VOAL- BERNË, 6 NËNTOR – Projekti i rishikimit të sekretit bankar ishte paraqitur nga ministrja Eveline Widmer-Schlumpf më 2013 dhe parashikonte mes tjerash mundësinë që autoritet kantonale të hynin në të dhënat e klientëve të dyshuar për fshehje të taksave, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch.
Por këtë javë qeveria vendosi që për momentin të mos merret me këtë temë. Kjo bëhet për arsye se suksesi në këtë drejtim mund të jetë shumë i pakët ose i pamundur.
Në fazën e shqyrtimeve, rishikimi i sekretit kishte hasur në pengesa nga ana e partive të djathta, shoqatave ekonomike e atyre financiare. Vendimi i ri i qeverisë u mirëprit nga këta faktorë dhe nga mediat që janë më pranë së djathtës.
“Neue Zürcher Zeitung” nënvizon me këtë rast se “sekreti bankar nuk është menduar kurrë si një mjet për të trimëruar evazionin fiskal apo për t’i ndihmuar bankat për afera të pajme”, por “është shprehje e një kuptimi liberal të vlerave të mbrojtjes së sferës private”. ats
Komentet