Sendet personale të këngëtares Amy Winehouse, e cila u nda nga jeta dhjetë vjet më parë, janë nxjerrë në ankand për të ndihmuar të rinjtë me probleme të varësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të BBC-së, ankandi, i cili shiti sende nga prona e Winehouse, mblodhi më shumë se 4 milionë dollarë nga afro 800 produkte.
Në shitjen e ankandit “Julien” në Los Anxhelos, fustani që artistja veshi gjatë performancës së saj në fazën e fundit të jetës së saj solli më shumë se 243 mijë dollarë.
Mini-fustani me qafore që ajo veshi në Beograd në qershor 2011, një muaj para vdekjes saj, u shit për 16 herë më shumë se çmimi i parashikuar fillestar.
Çanta prej lëkure e kuqe në formë zemre, e markës “Moschino”, që këngëtarja veshi në Brit Awards 2007, ku fitoi çmimin e këngës solo britanike dhe çmimin e albumit britanik, arriti në 204.800 dollarë, 13 herë më shumë se vlerësimi para ankandit, ndërsa fustani “Dolce & Gabbana” u shit për 150.000 dollarë, 30 herë më shumë se çmimi i paraparë.
Një tabelë metalike rrugore me shënime të shkruara me dorë pas vdekjes së Whinehouse i kushtoi pronarit të saj të ri 19.200 dollarë.
Gjithashtu, kostumi i zi i bronztë i markës “Temperley London” i veshur nga Winehouse në shënimin e 90-vjetorit të Nelson Mandelës kushtoi 121.000 dollarë, kurse pantoflat rozë të baletit midis 12.500 dhe 19.200 dollarë.
Të gjitha të ardhurat nga shitja do të shkojnë për fondacionin që prindërit e Winehouse krijuan për të ndihmuar të rinjtë me probleme të varësisë.
Disa sende të shitura në ankand do të shfaqen në ekspozitën “Amy: Beyond the Stage” në Muzeun e Dizajnit në Kensington, në perëndim të Londrës, nga 26 nëntori, përpara se të shkojnë te blerësit e tyre.
E njohur për zërin e saj të ndjeshëm dhe këngët si “Rehab”, “Back to Black”, “Love is a Losing Game”, Winehouse vdiq nga helmimi nga alkooli në shtëpinë e saj në Camden, në veri të Londrës, në korrik 2011 në moshën 27-vjeçare.
Komentet