Mata Hari këmbënguli se boja e dyshuar ishte pjesë e mjeteve të saj të kozmetikës, por kjo nuk duket se e ndihmoi. Të nesërmen e gjykimit, mbrojtja nuk u lejua të marrë në pyetje asnjë nga dëshmitarët, që mund të lehtësonin pozitën e Mata Harit. Ajo mundi t’i shkruante letra vetëm konsullit holandez, duke pretenduar pafajësinë e saj:”Lidhjet e mia ndërkombëtare janë për shkak të punës si balerinë, dhe asgjë tjetër ….Për shkak se unë realisht nuk spiunoj, është e tmerrshme që s’mundem të mbroj veten”.
Ekzekutimi dhe trashëgimia
Pavarësisht nga e vërteta rreth fajësisë apo pafajësisë së Mata Harit, fati i saj u vulos: Vdekje përmes ekzekutimit, që do të kryhej në 15 tetor 1917. Ashtu si me jetën e saj, edhe detajet e ekzekutimit janë të zhytura në mister.
Disa thonë se ajo i dërgoi një puthje skuadrës së pushkatimit para se hapte zjarr. Të tjerë këmbëngulin se ajo e hapi fustanin e saj dhe e shpalosi para togës së pushkatimit pak para vdekjes – lamtumirën e saj të fundit njerëzve me uniformë.
Komentet