Ministri i Ekonomisë, sapo ka mbërritur në ambasadën zvicerane në Washington në kuadrin e vizitës së tij javore në SHBA, deklaroi se dëshiron të eksportojë në Amerikë modelin helvetik të kualifikimit profesional.

Schneider-Ammann ka takuar përfaqësues të politikës dhe ekonomisë amerikane, duke theksuar rëndësinë e një formimi profesional për një karrierë të suksesshme, e gjitha kjo edhe pa qenë nevoja për të kryer shkolla të larta.

Këshilltari federal ka takuar edhe përfaqësues të ministrisë së Bujqësisë. Në këtë fushë është firmosur një marrëveshje për të mbështetu tregtinë e prodhimeve bio mes Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Marrëveshja i zvogëlon shpenzimet e mëdha për Konfederatën, krijon një mundësi të re dhe do të ketë ndikime pozitive në tregun e punës në të dyja vendet,” tha Schneider-Ammann.

sda-ats