Voal – Para ndeshjes një gur të hedhur drejt autobusit e bënë sikur të kishte rënë një bombë, duke kërcënuar edhe me tërheqje nga ndeshja nëse do të ndodhte ndonjë incident tjetër do të braktisnin edhe ndeshjen.
Por pas ndeshjes, gjithçka ka ndryshuar në këndvështrimin e serbëve.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomisllav Karaxhiç, ka deklaruar pas ndeshjes se ka mbetur i befasuar pozitivisht nga sjellja e kryeministrit Rama.
Ai ka theksuar se kryeministri Rama e pranoi humbjen dhe i uroi ata pas ndeshjes.
“Rama është i mrekullueshëm. Kërkoi të fotografohej me mua pas pjesës së parë. Na uroi pas ndeshjes, ka thënë se kështu është futbolli, në mënyrë stoike i pranoi të gjitha”, ka deklaruar Karaxhiq.
Karaxhiç e ndoqi ndeshjen nën shoqërinë e kreut të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka.
Komentet