Shtëpia butuese ‘Botimet FISHTA’, promovoi së fundi në Sarandë librin “HEBREU I FUNDIT” të shkrimtarit Shkëlqim Hajno.
Me kërë rast, në mjediset e kompleksit Hotel “DEMI” u organizua një sesion ku pjesëmarrësit, krijues, kritikë e studjues, intelektuale të fushave te ndryshme dhe dashamirës të letërsisë, ndoqën disa referime mbi krijimtarië e prozatorit Shkëlqim Hajno.
Për librin “HEBREU I FUNDIT” ligjëratën kryesore e mbajti Thoma Sterjopullo, prozator dhe pëkthyesi i Kadaresë në gjuhën greke. Referuesi u ndal ne ristitë dhe prurjen e këtij libri në tregimtarinë dhe novelistikën shqiptare, duke veçuar disa tregime si dhe novelën “Pushime në Bohotinë”.
Krijuesi Hekuran Halili në trajtesën e tij “Një libër sa një jetë dhe një jetë sa një libër” bëri një vështrin mbi mbi vlerat e 27 tregimeve dhe tri novelave që përmban vëllimi.
Studjuesja Natasha Lushaj (Spahiu) , redaktore e librit “HEBREU I FUNDIT” foli mbi veçoritë stilistike dhe dramat e personazheve, duke bërë një vështrim krahasues edhe me librin e parë të këtij autori: “Vjedhësi i viteve”, botuar ne vitin 1980, nga shtëpia botuese “N.Frashëri”.
Për aspekte te ndryshme të krijimtarisë së shkrimtarit Hajno dhe specifikat e librit “HEBREU I FUNDIT” folën edhe studjuesi dhe drejtuesi i entit botues “Botimet FISHTA”, Frano Kulli, gazetari dhe shkrimtari Thanas Dino, etj,.
Në eventin kulturor: promovim i librit HEBREU I FUNDIT”, pjesëmarrsit ndoqën me emocione të veçata interpretimin e regjisorit dhe aktorit të njohur Vangjel Agora, i cili solli me fjalen artistike atmosferën e tregimeve “Lotët e babait” dhe “Arhondi i Rexhinës”.
Veprimtaria e mësipërme u pëmbyll me një perfomancë buze detit të trompistit Rait Qendro, ardhur enkas për këtë aktivitet nga Athina si dhe nje duet solistik në violina përgatitur nga violonisti Zamir Brinja. /sarandaNews.al//