Stoltenbergu është pritur me një ceremoni zyrtare të mirëseardhjes nga Kryeministri i vendit, Edi Rama, me nderimet më të larta shtetërore. Pas kësaj ceremonie ka filluar takimi mes dy delegacioneve
TIRANË -Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergu, ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të vizitës së tij zyrtare që do të zhvillojë gjatë ditës së sotme në Shqipëri.
Ai do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.
Stoltenbergu është pritur me një ceremoni zyrtare të mirëseardhjes nga Kryeministri i vendit, Edi Rama, me nderimet më të larta shtetërore. Pas kësaj ceremonie ka filluar takimi mes dy delegacioneve.
Pas takimit Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergu, do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndërkohë Stoltenberg do të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. aa
Komentet