Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës nuk ka kërkuar ekstradimin ose arrestimin e Ramush Haradinaj, tha prokurori special David Schwendiman.
Schwendiman për “Vecernje Novosti” bëri të ditur se Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze, në bazë të urdhër-arrestit të Serbisë.
“Kjo nuk është bërë me kërkesën time”, tha Schwendiman.
Schwendiman tha gjithashtu se ai nuk ka dashur të komentojë mbi hetimet e tanishme, si dhe kush janë të dyshuarit e mundshëm kundër të cilëve mund të priten akuza, madje edhe kur do të publikohen aktakuzat.
“Ne ende nuk kemi arritur atje”, tha Schwendiman. zeri
Komentet