Analisti Genc Burimi, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar situatën politike dhe ngjarje te fundit në vend.
Ai ka deklaruar se kreu i PD Sali Berisha duhet të kuptojë që gjyqi për vulën e PD nuk është mes tij e Ramës, por mes tij dhe amerikanëve, të cilët nuk e duan në pushtet.
Burimi ka deklaruar se Alibeaj duhet të tërhiqet nga kjo farsë, ndërsa tha se për PD beteja kryesore nuk është ajo më 14 maj, por ajo e vitit 2025 me zgjedhjet e përgjithshme.
Ai tha se grupimi i Alibeajt nuk ka marrë peng vetëm Partinë Demokratike, por edhe të ardhmen më demokratike të shqiptarëve.
“Vendimi i marrë sot nga gjykata sido të jetë nuk do të jetë i favorshëm për grupin e Berishës. Jemi në vazhdën e asaj që ndodhi në 2021 me shpalljen non grata të Berishës.
Sido ta kthejmë çështjen, është që drejtësia në vend është e kontrolluar nga amerikanë, janë ata që kanë zgjedhur drejtuesi e drejtësisë, qenë të pranishëm edhe sot në sallën e gjyqit, pra procesi nuk është mes Ramës dhe Berishës por administratës amerikane dhe Berishës.
Nesër edhe po të vijë në fuqi opozita, a mund të bahet kështu kjo drejtësi? Duhet dalë nga debati aktual sot.
Cilido vendim nuk do jetë në favor të Berishës. Ai duhet të kuptojë që problemi i tij nuk është Rama por grupi i disidentëve që i kanë marrë partinë peng.
Atë takime derë më derë duhet ta bëjë me ato që i shkojnë pas Alibeaj, sepse kanë marrë peng të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Duhet të tërhiqen.
Rama në pushtet është deri në 2025 ka kohë ende. në maj kjo PD e Berishës është e aftë të mundë të paktën Veliajn. Beteja përfundimtare është në 2025.
Deri atëherë farsa me vulën duhet të ndaloje.
Kjo mbaron vetëm me tërheqjen moralisht të grupit të Alibeajt se është turp. Amerikanët nuk e duan Berishën në pushtet, por kjo nuk do ë thotë që duhet ta pranojmë, ka limite. Amerikanët duhet të kuptojnë që nuk jemi Arabia Saudite.
Rama i ka krahët e ngrohta nga administrata aktuale në SHBA. Për të avancuar presioni duhet bërë tek grupi i Alibeajt. Presion moral e politik.
Nëse PD është në këtë situatë sot, është mëkat i Ramës por më shumë është i Alibeajt”, ka deklaruar ai.