Serbia jo vetëm është shtet armik i shqiptarëve pasi armiq ne kemi patur që kur mbahet mend apo është shkruar historia por ky shtet e ka platformë politike e shtetërore SHFAROSJEN e shqiptarëve!
Ky shtet vetëm në luftën e fundit ka vra, djegur e shkuar në bajonetë mbi 1340 fëmijë vetëm se ata ishin shqiptarë!
Ushtarët e këtij shteti gjenocidal kanë përdhunuar mbi 20 000 gra e vajza shqiptare vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë!
Serbia Gjenocidale ka përzënë nga Kosova duke ju djegur paraprakisht dokumentat e identifikimit gati 1 milionë shqiptarë vetëm në 3 ditë!
Ushtarët e këtij shteti kanë prerë kokat e shqiptarëve dhe i kanë zier në kazanë siç zihen berrat! Kjo nuk ka ndodhur 300 vjet përpara por gjatë luftës se fundit në Kosovë e është dëshmuar nga vetë ushtarët serbë!
Serbia ka vrarë e përzënë nga trojet e veta mbi 3 milionë shqiptarë në 180 vitet e fundit e këta të vendosur kryesisht në Turqi.
Serbia gjenocidale ju ka marrë shqiptarëve mbi 90 mijë km katrore territor e vazhdon të ketë ambicje e oreks për të marrë edhe atë që ka mbetur.
Pas humbjes së Kosovës gjatë luftës së fundit Serbia Gjenocidale ka ndryshuar taktike e luftën klasike me ushtarë me uniformë e ka zëvendësuar me luftë hibride duke blerë elitat politike, institucionet mediatike e sportive këta të fundit të njohura si mjete me shumë influencë në opinion.
Propaganda e Serbisë Gjenocidale është sofistikuar jashtë mase sa na nxjerr kukullat e saj me bateri e na i shfaq si shembuj të civilizimit bashkëkohor përballë “patriotëve dhe nacionalistëve arkaikë”!
Nuk jam i përditësuar se çfarë historie ju mësohet fēmijëve dhe nxënësve shqiptarë në Kosovë për historinë e shqiptarëve pasi në Shqipëri tekstet e historisë duhet ti certifikojë Greqia para se të dalin në qarkullim.
Gazetari sportiv dhe njëkohësisht gazetar i Radio Tiranës Ervin Baku nuk doli rastësisht me bluzën dhe simbolet e shtetit gjenocidal serb, jo!
Ai doli si fytyra e institucionit shtetëror shqiptar që ka kanal të dedikuar në gjuhën serbe në mes të Tiranës e anasjellta nuk ndodh në televizionin shtetëror serb!
Fakti që RTSH nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk ka bërë asnjë reagim ndaj gjestit të punonjësit të saj do të thotë se pajtohet me gjestin apo nuk ka asgjë kundër!
Baku u shfaq me bluzën dhe simbolet serbe si fytyrë e Federatës Shqiptare të Futbollit e cila në shkelje flagrante të ligjeve dhe kushtetutës së vendit e dërgoi skuadrën kombëtare të futbollit në Beograd në vitin 2014 të zhveshur nga simbolet kombëtare.
Ndaj përgjegjësve të këtij vendimi megjithëse kanë kaluar 10 vjet, sot e kësaj dite nuk është ngritur asnjë padi e nuk është marrë asnjë masë!
Për gjestin tejet fyes ndaj të afërmëve të viktimave të Serbisë Gjenocidale nga ana e Bakut nuk ka reagim institucionesh sepse kjo është politike institucionale.
Institucionet shtetërore, akademike, sportive e mediatike të gjitha se bashku apo veç e veç e kanë brenda tyre dorën dhe influencën e Serbisë Gjenocidale.
Asgjë që ndodh në Shqipëri jo vetëm nuk i bie ndesh interesave të Serbisë Gjenocidale por edhe ai bujku në fshat që ndoshta nuk i ka 4 klasë shkollë e kupton që ajo që ndodh këtu parasegjithash është interes serb!
Gjesti në dukje rastësor dhe i pafajshëm i Ervin Bakut me perjashtime të rralla jo vetëm nuk është dënuar nga opinioni publik dhe intelektual në Shqiperi por në shumë raste edhe është mbrojtur qoftë direkt qoftë duke përqeshur kritikët e këtij gjesti tepër fyes!
E kjo për mua është akoma më e rëndë!