të pranishëm 5600 tifozë shqiptarë, aq sa i takojnë FSHF-së, por ky numër duke iu referuar edhe mediave angleze pritet të jetë shumë herë më i madh, kjo pasi shqiptarët e shumë të jetojnë në Lodër dhe Angli, kanë pasur akses të blejnë bileta në sektorë të ndryshëm të stadiumit.

Sipas mediave në ishull, më 21 mars në “Wembley” pritet të jenë afro 20 mijë tifozë shqiptarë. sn

Ish-sulmuesi i Kombëtares Hamdi Salihi, i 28-ti në botë në renditjen e UEFA si golashënues për shekullin e 21-të

Ish futbollisti i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi është renditur i 28-ti në Europë ndër golshënuesat më të mirë për shekullin e 21-të.

Sipas gazetarit të News24, Senid Nikshiqi, ish sulmuesi i njohur shkodran, pjesë e disa ekipeve të njohura europiane dhe një prej lojtarëve më të mirë në historinë e kombëtares shqiptare numëron 217 gola duke u renditur kështu i 28-ti mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës.

Salihi sa i përket shekullit të 21-të për golat e shënuar ka lënë pas emra të njohur në futbollin botëror si Dirk Kuyt, Di Natale, Mario Gomez, Robi Van Persie, Francesco Totti, Berbatov, Roy Makaay, Nistelrooy apo ylli botëror Del Piero. Një pjesë e tyre golat e shënuar i kanë edhe përgjatë shekullit të 20-të por për shekullin 21, pra nga viti 2000 dhe deri më tani Salihi ka kënë pas gjithë këto emra.

Hamdi Salihi e nisi karrierën e tij në vitet 2000 duke u bërë pjesë e Vllaznisë në sezonet 2002-2004 me 30 gola të shënuar. Pas një eksperience në Greqi u bë pjesë e Tiranës për dy sezone duke realizuar 42 gola. Në 2007 bëri hapin e madh në karrierën e tij duke kaluar tek Ried mnë Austri pët të vijuar më pas tek Rapidi i Vienës dhe disa ekipe të tjera.

Në 2015 u rikthye në Shqipëri duke qebë pjesë e Skenderbeut në vitet e lavdishme për dy sezone ku realizoi 42 gola. Në 2019 mbylli karrierën e tij në futbollin e luajtur duke numëruar 217 gola në total dhe duke u renditur i 28-ti në Europë. Sulmuesi shkodran nga 2006 deri në 2015 ishte një prej lojtarëve kryesor të kombëtares shqiptare me 50 ndeshje të luajtyra dhe 11 gola të shënuar ndërsa është një prej emrave kryesor që ndihmoi kombëtaren në kualifikimin historik në kampionatin europian në 2016-të edhe pse asokohe De Biazi nuk e grumbulloi duke e lënë jashtë europianit.

Salihi sëfundmi kontribuoi si zëvendës trajner i kombëtares dhe ëndrrën e tij në kampionatin europian e realizoi si pjesë e stafit të kombëtares në 2024. Nga futbollistët shqiptar Besart Ibrahimi renditet i 35-ti me 207 gola.

Të shënuar në këtë tabelë të UEFA por jo të klasifikuar në renditje, pas vendit të 48-të bëjnë pjesë edhe Viorensin Sinani me 179 gola dhe Daniel Xhafaj me 176 gola ndërsa në total duke përfshirë edhe golat në shekullin e mëparshëm, pra përpara viteve 2000 Sinani ka 213 gola ndërsa Xhafaj 207 gola në total. Këtë listë e kryeson Cristiano Ronaldo me 557 gola të shënuar, Levandovski me 402 gola të realizuar dhe i treti Ibrahimoviç me 393 gola të shënuar ndërsa më pas lista vijon me emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit europian si golashënues. bw

Armando Broja thirret për Anglinë, ja risitë e listës së Sylvinhos

Kombëtarja shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shqipëria ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur 26 lojtarë për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Sylvinho ka afruar Armando Brojën, ku pritet që të jetë titullar për ndeshjen ndaj Anglisë në ‘Wembley’ më 21 mars.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Grumbullimi zyrtar nis të hënën më 17 mars. Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në ‘Wembley’ më 21 mars, në orën 20:45. sn

Infantinoja takon Trumpin në Zyrën Ovale, i dorëzon trofeun e Botërorit për Klube: Do të jetë ngjarje e madhe

Donald Trump, presidenti i SHBA-së, mirëpriti në Zyrën Ovale, presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino-n, me këtë të fundit që i dorëzoi Trump topin zyrtar që do të luhet në Botërorin e Klubeve, por dhe trofeun që do të dorëzohet në finalen e madhe të 13 korrikut në New York. Trump i shfaq i lumtur gjatë këtij takimi pasi ai ishte promotori kryesor që SHBA të mirëpres jo vetëm Botërorin për Klube që do të zhvillohet në 2025, por dhe Botërorin në 2026 së bashku me Meksikën dhe Kanadanë:

“Ne do të krijojmë një grup punë, një taks forcë shumë të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë pasi kjo është Kupa e Botës, e cila siç e dini, është një ngjarje e madhe. Do të jetë një ngjarje e madhe mendoj. Ju e dini që kjo ide lindi gjatë mandatit tim të parë, do të më vinte keq nëse nuk do të isha unë President.  Kjo është një arritje e madhe për të dy, jam i lumtur që do të jem unë president gjatë Botërorit për Klube dhe Kupës së Botës”

Në fjalën e tij, drejtuar presidentit Trump, Gianni Infantino theksoi rëndësishme e madhe ekonomike që kanë këto dy evenimente botërore për SHBA-n

“Amerika do të mirëpresë botën. Do të vijnë miliona njerëz, zoti President, miliona njerëz. Ndikimi ekonomik është 40 miliardë dollarë nga tani deri në vitin e ardhshëm. Ne do të krijojmë 200,000 vende pune për këto dy Kupa Bote. Dhe më shumë se kaq, ne do t’i japim gëzim dhe lumturi të gjithë botës. Dhe kjo është e paçmueshme”

Botërori për Klube vjen më shumë risi këtë sezon ku për herë të parë do të marrin pjesë 32 përfaqësuese, ndërsa FIFA pritet të shpërblejë klubet pjesëmarrëse me afro 1 miliardë dollarë. bw

Ndërron jetë Boris Spassky, kampioni sovjetik i shahut dhe rivali më i madh i Bobby Fischer

Boris Spassky, një nga kampionët më të mëdhenj të shahut të Bashkimit Sovjetik, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Spassky, i cili u bë një emigrant në Francë në vitin 1976 dhe shtetas francez dy vjet më pas, është kujtuar si një nga figurat më të shquara të sportit.

Federata Ruse e Shahut ka shprehur keqardhjen për këtë humbje, duke e cilësuar si një “humbje të madhe për Rusinë.”

Spassky mbajti titullin e kampionit të botës nga viti 1969 deri në vitin 1972, kur humbi kurorën e tij ndaj mjeshtrit amerikan Bobby Fischer. Dueli i famshëm mes dy gjigantëve të shahut, Spassky dhe Fischer, u bë një simbol i rivalitetit të Luftës së Ftohtë midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, duke e bërë atë një ngjarje të paharrueshme në historinë e shahut. sn


Send this to a friend