Pardje në drekë ndoqa emisionin televiziv “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në televizionin kombëtarë Klan në Shqipëri. Në fillim po e ndiqja pa zë emisionin për arësye objektive, me gjeste dhe gjuhën e “lëvizjeve të duarve” dhe temën e emisionit e kuptova nga titrat televizive.
Pjesmarrës ne panel ishin opinionistë dhe gazetarë të medias, përfaqësues të partisë në pushtet dhe opozitës dhe miq të drejtuesit të emisionit Fevziut.
Nuka kam asgjë personale as me pjemarrësit, as me drejtuesin e emisionit, por me “hipokrizinë” e mediave në Shqipëri, që nuk janë në nivelin e duhur, për të bërë avokatinë e publikut për problematikat që përballohen njerëzit dhe prezantimin e vërtetë të zhvillimeve politike dhe shoqërore në Shqipëri dhe në Botë.
Pjesmarrësit në panel flisnin argumentonin dhe i “lëviznin duart” shumë bukur. Unë e mora mesazhin për temën e emisionit, sic shkruajta më lart nga titrat televizive dhe “lëvizja e duarve” të tyre me plot pasion dhe “sharm” mediatik.
A e dini për ke po diskutonin këto opinionistë të politikës së jashtme?!
Për presidentin e SH.B.A.-ve, Zotin Trump, shtetit më të fuqishëm në botë, që mendoj se nuk ka nevojë për këto modele “opinionesh”! O.K. Opinionistët kishin të drejtën e tyre të diskutonin, mbasi ishin të ftuar nga drejtuesi i emisionit!
Në parantezë, dicka duhet theksuar fort! SH.B.A i ka lënë klasës sonë politike të vetmen detyrë, dekriminalizimin, luftën kundër korrupsionit dhe sistemin e drejtësisë të pavarur, Vetingun. Mendoj që do të ishte me vend që panelet mediatike duhet të trajtonin më mirë temat, se si klasa jonë politike po “tallet” ose i anashkalon rekomandimet e amerikanëve. Ky është një mendim personal nga ajo cfarë lexoj, shikoj, dëgjoj, kuptoj dhe logjikoj. Problematikat e post-zgjedhore në U.S.A., i trajtojnë analistët dhe opinionistët amerikanë, pse jo edhe neve!? Kjo është në të drejtën dhe interesat e drejtuesve të paneleve dhe e pronarëve të televizioneve.
Por dekriminalizimin, sistemin e drejtësisë të pavarur dhe Vetingun në Shqipëri do ta kërkojë edhe administrata e Donald Trumpit! Ky kriter është i panegociushëm! Nuk e ka kërkuar “Sorosi” shtetin e së drejtës, Vetingun në Shqipëri, por administrata amerikane, qeveria amerikane, Zonja Nuland, Z/V sekretraja e shtetit e presidentit Obama! Për këtë duhet të jemi të gjithë të qartë! Mediat, partitë politike dhe opinionistët në Shqipëri, kanë punën dhe imagjinatën e tyre.
Në emision po ndiqja sekuencat jo-verbale të opinionistëve (duart, fëtyra, veshje të modës, flokë modern, orë dore të shtrenja, teatër terapi pa fjalë).
Niveli intelektual i bisedës jo-verbale ishte “shumë” i lartë, nga ana formale! Brendia, përmbajtja verbale e emisionit nuk ishte në nivelin e duhur, mbasi më vonë fillova ta ndjeki emisionin me zë. Opinionistët mbronin interesat e partive dhe të pronarëve të tyre, ose interesant e tyre personale, duke “abuzuar” me parashikimet për zgjedhjet e fundit në Sh.B.A. Këto tema nuk ndikojnë shumë në nivelin e demokracisë, shtetit ligjorë dhe problematikave sociale dhe politike që kemi neve! Këto tema që flasin për ngjarje me përmasa botërore, promovojnë të ftuarit në publik dhe rrisin rëndësinë e tyre tek drejtuesit e tyre politikë dhe pronarët e tyre dhe natyrisht shuajnë edhe kuriozitetin e publikut.
Formati i “Opinionit” te Fevziut, ka prezantuar modele të mira. Ky fakt nuk duhet mohuar.
Sipas meje gjithmonë, opinione për këto tema nuk duhet të japin partitë politike, grupet e interesit dhe opinionistët e “paguar”, mbasi politizohet dhe “kompromentohet” tematika e emisionit.
Po Vetingu kur do të bëhet?! Kjo është një temë e rëndësishme për tu trajtuar mga media, për të gjithë shqiptarët! Nuk kanë faj amerikanët, as Zoti Obama as Zoti Trump, që klasa jonë politike është e korruptuar deri në “palcë” dhe “tallet” me rekomandimet për reformat serioze të partnerëve tanë strategjik prej 26 vitesh!
Suksese Zoti Donald Trump! Suksese SH.B.A.! Paradokset tona nuk kanë të mbaruar.
Shqipërisë tonë i duhet një model si zoti Donald Trump, e që mendoj se nuk do të vijë shpejt!?
Por shqiptarët kudo që janë nuk duhet te harrojnë kurrë mbështetjen e qeverisë Amerikane dhe të Zotit Bill Klinton në krizën e Kosovës!
Ku kemi neve forcë dhe argument, të kuptojmë e të merremi me modelet zhvilluese dhe politike te Klintonëve, Dick Cenei, Bushëve, Trumpeve, Sorosit, Rock-Felereve, etj, etj dhe politikën e demokracinë amerikane, neve kemi me bollëk problematikat tona!? Zhvillimet e fundit në zgjedhjet në Sh. B. A. e patën të vështirë ti kuptojnë dhe parashikojnë edhe kancelaritë europaine me traditë qindvjecare demokracie në politikë, si Holland në Franë, Merkel në Gjermani dhe Renzi në Itali etj?!
Po sjelli një lajm të një dite mbas emisionit “Opinion”, që vërteton pretendimin tim: “Presidenti amerikan Barack Obama thotë se pati një bisedë “të shkëlqyer” dhe “të gjithashme” me Donald Trumpin, në vizitën e parë të Presidentit të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë. Duke folur në Zyrën Ovale, zoti Obama theksoi se përparësia e tij numër një, është transferimi i rregullt i pushtetit. Zoti Trump tha se e pret me kënaqësi bashkëpunimin me Presidentin Obama në të ardhmen, duke e quajtur një “nder të madh”. Kjo asht një deklaratë shumë domethënëse si funksionon demokracia në U.S.A.! Jo si tek neve në formën më të shpifur dhe mashtruese dhe media ka rol të madh, mbasi shpesh e mbështet klasën tonë poltike në bëmat e saj!
Zgjedhjet e fundit ne Amerikë, treguan fëtyrën e vertetë të mediave të “shitura”.
Fushata në Amerikë mbaroi dhe filloi jeta e përditshme, pavarësisht kontestimeve pasionante.
Po prezantoj disa sekuenca mediatike elektorale nga zgjedhet e fundit në Sh.B.A. që i ndoqa në media!
1. Disa opinionistë të “pavarur” debatojnë në emisionin “Opinion” për zgjedhjen e Zotit Donald Trump.
2. Një foto e Zotit Donald Trump që shkoi dhe takoi Zotin Obama në zyrën ovale. 3. Një foto e vitit 1999, në martesën e fundit të Zotit Trump, ku mori pjesë Zoti Bill Klinton dhe Zonja Klinton.
Të nderuar opinionistë, politikanë dhe gazetarë!
Kjo është politika! Kjo është Amerika!
Komentet