Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Selena Gomez, i është bashkuar modeleve Liv Tyler dhe Gisele Bündchen si fytyrë e re e kompanisë për produkte të flokëve “Pantene”.
22-vjeçarja njoftoi këtë përmes Twitterit, duke postuar një fotografi të saj teksa pozonte për brendin e famshëm.
“Jam shumë e lumtur të njoftoj për partneritetin tim të ri me Pantene”, ka shkruar ajo në Twitter.
“Gjithmonë më ka pëlqyer ‘Pantene’, andaj është një ëndërr e bërë realitet që tash jam ambasadorja e re e brendit”, ka thënë aktorja në një njoftim për media.
Gomez së fundmi ishte pjesë e videoklipit “Bad Blood” të Taylor Swiftit.
Komentet