Barometri diplomatik
*** Me Amerikën kundër Serbisë koloniliste, neokolonialiste dhe militariste
***-Ndryshe, të vetmuar, nuk na mbetet rrugë tjetër veçse drejt “Gulagut” famëkeq ballkanik me kolonistët sllavo-danubianë bizantinë.Kjo do të ishte një tragjedi e re jo vetëm për Kosovën, por për gjithë Shqipërinë Etnike. Nëse do të ndodhte diç e tillë ( si rrjedhojë e izolimit të Kosovës nga Amerika dhe nga NATO-ja), Kosova do të shuhej si shtet i pavarur dhe sovran në Ballkan.
Mirëpo, për të penguar dhe parandaluar kanonierat diplomatike ruso-sllave evropiane të sferave të interesit lindor sllav ( të botës sllave) dhe manovrat politiko-propagandistike, diplomatike, gjeopolitike dhe ushtarake serbo-ruse të “dizajnuara” nga kryeliderët e Serbisë dhe të Rusisë, Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putin, që me forcë dhe me agresion të përbashkët të zhbëjnë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës (17 shkurt 2008- 2023) ,krerët udhëheqës së Republikës së Kosovës (Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca), duhet të forcojnë në maksimum lidhjet dhe bashkëpunimin e gjithanhsëm politiko-propagandistik, diplomatik dhe ushtarak me Amerikën , me NATO-n dhe me BE-në (me 22 vendet që e kanë njohur Republikën e Kosovës), në mënyrë që Kosova të shpëtojë nga agresioni dhe nga pushtimi militarist neokolonial dhe gjenocidal i aksit Beograd-Moskë.
Lufta nuk është strategji dalëse nga konflikti në Veriun e Kosovës, por paqja e drejtë dhe e domosdoshme
Kjo duhet të jetë strategjia dalëse nga konflikti i krijuar në Veriun e Kosovës, (ruajtja sine qua non e marrëdhënieve miqësore dhe aleatare me Amerikën), jo përplasja diplomatike mes Prishtinës dhe Uashingtonit, sepse këtë me çdo kusht po e provokon dhe po e stimulon politika, propaganda dhe diplomacia e Beogradit zyrtar me presidentin e saj Aleksandër Vuçiq në krye. Këtë kurs të regjimit militarist serb dhe antidemokratik të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, para së gjithash e paralajmëruan: (1) tërheqja e policëve nga instiutcionet dhe nga organet shtetërore të Kosovës dhe (2) protestat e organizuara të kriminelëve paramilitarë të maskuar në Zveçan (26-31 maj 2023), të cilët brutalisht i sulmuan me forcë dhe i plagosën “34 ushtarë” të KFOR-it, si dhe plagosën një polic shqiptar, me qëllim që të pengonin inaugurimin dhe fillimin nga puna të katër kryetarëve shqiptarë, të zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës (Zubin Potok, Mitrovicë Veriore, Zveçan dhe Leposaviq). Kjo ndërhyrje e forcave kriminele serbe ishte krejtësisht antiligjore,antiukshtetuese,antidemokratike dhe antipaqësore, sepse dhunuan të drejtën e sovranitetit dhe të integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, dhunuan edhe të drejtën humanitare e paqësore ndërkombëtare, ngase plagosën “34 ushtarë” të NATO-s, të dislokuar sipas Rezolutës 1244 të OKB-së (10 qershor 1999).
Kryeministri Albin Kurti nuk rrezikon strategjinë amerikane në Kosovë e as në Ballkan
Vërtet, vështruar nga prizmi diplomatik i aletëve dhe i miqve tanë amerikanë dhe evroperëndimorë, qasja taktike politike e Albinit ishte e gabuar lidhur me shtrirjen dhe me mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës në Veriun e Kosovës (sepse sipas tyre nuk ishte konsultuar paraprikisht me Amerikën dhe me ambasadorët e shteteve përfaqësuese të Kuintit në Prishtinë), por jo në shpërputhje me qasjen dhe me interesat vitale të strategjisë amerikane në Kosovë, as me Kushtetutën e Kosovës e as me të drejtën ndërkombëtare për mbrotjen dhe për respektimin e sovranitetit të Kosovës.
Në këtë rast, Amerika do të duhej të ndëshkonte ndërhyrjen agresive të Serbisë së presidentit Aleksandër Vuçiq, jo Albin Kurtin dhe Kosovën, duke e mënjanuar nga manovrat ushtarake “Defender 23”, vetëm pse tentoi që ligjërisht dhe me Kushtetutë ta rikthente sovranitetin e humbur në pjesën veriore të Kosovës ( qershor 1999-2023).
Për mikun dhe për drejtësinë ky akt sanksionues reflekton ca paqartësi, që do të thotë se nuk është në frymën e drejtësisë dhe të objektivitetit të gjendjes së krijuar në terren, atje ku qe 20 vjet (1999-2023) Serbia, duke instrumentalizuar dhe ndihmuar minoritetin serb ka futur nën kontrollin e saj sovranitetin e Kosovës, që nga përfundimi i luftës në Kosovë (qershor 1999). Kjo ndërhyrje e Serbisë nuk mund të quhet ndryshe veçse agresion direkt dhe indirekt madje “në mënyrë paqësore” me lejen e bashkësisë ndërkombëtare! (OKB-ja hesht, edhe pse Serbia e ka shkelur Kartën e saj me të dy këmbët, duke ndërhyrë në punë të brendshme të Kosovës. Ky është absurditet juridik ndërkombëtar, që shpërfaq paaftësinë e OKB-së për zgjidhjen paqësore të këtij problemi kolonial mes Serbisë dhe Kosovës (1912-1999).
Në këtë rast konkret , Kosova nuk mund të jetë shtet i pavarur në kuptimin juridik ndërkombëtar, ngase Serbia e ka vënë gjendje varësie dhe ndërvarësie, duke ia mohuar ushtrimin e së drejtës së sovranitetit brenda tërësisë territoriale të saj summa potestas.
Jo Kurti, por Serbia të sanksionohet, që nuk po tërheqet nga Veriu i Kosovës !
Derisa Serbia nuk e heq nga Kushtetuta e saj në fuqi (2006) sintagmën: “Kosova është provincë e Serbisë”, dialogimi me Beogradin zyrtar është i kotë, pa asnjë dobi reciproke për palët negociuese të Serbisë dhe të Kosovës.
Derisa krerët udhëheqës politikë të Serbisë (Aleksandër Vuçiq, president; Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm, Ana Bërnabiq, kryeministre…etj.,) të japin deklarata kërcnuese se ‘Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”, vazhdimi i dilaogut me Beogradin nuk do të ketë kurrfarë efekti politik, diplomatik, demokratik dhe paqësor.
Derisa Serbia nuk tërheq forcat kriminale paramilitare pa uniforma nga Veriu i Kosovës, nuk do të ketë shtendosje të situates së tensionuar nga Serbia, sepse atje Beogradi së bashku me kriminelët e instaluar serbë po kërkojnë shkëputjen e asaj pjese të territorit të Kosovës, për shkak se llogarisin në shfrytëzimin e mëtejmë të pasurisë së begatshme të burimeve nëntokësore minerare (ari, argjend, zink, bakër, plub),
Prandaj, nëse duam të vendosim sovranitetin, demokracinë dhe paqen në Veriun e Kosovës, Amerika, OKB-ja, NATO-ja, BE-ja dhe OSBE-ja, duhet ta sanksionojnë Serbinë, sepse kjo është shkaktarja kryesore e shpërthimit të konflitkit të armatosur në Kosovën Veriore (26 -31 maj 2023), me qëllim që përmes luftës të rikolonizojë dhe të rianeksojë Kosovën, ashtu sikurse bëri kryekrimineli Slobodan Milosheviq (1989-1999). Nëse nuk veprohet kështu, Serbia kurrë nuk do të heqet nga Kosova Veriore, në saje të ndonjë dialogu të zhvilluar paqësor. Këtë e provon edhe Dialogu i Brukeslit (2011-2023), i cili nuk prodhoi asgjë të dobishme për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, përpos tensione, barrikada dhe “shkëndija” të luftës në Veriun e pushtuar të Kosovës.
Të zbatohet e drejta ndërkombëtare
Shtrohet pyetjja e arsyeshme, nëse ende janë në zbatim Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e drejta ndërkombëtare, atëherë Serbia duhet të sanksionohet, duke e përjashtuar nga OKB-ja, sepse de fakto dhe de jure ka pushtuar territorin verior të Kosovës. Këtë shkelje të së drejtës ndërkombëtare nuk duhet lejuar më tej, por duhet sanksionuar Serbinë ( duke mos harruar edhe 3 gjenocidet e kryera të saj në vitet ’90 dhe ’99 kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës), ashtu sikurse , që veproi Lidhja e Kombeve kur nga radhët e saj përjashtoi BRSS-në për shkak të agresionit kundër Finlandës më 1939. Kështu, duhet vepruar edhe OKB-ja e sotme me Serbinë, sepse në mënyrë flagrante ka kryer agresion ndaj Kosovës.
Vërtet, është absurde heshtja e diplomacisë preventive ndërkombëtare, pse nuk vepron ligjërisht dhe në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara për parandalimin e luftës së Serbisë në Kosovë?
Edhe sa dhjetëra ushtarë paqësorë të KFOR-it, duhet të terrorizohen dhe të plagosen nga kriminelët paramilitarë të maskuar në veriun e Kosovës, të dirigjuar dhe të mobilizuar nga Beogradi zyrtar i Aleksandër Vuçiqit?!
Serbia provokoi luftën, jo Kosova !
Kriminelët serbë të dirigjuar dhe të urdhëruar nga Aleksamdar Vuçiq nga Beogradi në protestat e tyre në Zveçan sulmuan ushtarët paqësorë të KFOR-it, me ç’rast lënduan “34” sish! Mirëpo, për çudi, ende as BE-ja, as OKB-ja nuk kanë marrë asnjë vendim ligjor për sanksionimin e Serbisë, e cila qe 20 vjet po financon dhe po mbështet terroristët e maskuar në veirun e Kosovës (qershor 1999)., me qëllim që t’i detyrojnë minoritarët kolonë serbë, të mos e njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, por Serbinë.
Kjo është esenca e konfliktit të krijuar, që murkulohet në vellon politiko-propagandistike gjoja të kursit paqësor të Serbisë, se Beogradi përmes Dialogut të Brukselit (2011-2023) po synon “normalizimin” e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës !?
Kjo është absolutisht gënjeshtër, mashtrim dhe spekulim sui generis, sepse në veriun e Kosovës nuk ekziston kurrfarë problemi minoritar serb,por Beogradi zyrtar e ka shpifur këtë problem dhe, po mbrohet në emrin e tij para bashkësisë ndërkombëtare, gjoja se në veriun e Kosovës, “serbët janë privuar nga të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre” !
Përkundrazi, sipas ligjeve dhe Kushtetutës në fuqi të Kosovës (15 qershor 2008), si dhe sipas Planit të Marti Ahtisarit, monoriteti serb është një nga grupet më të favorizuara të minoriteteve të tjera etnike në Kosovë.
-Andaj, çfarë po kërkojnë më shumë ata? –As më pak e as më shumë, krijimin e një “republika srpska” për ta “bosnjëzuar” Kosovën shqiptare për t’ia bashkëngjitur Serbisë së dikurshme kolonizuese dhe gjenocidale. Ky është problemi i minoritet serb në Kosovë, jo shkelja dhe mohimi i të drejtave të tyre njerëzore as individuale e as kolektive. Kjo është shpifje dhe gënjeshtër sui generis për ta mashtruar Amerikën, BE-në, NATO-n , OKB-në dhe OSBE-në.