Sashenka, prej disa vitesh nuk dijme asgje per ty, duket sikur i jeni “pervjedh” vendlindjes, Mirdites”. Ku beheni?
“Pervjedhur” do te ishte nje fjale e pershtatshme per te pershkruar raportin tim disi jopublik me Rreshenin tashme, krahasuar me vitet e shkolles se mesme kur mundohesha te merrja pjese ne shumicen e aktiviteteve publike me te rinjte mirditore. Me mbarimin e gjimnazit “u shperngula”, si shumica e 17-18 vjecareve te kohes, per te vazhduar studimet ne Tirane per Shkenca Politike ne Universitetin e Tiranes dhe per Marredhenie Nderkombetare ne Universitetin Europian te Tiranes. Kete vit po mbaroj studimet ne Universitetin e Oksfordit per Studimet Ruse dhe te Europes Lindore.
Ju mbeteni ne kujtese si nje nga gjimnazistet më ekselente te ketyre 20 viteve tranzicion. Ka vazhduar e njejta histori suksesi?
Gjimnazi i Rreshenit ka pasur jo pak histori suksesi e une jam vec nje pjese shume e vogel e historise se tij. Ne fakt i jam mirenjohese ketij gjimnazi, pasi rezultatet perfundimtare ne maturen shteterore me dhane mundesine e nje burse ekselence ne Universitetin Europian te Tiranes. Studimet universitare kane qene nder me te mrekullueshmet dhe ndricueset qe kam perjetuar ndonjehere dhe rezultatet reflektuan kete pasion timin duke qene se ne 2012 aplikova per ne Oksford dhe tani jam ketu.Perse zgjodhet nje universitet privat, dhe a jeni e penduar per kete gje?
Ne fakt 2008-ta ka qene nje vit i dilemave per mua. Ne fillim ne lidhje me drejtimin/degen qe doja te zgjidhja, e me tej ne lidhje me universitetin. Bursa e universitetit privat erdhi ne nje moment vendimtar. Pavaresisht se ne ate kohe arsimi privat kishte nje reputacion negativ, vendosa ta pranoja bursen. Isha e bindur ne ate kohe, ashtu sic jam dhe sot, qe gjithcka varej nga vullneti im per te eksploruar, studiuar dhe kuptuar boten e shkencave sociale dhe UET-i ne ate kohe po me ofronte ate cfare me duhej: nje biblioteke, profesorë me te cilet mund te komunikoja njerezisht dhe nje administrate qe me trajtonte me dinjitetin e nje studenti; u ndjeva studente qe ne momentin e pare. Vazhdova njekohesisht Shkencat Politike ne Universitetin e Tiranes, por ne asnje moment nuk e vura ne dyshim zgjedhjen per t’i dhene nje mundesi vetes ne UET. Ka qene vendimi i duhur.
Sa mund te krahasohet nje student i nje universiteti privat ne Shqiperi, me te tjere te njohur ne Europe?
Besoj qe statusi i studentit nuk vjen nga jashte por nga brenda. Nuk ka asnje universitet ne bote qe te ben student nese nuk ndjehesh si i tille dhe nuk punon per kete status. Kam njohur studentë te mrekullueshem ne universitetet shqiptare ashtu si dhe studentë qe nuk e meritojne kete emer, pa ndonje dallim midis statusit te tyre si “te privatit” apo “te publikut”, ata ishin vec studentë dhe asgje nuk i dallonte. Keshtu, studentet e mire shqiptar nuk kane asnje dallim me studentet kudo ne bote, pavaresisht universitetit ku jane arsimuar.
Keni qene nje nxenese racionale, dmth, studionit por dhe perfshiheshe ne aktivitete te shumta, ka vazhduar e njejta gje edhe ne universitet?
Pervoja me aktivitetet ne gjimnaz ka qene e cmuar. Kam kujtimet me te bukura nga koha ne Qeverine Studentore, ne Parlamentin Rinor, ne aktivitetet me Vullnetaret e Korpusit te Paqes, sidomos Modeli i Pare i Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi, organizuar me 2007-en e shume te tjera. Keto pervoja kane qene themelore per cfare ka vazhduar me tej ne universitet.
Eshte vene re se stinen e pushimeve, dmth muajt e veres me shume t’i kaloni jashte se brenda vendit. Ku dhe pse?
Eshte e vertetë, sidomos gjate verave te viteve universitare kam udhetuar shume. Fillimisht Universiteti Europian i Tiranes ofronte mundesi te ndryshme per studentet me te mire, por edhe aktivitetet qe permenda me pare gjate gjimnazit me kane ndihmuar per te vazhduar me tej me shume projekte. Keshtu, ne 2010, e dale nga Modeli i Pare i Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi, perfaqesova Shqiperine, bashke me nje student tjeter, ne Kuala Lumpur (Malajzi) ne Modelin Global te Kombeve te Bashkuara per te rinjte. Me tej kane qene në shume konferenca e trajnime ne pothuajse te gjitha vendet e Ballkanit e shume vende te Europes qe me kane pasuruar si njeri.
Cilat jane pervojat me interesante qe keni kaluar?
Sigurisht vizita ne Malajzi ka qene e pakrahasueshme. Ky ishte vendi i pare aziatik qe vizitoja e mbi te gjitha ishte vendi i pare me nje zhvillim te atille. Ne ate kohe, nje studente e vitit te dyte, krijova bindjen se fuqite e ardhshme ekonomike do gjendeshin ne Lindje. Pervojat e tjera me te cmuara kane qene ne Ballkan: Kosove, Serbi, Maqedoni, Turqi. Duket e cuditshme, por gjate disa aktiviteteve me te rinjte ballkanas te ketyre vendeve aq te aferta e aq te largeta njekohesisht kam pasur eksperienca te paharrueshme. Kjo per faktin se vëreja qe tiparet qe na bashkonin me popujt fqinj ishin me te shumta se ato qe na dallonin. Nganjehere dukej absurd fakti qe keta te rinj qe tashme qeshnin, shoqeroheshin, dashuroheshin me njeri-tjetrin deri para disa vitesh e kishin perceptuar tjetrin si armik te perbetuar. Keto eksperienca e kane shumfishuar kuriozitetin tim per te studiuar Europen Lindore dhe Ballkanin. Sigurisht, ky vit ne Oksford e ka zbukuruar mendjen dhe imagjinaten time.
Na bej nje qasje te asaj çfare karakterizon nje student shqiptar me nje amerikan apo europian, fjala bie!
Besoj se studentet kudo ne bote nuk kane dallime te medha, te pakten une per asnje moment nuk e kam ndjere veten te ndryshme prej studenteve europianë apo atyre amerikanë me pare apo tani qe jam ne kontakt te perditshem me ta. Megjithate, ndjej se ka nje ndryshim ne motivimin qe shtyn shumicen e studenteve ne perendim prej atij qe shtyn shumicen e studenteve shqiptar per te vazhduar studimet universitare. Ka qene shume e trishte te shikoja sesi universiteti u be nje tip “normaliteti” ne Shqiperi keto kohe dhe gjithkush shkonte ne universitet pasi shoket dhe shoqet po benin te njejten gje dhe kjo ishte menyra per te gjetur neser nje “pune”. Jo rralle studentet ishin te pamotivuar, disi te tehuajsuar nga arsyet pse ishin ne ato salla leksioni, pse po zgjidhnin te vazhdonin me tej, pse madje po kerkonin te ndiqnin akoma nje master; nje krize e vertetet arsyeshmerie dhe motivacionesh. Me pak fjale, te rinj pa nje qellim. Nuk mund te pergjithesoj pasi Oksfordi eshte nje universitet elitar, por besoj qe ajo qe i ka mbledhur keta studentë ne universitet eshte pasioni, kurioziteti, vendosmeria per te zbuluar e kuptuar, madje edhe per te gjetur nje pune, por ky jo si nje proces mekanik, por i drejtuar nga qellime, endrra e mbi te gjitha pune. Keta e dine se askund nuk ia dilet pa pune dhe mundim. Nuk jam e sigurt nese studentet shqiptar e kane kuptuar kete pjese.
Sa do te vazhdoje shkollimi juaj dhe ku?
Shkollimi im do te vazhdoje gjithe jeten. Librat jane shkollimi im e besoj se kam nje raport dashurie me ta. E shikoj veten gjithmone ne universitet, me studentë, duke kerkuar neper biblioteka, qendra studimore, arkiva. Mendoj se se shpejti do vazhdoj me studimet e doktoratures por akoma nuk e kam vendosur ceshtjen specifike apo temen qe me shtyn te kerkoj e hulumtoj per vite me rradhe.
Ne kendveshtrimin e nje studenteje ekselente, si e shikon ecurine e vendit tone, pershtypja e bashkemoshatareve te tu europiane per Shqiperine?
Te them te drejten kam perjetuar ndjesi jo te kendshme kur shikoja pershtypjet negative qe studentet e huaj kishin per vendin tone, pasi ndoshta kishin hasur ne eksperienca jo te mira me shume shqiptarë apo niseshin nga disa stereotipe kulturore. Keshtu, pershtypjet e te huajve per Shqiperine vareshin shume nga eksperiencat qe ata kishin pasur me shqiptare. Nderkohe ne lidhje me pershtypjet e mija per Shqiperine do te me duhej nje hapsire me e madhe per t’i permbledhur, por preferoj ta shikoj goten gjysme plot.
A keni pikesynime pas shkollimit, do punoni ketu apo jashte vendit?
Besoj qe per momentin do vazhdoj me studimet jashte vendit. Punesimi i mundshem pas tyre, sic e theksova me pare, do te jete gjithnje i lidhur me universitetin, bibliotekat dhe studentet.
Çfare ofron vendi yne per studentë te ketij standarti?
Perjetoj nje ndjesi negative kur takoj studente shqiptar te talentuar, qe kane investuar shume ne edukimin e tyre kudo neper bote, te cileve dyert u jane mbyllur ne Shqiperi, apo te vetmet dyer qe u jane hapur kane qene ne forumet partiake. Vendi yne investon pak ose aspak per studentet e vet, shume prej te cileve zgjedhin te mos kthehem me ne Shqiperi, pasi puna e tyre vleresohet me shume diku tjeter, dhe ky eshte me teper vleresim moral sesa financiar.
E ndiqni politiken dhe a ndiheni e angazhuar?
Politiken e ndjek sigurisht, e ndjek pasi e studioj, e ndjek per te kuptuar aktoret, vendimmarrjen e tyre, strategjite, diskursin politik, motivimin e aktoreve. Keshtu, politika dhe politikja jane objekte studimi qe shkojne pertej kuptimit te perditshem te asaj cfare ndodh ne nivel partiak.
A mendon se politika, jep oferte konkuruese per ata qe mbarojne studimet?
Besoj qe konceptimi qe ka nje studiues per politiken eshte i ndryshem nga ai i aktoreve qe angazhohen. Keshtu, ne kendveshtrimin tim politika eshte nje koncept shume me i gjere sesa partite dhe ofertat e tyre. Nese pyetja u referohet ketyre te fundit jam e paafte te pergjigjem, pasi nuk kam informacion per menyrat e rekrutimit. Besoj qe te rinjte qe duan te angazhohen me forumet partiake e kane kete mundesi.
Si ndihet familja me Sashenken studente?
Lidhja qe kam me familjen eshte e pakrahasueshme. Ata jane ndjere gjithnje mire per cdo zgjedhje timen, kurdo, ashtu si dhe une me zgjedhjet e tyre. Ne te gjithe po vazhdojme me punen tone, qe ne nje menyre a nje tjeter eshte e lidhur me studime, ndaj dhe “statusi” im si studente nuk eshte i vecante ne familje. Pasionin per librat une e kam gjetur pikerisht ne familje, fillimisht ne librat e rafteve te prinderve e pastaj edhe ne librat e motres sime, ndaj asgje nga ato cfare po bej une tani nuk perben nje cudi per ta. Sigurisht, te gjithe ishim te lumtur kur une erdha ne Oksford e une jam e lumtur per cdo arritje te tyren.
Dhe e fundit, raporti me vendlindjen, thjeshte nostalgjik apo diçka me teper?
Rresheni do te jete gjithnje shtepia ime, ndoshta i vetmi vend ne bote qe therras “shtepi”. Prinderit e mij jetojne atje dhe une cdo vit kaloj nje pjese te mire te veres ne Rreshen. Keshtu, lidhja me e forte qe une kam me Shqiperine eshte vendlindja. Per me teper, vazhdoj te jem qytetare e Rreshenit ndaj raporti eshte intim, aspak nostalgjik./2013