Poezia i kushtohet indiferencës së intelekualëve gjermane që e lejuan Holokaustin.
“Së pari ata erdhën …” është një poezi e famshme shkruar nga pastori Martin Niemöller (1892-1984) që i kushtohet indiferencës së intelektualëve gjermanë pas ardhjes të nazizmit në pushtet, të cilët i arritën qëllimet e tyre duke i bërë spastrimet me rradhë, grupe pas grupesh, ndërsa inteligjencia gjermane heshti. Dhe jo vetëm ajo. Heshti gjithë Europa. Poezia është shumë e njohur dhe përdoret si një model për të denoncuar rreziqet nga apatia politike dhe gjumi intelektual.
“First they came …” me gjithë theksin provokativ është një hymn kundër egocentrizmit intelektual, që bëhet i rrezikshëm, sepse lejon tragjedi të përmasave. Versioni i kësaj poeme që filloi qarkullimin e saj nëpër botë nga vitit 1950, është vendosur në Muzeumin Memorial të holokaustit në Washington D.C. Lexuesit po ia sjell këtë version të shqipëruar prej meje dhe versionet gjermanisht dhe anglisht.
Në fillim ata iu sulën…
Në fillim ata iu sulën Socialistëve
dhe unë heshta –
sepse nuk isha socialist
Pastaj ata iu sulën Sindikalistëve
dhe unë heshta –
sepse nuk isha sindikalist
Pastaj ata iu sulën hebrejve
dhe unë prapë heshta-
sepse nuk isha hebre
Pastaj më erdhi rradha mua
m’u sulën mua
por s’kishte mbetur më askush
për mua të fliste
—
First they came…
First they came for the Socialists,
and I did not speak out—
Because I was not a Socialist.
Then they came for the Trade Unionists,
and I did not speak out—
Because I was not a Trade Unionist.
Then they came for the Jews,
and I did not speak out—
Because I was not a Jew.
Then they came for me—
Als sie die…
—
Als sie die Sozialdemokraten einsperrten,
habe ich geschwiegen;
ich war ja kein Sozialdemokrat.
Als sie die Gewerkschafter holten,
habe ich nicht protestiert;
ich war ja kein Gewerkschafter.
Als sie die Juden holten,
habe ich geschwiegen;
ich war ja kein Jude.
Als sie mich holten,
gab es keinen mehr,
der protestierte.”
Niemöller krijoi shumë versione të poemës së tij, të cilat gjatë karrierës shpesh iu keqintepretuan. Më 1976, Niemöller përgjigjet rreth origjinës së poezisë dhe Fontacioni Martin-Niemöller-Foundation e konsideron këtë versionin klasik.
“Kam bërë formulime të ndryshme, thotë Niemöller në këtë intervistë, por ideja është e njëjta, ne lejuam qetësisht që në fillim t’u ndodhë komunistëve, pastaj sindikalistëve, ne i lejuam vetë Social-Demokratët të humbisnin. Sepse thamë “e ç’na duhet ne të merremi me ta. Po ashtu edhe Kisha në fillim nuk u shqetësua se çfarë po bënte politika. Por më 1933, ne krijuam Federatën e Emergjencës të Pastorëve (Pfarrernotbund) dhe në pikën 4. të aktit themelues të saj ne shkruam se për çdo sulm kundër hebrejve që bëhet vetëm sepse ata janë hebrej, ne si Kishë do të themi “JO”. Ky prononcim ndofta është i pari kundër-antisemitizmit.”
Martin Niemöller ishte një pastor (prift protestan) gjerman lindur më 1892 në Lippstadt. Në fillim Niemöller ishte antikomunist dhe mbështeste Hitlerin, por u zhgënjye shpejt dhe pas kësaj udhëhoqi një grup klerikësh në opozitë kundër Hitlerit. Më 1937, ai arrestohet dhe dërgohet në kampet e përqendrimit në Sachsenhausen dhe Dachau, dhe del prej tyre i gjallë më 1945. Ai qëndroi në Gjermani dhe vazhdoi rrugën e klerikut për ripajtimin e popullit gjerman. Ai nuk jeton më prej 1984, por poezia e tij si një rebelim kundër letargjisë së intelektualëve, vazhdon rrugëtimin në përherësi, sepse indiferenca iu ka mbijetuar tragjedive.
Komentet