Shumë shkrimtarë të huaj dhe vendas janë përfshirë në historitë impresionuese të spiunimit. Histori ku emra të njohur janë bërë pre e grackave apo zgjedhjeve të vështira momentale. Heminguei ka nje histori bashkëpunimi me cia-n nga ku pati edhe shumë komplikime, GretaGarbo, Franc Sinatra …. Po ashtu ishin të shumtë emrat e shkruesve shqiptarë të cilët patën probleme serioze me ministrinë e brëndëshme dhe në vecanti me, sigurimin e shtetit. Më shfaqet automatikisht Kadare në vepërn “ Përball pasqyrës së një gruaje”. Aty marrim shumë informacione mbi presionet ndaj shkrimtarëve, format ndikuese, rekrutimet,ndëshkimet, infiltrimet si dhe dallohet simbolika therrëse e kollareve të shkruesve, të kthyera në një lak pritës.
Si të mbetesh njeri në një botë të sunduar nga frika dhe dyshimi?? Është pytja që lind frikshëm. Dikush pas presioneve mundi të bëhej palë në emër të qetësisë personale apo familjare. Dikush tjetër rrefuzoi duke ndryshuar përfundimisht trajektoren e tij. Në lidhjen e shkrimtarëve kishte të ashtuquajturit “grupe kontrolli”, të cilët ishin në pritje të krijimit të rradhës për të testuar mbi frymën partiake të materialit të ri letrar.
Sot teksa jetojmë historitë koklavitëse të shekullit 21, spiunimi, raportimi tek eprori yt për kolegun për hirë të karrjerës,është për fat të keq normalitet. Nis e vë në dyshim qënien tënde. Në sistemin 45 –vjeçar diktatorial, individi ishte përball alternativave jetike, ku një pakënaqësi e shfaqur në public, I jepte rrokullimën gjithë familjes dhe të afërmëve sëbashku. Sot spiunimi (I padokumentuar) është më pak përfshirës duke shpërblyer limitisht vetëm personin të cilit favori i zgjat fare pak (është afatshkurtër). Pra evoluimi ynë, nuk ka hequr asgjë nga tradita e shkuar njerëzore. Sërisht ka njerëz që spiunohen dhe spiunojnë. Tradhëtohen, eliminohen apo lartësohen; për se??! Ndryshe ndodh kur ky fenomen realizohet në emër të një çështjeje madhore (interesat shtetërore). Ne, mbetemi rishtas ato qëniet ku ndërgjegjen e komandojmë drejt nevojave prioritare, panvarësisht evoluimit. Evoluon vetëm forma, përmbajtja është e njejtë.
Kur nis një histori spinunësh, ne kemi shumë çka mund të rrëfejmë, aq shumë sa shprehjet “të gjithë shqiptarët janë fuksa pa pagesë” të krijon një shije aspak të mirë. Nam ky aspak dinjitozë, por nëse shfleton faqet e historikut të dosjëve shqiptare, befas je pa fjalë për format dhe përfshirjen e tyre. Nuk kemi pse inspirohemi nga Mata Hari, Frank Sinatra, Greta Garbo… pasi kemi nje listë të gjatë emërore spiunësh Shqiptarë ku dominojnë meshkujt. Femrat janë kaq pak saqë ështe i pakonsiderueshëm emri i Pashkë Prelës, masakruar me thikë nga kryebanditi i spiunuar prej saj në sy të fëmijëve. C.I.A, K.G.B. UDB, MI-6, SIM, shërbimet sekrete të cilët konkuronin me format, shkollën dhe njerëzit të cilit rekrutoheshin sa te njëra palën në tjetrën. Shqipëria si vend komunist imitonte vendet me histori të suksesshme spiunimi. Disa elemente u specializuan në shkolla të rëndësishme ruse dhe jugosllave, por pikërisht këtu nisin edhe historitë e tradhëtisë e bashkëpunimit reciprok. Ato që qeveria Shqiptare financoi t’i profesionalizonte, për ironi ishin në bankën e të akuzuarve si spiunë të palës tjetër në vitet në vijim (Kadri Hazbiu,Mehmet Shehu). Pra, spiunit askush nuk ia pa hajrin, as vetes së tyre jo e jo. Pas ndërrimit të pushtetit kemi dëgjuar dhe parë forma apo metoda tragjike spiunimi. Kemi dëgjuar histori ku megjithë sakrificat e paimagjinueshme, fundet kanë qënë kryesisht tragjike. Spiunë që rrezikuan kaq shumë për të mirat finaciare… dhe u shpërblyen me para të fallcifikura duke i lënë në asgjënë e trokës dhe burgut (Ciceroni). Të tjerë pushtetarë me emër në regjimin komunsit studiuar për spiunazh dhe asfiksuar nga presionet dhe gjithë ai pushtet tullumbac që dukej në mediat apo aktivitetet e rradhës duke plasur më pas me zhurmën dhe zhdukjen që sjell vetëm bomba. Armiq të popullit, bashkëpunëtorë me armikun,spiunazhit etj etj.. Edhe kunati i mbretit zog spiunonte në favor të UDB, madje ai ishte edhe një nga ndihmësit e ardhjes së tij në fron. Por edhe Ceno bej Kryeziu (kunati I zogut) u ekzekutua nga 23 vjeçari Alqivjadh Bebi.
Historitë e spiunazhit janë pothuajse me funde aspak të kënaqshme pasi vazhdimisht ose janë tradhëtuar nga dikush, ose janë vetë-eliminuar, ose janë shitur,ose janë masakruar.. Si do që t’i sjellësh, në të gjitha versionet… humbësit më të mëdhenjë janë vetë ata. Humbja e tyre nuk mbaron vetëm me dështimin apo largimin e tyre, ajo vijon të njollosë pinjollët dhe bashkëpunëtorët e deklaruar apo jo. Jetët njerëzorë të cilave u është rrobëruar jeta, nuk munden kurrsesi të fshijnë të vetmin emër ( zbulimi është vetëm çështje kohe) që u solli atë tragjedi. Sot, po dëgjojmë reagimet e emrave të dëmtuar nga të tmerrshmit e sigurimit të shtetit. Justina Aliaj më thotë se tani mundem të fle e qetë se ata që ma banë mundem ti shoh në sy. E njejta gjë ndodh edhe me Maks Velon i cili pasi lexoi dosjet, lëshoi deklarata që na lanë pa fjalë pasi shtrirja e makthit ishte deri në shtëpi. Ilir Demaliaj babai e bëri të marrë ta shpëtonte nga kthetrat e mostrës komuniste. Por format, presionet, nuk mund të shërohen kurrë më.
Histori të vërteta
Përgjigje që mbahen mënd
Kadri Hasbiu për shtetin e ri.
Kur Vlash Sh. e pyeti Kadriun që I takonte moshës së djalit të tij aspirues për karrjerë ushtareke se ” pse or lal nuk po na veni icik rregull?”. Hazbiu i përgjigjet – “Feja ka 2000 vjet që thotë mos vidhni, mos plackinsi, mos vrinsi, mos bëni keq dhe prap njerëzit vazhdojnë edhe të vjedhin, edhe të plackisin edhe të bëjnë keq. Ne me dy vjet do i bëjmë të gjitha këto?!
Si u kap nga sigurimi Pader Antoni
Sheqeri, tradhëtari i heshtur
Anton Harapi (5 Janar1888-20 Shkurt 1946) Frati françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Mbahet mënd fjala e tij e fundit para pushkatimim teksa ushtari e pyet “pse po e ruan veladonin nga balta pasi në baltë do shkosh ?” “Dua të jem i pastër e i panjollosur siç kam qënë gjithë jetën”, – përgjigjet prifti.
Ndalohet nga sigurimi më 6 qershor 1945 dhe ekzekutohet më 20 shkurt 46’
Jemi në veri të Shqipërisë, aty ku regjimi i sapo ardhur Hoxhian e kishte etiketuar si zona më e nxehtë antikomuniste. Partia kishte ngritur grupet anti- bandë të cilat ishin stërvitur nga sigurimi i shtetit. Ati strehohej në një shtëpi të izoluar, ku jetonte e vetme një grua e moshuar. Grupi i sigurimit hyri për kontrollin e rradhës dhe në kohën që po pyeste gruan se me cilin jetonte, pikasën në tavolinë grimcat e sheqerit. Në ato zona të thella dhe në ato vite, sheqeri ishte i pa njohur për popullatën e varfër. Sytë vigjilentë të kryetarit të grupit qëndruan te sheqeri. Ai urdhëroi skuadrën të kontrollonte jashtë shtëpisë, e cila ishte e rrethuar me misra. Gjatë kontrollit në arë, mes misrash, gjejnë të mbledhur kruspull Patër Andonin.
DOSJA 1086: “Trupi gjykues i perbamë nga Kryetari major Irakli Bozo, antarë majorët Tonin Jakova dhe Gjon Banushi, sekretar aspirant Thoma Rino dhe Zalo Xhomaqi, e prokuror major Misto Treska, me datën 1 Janar 1946 marrin në pyetje At Anton Harapin dhe e dënojnë me vdekje.”
Jemi rreth viteve 80’, koha me mjerimin më agresiv Shqiptar, vitet e fillim-tollonave ushqimore, koha e rradhave dhe asgjësë. Por ishin vitet kur sigurimi i shtetit ishte më i konsoliduar se kurrë. Qenë goditur armiq e bashkëpunëtorë dhe asgjesuar një numër i madh Shqiptarësh të dyshimtë.
Fati i keq i Fatmirit Brahos ( Revolveri)

Muzeu Kombëtar ishte në fillimet e tij kur Fatmir Braho punonte atje. Drejtuese e institucionit ishte nusja e djalit të diktatorit Hoxha, Teuta Hoxha. Një grua e dyshimtë në ndjeshmërinë dhe raportet me njerëzit, por e komentuar për cmenduritë dhe veset saj. Atë mëngjes Fatmiri shkoi si zakonisht në punë, por aty e prisnin punonjësit e zyrave fatkeqe të Ministrisë së Brendshme. Pyetjet se pse mungon revolveri heroit X në stendën e tij, shoqëroheshin me goditje dhe kërcënime të shumta. Presionet shoqëroheshin me pyetjet jo vetëm personale por edhe për emrat e shokëve që “kanë përvetësuar pasurinë socialiste”. Disa nga familjarët e tij ishin me pozicione të rëndësishme dhe mundën të frenonin disi dorën e dhunës deri në një moment të dytë reflektimi. Rreth ores 03.00 të mengjesit, pas insistimeve familjare pa lajmëruar askënd, pa ndjenja, e hedhin në rrugë dhe e lënë në gjendje shoku. Dikush që e njeh e merr dhe e sposton në shtëpi, por situata shëndetsorë ishte me probleme. Në ditët në vijim punonjësit e sigurimit e vizitonin në shtëpi për të vazhduar presionin mbi shokët, por asgjë nuk ndryshoi në rrefimin e tij. Me kalimin e ditëve shëndeti përkeqësohet më shumë dhe ai kalon paralyze dhe infarkt. Shtrimi në spital nuk i pengoi aspak punonjësit e sigurimit ta mernin në pyetjet edhe në atë gjendje delikate se cili nga shokët kishte dëmtuar pasurinë e shtetit. Vetëm ashtu ata do ta linin të qetë. Përgjigje nuk morën, por ata sistematikisht ishin aty.
Publiku Shqiptar është njohur me një nga skeçet popullore të Estradës së Tiranës së viteve 90 Revolveri, ku aktori Vasillaq Vangjeli, Xhevahir Zeneli ,Veli Rada, Skënder Sallaku në regjinë e Koco Devoles kanë mishëruar pikërisht figurën e Fatmirit fatkeq. Kjo ngjarje është frymëzuar nga rrëfimi që i ka bërë vetë ai për historinë e hidhur që përjetoi. E pathëna e kësaj ngjarjeje është se familjarët e Fatmirit, të vërtetën e thënë nga goja e tij e morën vesh vetëm kur shkuan në gjermani dhe po realizohej intervista për dhënien e azilit politk. Aty e shoqja, Liliani dhe fëmijët dëgjuan për të parën herë të vërtetën dyshuese nga goja e të shoqit. Heshtja ishte një sakrificë për të lënë të qetë të paktën familjen e tij.
E vërteta e zhdukjes së revolverit
Në vitet që po i referohemi ngjarjes sonë, një nga praktikat e zakonshme në shkolla ishte edhe njohja e brezit të ri me luftën antifashiste nacional-çlirimtare. Si pjesë e praktikave mësimore ishin edhe mësimet e hapura në muzetë e vëndit. Atë ditë një grup fëmijësh kishin shkuar për të zhvilluar mësimin pikërisht në Muzeun Kombëtar të Tiranës. Njëri nga fëmijët u tundua nga revolveri i ekspozuar dhe papritur e mori dhe futi në çantë. Kur mamaja e djalit u përball me këtë fakt në shtëpi, Fatmiri ishte mbyllur në një birucë dhe po rrihej për vendndodhjen e revolverit të zhdukur në zyrat e errëta të Sigurimit. Të nesërmen në mëngjes, nëna e fëmijës shkon dhe dorëzon objektin e humbur duke bërë të lërohet edhe Fatmiri nga akuza e vjedhjes, por ai tashmë kishte parë anën e errët të këtyre zyrave ndaj ishte i vëzhguar për t’i gjetur një kleçkë e për ta eliminuar përfundimisht.
Më vonë nisi puna për piramidën dhe Fatmiri u transferua atje si kujdestar përgjegjës dhe ndjekës i punimeve të reja. Duhej një shkak më absurd që të eliminohej si dëshmitar, ndaj rithërritet, tashmë më një akuzë shumë herë me të rëndë dhe të pavërtetueshme: u akuzua si“Bombë-vënës”. Fatmiri thërritet sërisht dhe rinis dhuna. Goditet furishëm në gjoks, ndërkohë që plagët e para nuk kishin mundur ende të shëroheshin.
Nën kujdesin e doktor Petrelës, për rreth 4 muaj, tashmë me memorje të humbur, kalon në hemoragji cerebrale, si dhe dëmtimeve serioze motore. Izolohet në një dhomë të veçantë që spitali e përdorte për personat e kësaj kategorie për tu kontrollaur non-stop nga Sigurimi i shtetit. Askush nuk kishte te drejtë të hynte, përveç familjarëve të ngushtë. Fati i mirë i tij qe se infermiera qëlloi kushirira e parë. Ajo duke e ditur situatën, nuk lejonte që t’i bënin gjilpërat persona të tjerë nga frika e një injeksioni fatal. Inxhinierja e Piramidës, vegël e sigurimit të shtetit, Raimonda Kumbaro, vinte dhe e vizitonte për t’i kërkuar shkakun e vënies së bombës (ndërkohë që ai luftonte me jetën).
Trazirat në ballkanin e zemëruar, ndikun në lënien pas dore të situatave të tilla vëzhguese, duke krijuar frymëmarje në programin e tij për tu larguar nga vendi që i krijoj kaq problem. Prehet prej 6 vjetësh në Francë, njëri nga vendet pritëse. Ai pati një jetë të tronditur, pasojat e së cilës nuk mundi t’i kalojë kurrë megjithë dashurinë dhe përkushtimin e familjes së tij të mrekullueshme.
Komentet