*** Ky problem , duhet të jetë objekt shqyrtimi për BE-në, OKB-në, NATO-n dhe OSBE-në, sepse strategjia e zgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe drejtpërdrejt dhe zhdrejtazi rëndon dhe rrezikon paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe në Evropë.
Mirëpo, krydiplomati serb i Beogradit “harron” se, qëkur Kosova njihet si shtet i pavarur dhe sovran, më 17 shkurt 2008, as de jure, as de fakto, nuk vlen Rezoluta 1244 e KS të KB-së, edhe pse këtë resolute nuk e ka shqfuqizuar KS i OKB-së, si rrjedhim i përdorimit të VETO-s së Rusisë në mbrojtje të interesave strategjike hegjemoniste dhe kolonialiste të Serbisë në dëm të Kosovës shqiptare.
-Historia e derisotme ka provuar se Serbia njeh vetëm forcën, jo kompromisin paqësor e as arsyen e drejtësisë dhe të lirisë për popujt e saj fqinjë të Ballkanit, siç janë shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët myslimanë. Këtë strategji të hegjemonizmit dhe të kolonializmit serbomadh në kurriz të popujve, të territoreve dhe të vendeve fqinje (Kroacia dhe Shqipëria), Serbia e Madhe e reprizoi edhe në dekadën e fundme të shekullit XX (1989-1999), duke zhvilluar tri luftëra, agresive dhe tri gjenocide kundër kroatëve, boshnjakëve myslimanë dhe kundër shqiptarëve
Taktikë e ndryshuar, por me rrezik të madh për Ballkanin!
S’ka asnjë dilemë se Beogradi ka ndryshuar taktikën politike e diplomatike (2000-2015), si rrjedhim i kapitullimit të strategjisë ushtarako-politike dhe diplomatike të regjimit çetniko-fashist të Slobodan Milosheviqit nga ndërhyrja ushtarake e forcave të aleancës së NATO-s (24 mars – 10 qershor 1999), të cilat e detyruan Serbinë, që t’i tërhiqte nga Kosova mbi 70.000 mijë forca policore, paramilitare dhe ushtarake vrastare të qindra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm vetëm pse ishin shqiptarë dhe, pse kërkonin të drejtat dhe liritë e tyre, që të jetojnë të lire në Kosovën e tyre të pavarur dhe sovrane , të shkëputur përgjithmonë nga prangat sundimit të eger kolonial të Serbisë gjenocidale (1912-1999).
Pra, vetëm forca e NATO-s e ka detyruar Serbinë, që të kapitullojë në Kosovë më 24 mars 1999. Ndryshe, sa për “izolimin” – embargon ushtarake dhe diplomatike të Evropës dhe të OKB-së, Serbia kurrë nuk do të tërhiqej nga Kosova-ish-kolonia e saj 100-vjeçare (1912-1999).
Beogradi me dialog diplomatik në Bruksel, synon zhbërjen e shtetit të Kosovës-rikthimin e saj nën Serbinë kolonialiste!
Prapë, si duket, matematika politike e udhëheqjes aktuale serbe (Nikoliq, Vuçiq, Daçiq së bashku me “profesorin politik” të tyre, mitropolitin e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej), është e gabuar, sepse, edhe pas përfundimit të bisedimeve me palën shqiptare të Kosovës në Bruksel (kinëse në emër të “normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës), pavarësisht nga fakti se sa vjet do të zgjasin ato bisedime të kota-iluzore dhe, pa kurrfarë efekti politik për normalizimin e marredhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, Serbia kurrë më nuk ka asnjë gjasë reale qoftë ushtarake, politike, diplomatike dhe paqësore, që ta rikolonzojë Kosovën e pavarur dhe sovrane ngase statusi i saj është mbyllur me 17 shkurt 2008, kur fuqitë më të botës dhe më pas, më se 100 shtete të tjera të OKB-së, Kosovën e kanë njohur si shtet të pavarur dhe sovran.
Mirëpo, me të përfunduar negociatat në Bruksel (pavarësisht nga kohëzgjatja e tyre), pala shqiptare e Kosovës, kurrë nuk do të pranojë, që të revidohet statusi ekzistues politik, kushtetues dhe juridik ndërkombëtar i Republikës së Kosovës, që do të nënkuptonte rikthimin e Kosovës nën sovranitetin kolonial të Serbisë.
Një dështim i tillë në sfondin diplomatik ndërkombëtar, Serbinë mund ta shpie në reprizimin variantit strategjik të përdorimit të forces ushtarake për të ndërhyrë në Kosovë, mirëpo, edhe në këtë rast, do të përfundonte në “flakën e zjarrit” disfatist nga forcat e akleancës perëndimore të NATO-s, ashtu sikurse më 24 mars 1999, me gjasë shumë më keq, sepse do të bombardohej e tërë Serbia, jom në mënyrë selektive vetëm objektivat dhe lokacionet ushtarake sikurse në vitin 1999.
Taktika dhelparake serbe mashtroi Prishtinën, UNMIK-un, Brukselin dhe Nju-Jorkun (2000-2015)
Shikuar kronoligjikisht, që nga instalimi i administratës ndërkombëtare të KFOR-it dhe të UNMIK-ut në Kosovë (qershor 1999), politika propagandistike antishqiptare e Beogradit zyrtar, asnjëherë nuk ka pushuar së vepruari nga pëzierja në çështje të brendshme të Kosovës, duke e mashtruar dhe gënjyer opinion evropian dhe ndërkombëtar se gjoja minoriteti serb “ishte i diskriminuar” nga shqiptarët në Kosovë.
-Kështu, menjëherë, pa kaluar asnjë muaj, pas hyrjes së trupave ndërkombëtare të NATO-s (KFOR-it) në Kosovë, makina drejtuese e Serbisë së Slobodan Milosheviqit (korrrik 1999), shpifi akuzën kundër UÇK-së dhe shqiptarëve për “spastrim etnik” të minoritetit serb dhe atij rom (të cilët bashkërisht, gjatë okupimit të Kosovës, kanë qenë të involvuar direkt dhe indirekt në djegjen e Kosovës dhe në masakrat ndaj shqiptarëve) gjoja se “mbi 100.000 mijë serbë dhe romë kishin braktisur Kosovën për shkak të ‘terrorit’ të UÇK-së dhe të ‘paqes’ së KFOR-it”. Kjo ishte një gënjeshtër sui generis për t’i njollosur , kompremetuar, kontestuar dhe mohuar vlerat e luftës së drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së kundër okupatorit çetniko-fashist serb në Kosovë (1989-1999).
Mirëpo, si hakmarrje e drejtëpërdrejtë ndaj shqiptarëve ngase Sedrbia e kishte humbur luftën agresive dhe gjenocidale në Kosovë (19i89-1999), politika propagandistike serbomadhe e Beogradit, duke provokuar dhe akzuar shqiptarët dhe UÇK-në për “spastrim etnik” të minoritetit serb në Kosovë, ia arriti që brenda asaj kohe shumë të shkurtër, që të ndikojë tek UNMIK-u, i cili, pa asnjë të drejtë pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës (ku kryesisht “brenda natës” ishte populluar me hedhurinat e bandave paramilitare, militare dhe policore të njësiteve serbe, që kishin masakruar dhe terrorizuar popullisnë shqiptare anembanë Kosovës) e ndau me “Murin e Berlinit” serb, duke e futur në rrethoja të hekurta izoluese, memotiovacion për ta “shpëtuar minoritetin serb” nga shumica dërrmuese shqiptare!?
Ky absurd dhe paradoks i krijuar nga Beogradi dhe nga UNMIK-u, sot, është bërë “temë” debati ndërkombëtar mes Serbisë, Kosovës dhe BE-së në Bruksel, për shkak se Serbia (duke ëndërruar që në Veriun e Kosovës, të krijojë një ‘republika srpska’ të Bosnjës) , gjatë dy dekadave të shkuara, është e pranishme me ligjet, me strukturat ilegale poilicoree dhe paramilitare, të cilat me urdhrin dhe me ndihmën e gjithansdhme të Serbisë, me dhunë, me terror, me vrasje, me plaçkitje, me uzurpim të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme ( prona, shtëpia, banesa etj.) kanë shpërngulur mbi 90% të popullsisë shqiptare.
Mirëpo, ky spastrim etnik i shqiptarëve në pjesën veriore të Kosovës, si dhe kjo ndërhyrje ilegale e Serbisë në sovranitetin territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, deri tani, nuk shqetësoi as qeveritë e derisotme të Kosovës, as UNMIK-un, as BE-në e as OKB-në.
Përkundrazi, në vend se Serbia të parandalohej dhe të dënohej nga bashkësia ndërkombëtare për këtë lloj agresioni-ndërhyrjeje ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, që është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me normat e parimet e së drejtës ndërkombëtare , Serbia shpërblehet me ndërkombëtarizimin e këtij problemi, duke pretenduar se ende “ka të drejtën historike dhe ligjore” mbi territorin e Kosovës shqiptare.
Kjo është e vetmja arsye, pse “qeveritë demokratike” dhe “proevropiane” të derisotme të Serbisë ( 1999-20o15) me shesheelët, çoviqët, daçiqët, jeremiqët, tadiqët, nikoliqët, vuçiqët…etj., të ndihmuar nga Kisha Ortodkse Serbe dhe nga Moska, në kohë paqeje (në saje të ndryshimit të taktikës politike e diplomatike) ia kanë arritur që: 1) Të mos e njohin Republikën e Kosovës (prapavija e kësaj është zhvillimi i dialogut serbo-shqiptar në Bruksel nën monitorimin e BE-së); 2) Të ndërkombëtarizojnë “problemin” e Kosovës Veriore, në emër të “normalizimit” të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës; 3) Mosnjohja e Ushtrisë së Kosovës; 4) Formimi i Gjykatës Speciale Evropiane kundër krimeve të UÇK-së; 5) Ndërhyrja koherente dhe intensive në çështje të brendshme të Kosovës, që kjo, të mos anëtarësohet në ionstitucionet dhe organzitat ndërkombëtare, siç është edhe rasti më i ri me UNESKO-n dhe me INTERPOL-in, ku ministrat dhe kryeministri i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë reaguar tek këto institucione ndërkombëtare, që Kosova, të mos pranohej në to, si motivacion se vetëm Serbia “ka të drejtën ligjore” të flasë dhe ta “përfaqësojë” Kosovën, duke qenë se kjo “është pjesë integrale”e Serbisë!?
Kështu shkruan edhe në Kushtetutën e Serbisë (2006)!
Mirëpo, kjo nuk është objekt shqyrtimi as për qeverinë e Kosovës, as për UNMIK-un, as për EULEX-in, as për BE-në, as për OSBE-në e as për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por vetëm “Marrëveshja e Brukselit, 19 prill 2013)!?
Sipas kësaj Marrëveshjeje, ndër të tjera, Beogradi po kërkon themelimin e Bashkësisë ( anglisht: Association) së Komunave Serbe në Kosovë me kompetenca dhe autorizime të plota politike, ligjore dhe kushtetuese, që të gjitha enklavat serbe në Kosovë, të fitojnë autonominë e tyre politike dhe territoriale të plotë, domethënë krijimin e një “Rep;ublika srpska” të Bosnjës brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Ja, kjo është “taktika paqësore” dhe “politika demokratike” (me bazë të ndryshkur të strategjisë dhe të taktikës së Serbisë së Madhe të Slobodan Milosheviqit) e kompromisit të njëanshëm, të dëmshëm dhe iracional me Serbinë, e cila në sy të botës po do edhe Kosovën, edhe integrimin në BE!?
Komentet