VOAL – NJU JORK, 30 SHTATOR – Delegacioni i Serbisë në Kombet e Bashkuara, në bashkëpunim me ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç, ia kanë dorëzuar një notë proteste OKB-së lidhur me praninë e Kosovës në Selinë e kësaj organizate.
Në kuadrin e Samitit botëror për luftën kundër terrorizmit, organizuar dhe drejtuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin të pranishëm edhe liderët e Kosovës, Mustafa, Thaçi dhe Hyseni. Për praninë e tyre protestoi dje para gazetarëve edhe Rusia.
Komentet