TIRANE – Policia ka lënë të lirë shtetasin serb, që u ndalua një ditë më parë në Qafë Thanë, pasi iu zbuluan dy dronë në makinë, të cilët dyshohet se do t’i përdorte gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të luhet më 8 tetor në Elbasan.
Sipas burimeve policore, personi i ndaluar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, po udhëtonte së bashku me dy shtetas të tjerë serbë. Ai ka deklaruar se këto dronë janë porositur nga një kompani në Tiranë. Pasi janë kryer procedurat e deklarimit, serbi është lejuar të vazhdojë udhëtimin.
Ngjarja vjen vetëm 3 javë para ndeshjes së Kombëtares shqiptare me atë serbe, e përfolur për shkak të incidentit të ndodhur në ndeshjen e parë në Beograd, ku shqiptari Ballist Morina ngriti me një dron flamurin me mbishkrimin “Autochthonous”, mbi stadiumin e Beogradit.
Komentet