Kryeredaktor i SYRI TV, Romir Saraçi, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko ka folur për thellimin e aferës “McGonigal” në SHBA dhe nisjen e sekuestrimit të pasurive.
Saraçi ka theksuar se ndërkohë që drejtësia amerikane kërkon sekuestrimin e pasurive të McGonigal në këto pasuri përfshihet edhe një kompani e McGonigal që ndodhet në Shqipëri.
Sipas gazetarit, aktiviteti i drejtësisë amerikane po shtrihet edhe në Shqipëri për kompaninë e McGonigal-Rosini-Neza-Disdari që kanë hapur në Shqipëri.
“Këta personazhe të lidhur drejtpërdrejtë me rusët dhe ne duhet të dimë aktivitetin e tyre në Shqipëri pasi kemi folur për fusha nafte, puse nafte, për oligarkë rusë që kanë marrë koncesione nafte drejtpërdrejtë dhe del i përfshirë Damian Gjiknuri dhe kjo është detyrë e drejtësiëë shqiptare”, u shpreh Saraçi.
Saraçi: Këto janë dokumenta zyrtare të drejtësisë amerikane që japin fakte të reja sa i përket kësaj çështje. Është zbardhur episodi që lidh McGonigal, Agron Nezën dhe Deripaskën, pra këta dy personazhe me kompanitë ruse. Zbardhet gjithashtu si janë paguar këta personazhe nga oligarkët rus. Bëhet fjalë për pesë pagesa duke filluar që në gusht të 2021. Agron Neza kishte bërë pjesë të kompanisë së tij McGonigal duke i dhënë akses në llogaritë e kompanisë, kontaktet e kompanisë, email madje edhe një numër telefoni të paregjistruar të cilin McGonigal e përdorte për të mos dalë në skenë me emrin e tij dhe të shmangte numrin personal që e kishte të deklaruar pranë autoriteteve amerikane derisa ishte në detyrë.
Kur transaksionet vijnë në adresë të Agron Nezës ai pyet McGonigal nëse janë të sigurta dhe McGonigal përgjigjet se janë pagesa të rregullta që vijnë nga djali i një oligarku rus të cilin ai e kishte ndihmuar. Këto janë detaje që gjenden në akt-akuzën amerikane mbi bazën e të cilave kanë kërkuar edhe sekuestrimin e pasurive të McGonigal. Një pagesë që ka filluar në gusht në 2021 dhe katër pagesë të tjera në vlerë 42 mijë dollarë.
Skema funksiononte e tillë që nga bankat ruse ato transferoheshin në Qipro dhe nga Qipro ato transferoheshin në llogaritë e kompanisë së Agron Nezës në New Jersy dhe më pas tërhiqeshin nga McGonigal. Kjo është dosja e New York.
Këta personazhe janë të njëjtit që janë të përfshirë kokë e këmbë në aferat me kryeministrin shqiptar ruso-McGonigal-Rama.
Ndërkohë që drejtësia amerikane kërkon sekuestrimin e pasurive të McGonigal në këto pasuri përfshihet edhe një kompani e McGonigal që ndodhet në Shqipëri. Aktiviteti i drejtësisë amerikane po shtrihet edhe në Shqipëri për kompaninë e McGonigal-Rosini-Neza-Dizdari që kanë hapur në Shqipëri.
Këta personazhe të lidhur drejtpërdrejtë me rusët dhe ne duhet të dimë aktivitetin e tyre në Shqipëri pasi kemi folur për fusha nafte, puse nafte, për oligarkë rusë që kanë marrë koncesione nafte drejtpërdrejtë dhe del i përfshirë Damian Gjiknuri dhe kjo është detyrë e drejtësisë shqiptare.
Ne kemi një kallëzim në SPAK prej daljes së skandalit dhe SPAK duhet minimalisht të njoftonte se deri ku janë këto hetime”.