Asgjë nuk është e konfirmuar, por Sefer Seferi i ka gjasat më të mëdha për të qenë kundërshtari i Furyt, ish-kampionit botëror i peshave të rënda.
Fury njoftoi rikthimin e tij në ring javën e kaluar.
Por, kush do të jetë kundërshtari i tij i parë pas rikthimit?
Sipas mediave angleze, favoriti kryesor për të luftuar me të është boksieri Sefer Seferi.

Tyson Fury opponent
METRO GRAB taken from: http://boxrec.com/media/index.php/Sefer_Seferi
Credit: Box Rec
39-vjeçari shqiptar gjatë karrierës së tij ka 24 meçe profesionale, prej tyre 23 fitore, 21 me nokaut dhe një humbje.
Përveç mediave, edhe kompanitë më të mëdha të basteve në Angli e favorizojnë Seferin, të cilin e shohin si kundërshtar të ardhshëm të ish-kampionit të botës.
Fury para tri viteve mposhti boksierin ukrainas, Wladimir Klitschko, por shumë shpjet humbi titujt, pasi u suspendua nga Federata Ndërkombëtare e Boksit për shkak të dopingut. /Gazeta Express/
Kundërshtarët e mundshëm të Fury, Seferi më i favorizuari:

Komentet