“Biokimistja e madhe nga Shqipëria e vogël, po realizon me sukses projekte të jashtëzakonshme për barna të reja terapeutike me bazë proteina për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë Alzheimerin.”
Kështu shkruante ditët e fundit buletini shkencor i Laboratorit Kombëtar të Los Alamos (laboratori ku u ndërtua bomba e parë atomike në botë që u përdor në Luftën e Dytë Botërore) për studiuesen shqiptare ediplomuar në fushën e biokimisë në SHBA, Sara Lamçe.
Ajo është diplomuar për biochemistry dhe është bërë e njohur në rrethet shkencore në SHBA, por jo vetëm për kërkime të sukseshme kimi teorik (computationalchemistryresearch) me objekt studimi rritjen e efikasitetit të monooksigjenës për prodhimin e prekursorëve të polimerit dhe përdorimin e teknologjisë së qelizave mikrobiale ‘Smart’. Arritjet e saj tashmë i kanë kapërcyer kufijtë e Laboratorit “Los Alamos National Laboratory B-11” (Bioenergjia dhe Shkencave Biome), ku ajo ka bërë kërkimet e famshme dhe kanë marrë rrugën e projekteve për tu zbatuar në praktikë.
Sara është diplomuar për biokimi dhe fillimisht ka bërë kërkime në kiminë kompjuterike, në Universitetin Seton Hall në Nju Xhersi ku ka bërë prezantime të shumëfishta dhe me zbulimet e saj interesante ka fituar disa çmime. Ajo ishte një nga pesë studiuesit që u vlerësuan maksimalisht për prezantimet e tyre kërkimore shkencore që u kualifikuan në Simpoziumin e 5 Marsit 2018 në Qendrën Shkencore të Lirisë dhe punon që këto zbulime ti zhvillojë në Departamentin e Laboratorit të Energjisë, në New Mexico duke i dhënë jetë një projekti që mbështet industrinë e biokarburanteve.
Sukseseve të biokimistes nga Shqipëria, faqja zyrtare e Kolegjit të Arteve dhe të Shkencës , “Seton HALL University” i ka kushtuar disa shkrime, në të cilat veçon kotributin e saj për këtë çeshtje shumë të ndjeshme në shoqërinë amerikane dhe në botë. “Për këto studime, Sara Lamcaj, bëhet e ditur aty, ka marrë çmimin në Proline dhe është zgjedhur për një stazh post-diplomë në Los Alamos National, Laboratory në New Mexico. Përveç ekspertizës në fushën e biologjisë molekulare dhe biokimisë, bashkë me drejtuesin e saj në këtë fushë, Profesor Barry, një ekspert i shquar ky në manipulimin e mikroalgave dhe metabolizmit të metaleve, tashmë Lamçaj vijon të punojë për zbulimin e algave si një alternativë e besueshme për karburantet tradicionale të naftës. Ajo është e vetmja praktikante e zgjedhur nga Programi i Praktikimit të Laboratorit të Universitetit të Shkencave të Departamentit të Energjisë, qendër shumë e njohur kjo e kërkimit shkencor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që daton që nga vitet 1940.
Sara Lamçaj pas praktikës në këtë qendër synon të bëhet anëtar në laborator deri në dy vjet, ndërsa shqyrton mundësitë për hapin e saj të ardhshëm për një karrierë kërkimore dhe përfundimin e dy studimeve që ka nisur.
Shkenctari, Stephen Kelty me emër të madh në Amerikë shprehet se të kesh Sarën pjesë të ekipit në këtë projekt të rëndësishëm është më shumë se kënaqësi. Projekti ynë kombinon elementë të kimisë, fizikës dhe shkencës kompjuterike ku Sara përshtatet në mënyrë të përkryer”.
Lamçaj ka përfunduar kërkimet mbi përdorimin e aminoacideve në barnat terapeutike dhe në Los Alamos vazhdon hulumtimet për algat si një alternativë të mundshme ndaj karburanteve me naftë.
Lamçaj është një avokate për mjedisin dhe është shumë e entuziazmuar për studimin e zëvendësimit të karburanteve dhe produkteve të derivateve të naftës dhe kthimin e dëmeve që njerëzit kanë pasur në mjedis. Ajo pohon se në Seton Hall ka zhvilluar disa miqësi të mrekullueshme dhe mundësi për të punuar dhe për t’u mësuar nga disa nga profesionistët më të mirë në fushën e biokimisë.
“Përvojat e mia në Seton Hall nga kryerja e hulumtimeve për dy vjet më kanë frymëzuar të përdor kuriozitetin për shkencën për të ndjekur një karrierë në kërkime”, shprehet ajo
Stephen Kelty, profesor në projektin për aminoacidet, thotë se Lamcaj shpejt kuptoi konceptet dhe metodat, duke u bërë pjesë integrale e ekipit dhe emërimi i Lamçaj në LosAlamos është një përshtatje e përsosur për të dhe dëshirat e saj kërkimore. Ajo shton profesori i shquar ka entuziazmin dhe këmbënguljen për të trajtuar probleme sfiduese dhe është një shkencëtare e talentuar.”
Prinderit e Sarës, Aleksandri dhe Dona
Sara Lamçe është vajza e një çifti nga Mallakastra që emigroi në Amerikë në mesin e viteve 90. Aleksandri, i ati i saj, ka shërbyer për shumë vite në Forcat e Armatosura në repartet më të skajshme të Shqipërisë dhe njihet si një oficer i talentuar që ka lënë gjurmë te shumë breza ushtarakësh për integritetin e spikatur dhe aftësitë e larta profesionale. Sakaq, Dona, e ëma e Sarës kujtohet nga të njohurit për cilësi e virtyte të larta gjatë kohës që ka shërbyer për komunitetin në zonat e largëta të vendit. Sara është krenare që është bija e tyre dhe shprehet se pa përkujdesjen dhe kontributin e prindërve nuk do të ishte kurrë kjo që është sot.
Nje lajm teper joshes,per kedo qe e lexon per kete cupe te mbrekullushme Mallakastriote si zonjusha Sara Lamce, me ato suksese te arrira me studimet shkencore ne Sh.B.A. Urime asaj sa asaj familie te nderuar te atij ish ushtaraku te nderuar si Aleksander Lamce sa bashkeshortes qe ju uroj MIRESITE ti shoqerojne familiarist.
Une jam nje gjysh ketu ne Toronto te Kanadase qe kam marre sodikfasione te tilla nga Nipi im Jorgo F Kalo,qe po mbaron mbrojtien e “Doktoratures” ne Montreal per dege artistike-PIANO-mbaruar Universitet ne Otava sa Specializim dy vjet sa mbaroj Universitetin ne London prane Torontos. Po ashtu e motra ne ato ruge si specialiteti juaj BIOKIMISTE ne Montreal. Ju uroj sukses une 83 vjecar,nje jete mesues sa dretues shkolle ne Tirane,(1964-91), marre sodikfasione, nga arritiet e shume ish nxenesve. I falenderoj, mbaruar studimet sa na atdhe dhe jashte shtetit. Faleminderi Sara -Malakastriote…
* 83 vjecari 28 vjet pesionist qe me gezojne dhe arritet e mesuesve dhe nxenesve ne Toronto ne shkolla per ruajtien e gjuhes amtare,pos rezultateve shume te mira ne shkollat e ketij shteti.
Aforizma
Sa shpejtë jemi tjetërsuar,secili në udhët e jetës pikë e pesë…!
Sa të politizuar që jemi:Kjo është partia ime,ky është mëngjesi dhe interesi im…!
Përditë po e hamë bukën e b . . .
Frymë reagimi
Profesori me gradë shkencore(dr)nga Kërçova:Leni librat shqip se prej tyre nuk ka bukë e,mësojeni gjuhën angleze…!
Para do kohe,erdhi në Çikago, profesore i shtyer . . .
Lajmërim: Sado degë të rreme të krijohen nga “perandori”, do të vijë momenti kur asnjëra prej tyre nuk do të njihet, pasi ato janë në shkelje të plotë me Kanunoren e vitit 1926, s . . .
Koncert nga AMA- Sa të mrekullueshëm!
Ja çfarë shkruan maestro Afrim Shabani:
“Ka njerëz që nuk janë thjesht dëshmitarë të kohës së tyre, por gurë themeli të kujtesës kombëta . . .
Biblioteka dhe arkivi personal i Arshi Pipës në Muzeun e qytetit të Shkodrës
VOA Pëllumb Sulo
Profesori shqiptaro-amerikan Arshi Pipa në vitin 1996, para se të ndahej nga je . . .
Shumë nga ata që nuk kanë parë asnjë ditë të jetës internimin apo burgun, sot dalin si “ish të përndjekur politikë” aktorë të vërtetë.
Ndërkohë, ata që vërtet vuajtën interrnimin e bur . . .
‘Thinking Machines Lab’ është një startup i ri dhe premtues në fushën e inteligjencës artificiale, i themeluar nga shqiptarja Mira Murati, ish-Drejtoreshë e Teknologjisë në OpenAI. . . .
Për shkak të skenarëve shfarosës,denigrues,të dhunës dhe të projektit për tokën pa shqiptar në Kosovë,regjimi i Serbisë e hapi portën për shpërngulje në tokën e largët të Anadollit n . . .
Sot festojmë me krenari një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë – shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ditë është simbol i sakrificës, qëndresës dhe aspi . . .
Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull në krah të çështjes kombëtare ,me një zë të fuqishëm para administratës amerikane në Washington,në kërkim të lirisë dhe pavarësisë s . . .
Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, në pronësi të vëllezërve Veseli, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti mbledhjen e parë në vitin 2025, ku u d . . .
On January 19, 2025, at the Allendale Steakhouse in Allendale, NJ, owned by the Veseli brothers, the Albanian American Civic League Board held its first meeting in 2025, where they di . . .
Nje lajm teper joshes,per kedo qe e lexon per kete cupe te mbrekullushme Mallakastriote si zonjusha Sara Lamce, me ato suksese te arrira me studimet shkencore ne Sh.B.A. Urime asaj sa asaj familie te nderuar te atij ish ushtaraku te nderuar si Aleksander Lamce sa bashkeshortes qe ju uroj MIRESITE ti shoqerojne familiarist.
Une jam nje gjysh ketu ne Toronto te Kanadase qe kam marre sodikfasione te tilla nga Nipi im Jorgo F Kalo,qe po mbaron mbrojtien e “Doktoratures” ne Montreal per dege artistike-PIANO-mbaruar Universitet ne Otava sa Specializim dy vjet sa mbaroj Universitetin ne London prane Torontos. Po ashtu e motra ne ato ruge si specialiteti juaj BIOKIMISTE ne Montreal. Ju uroj sukses une 83 vjecar,nje jete mesues sa dretues shkolle ne Tirane,(1964-91), marre sodikfasione, nga arritiet e shume ish nxenesve. I falenderoj, mbaruar studimet sa na atdhe dhe jashte shtetit. Faleminderi Sara -Malakastriote…
* 83 vjecari 28 vjet pesionist qe me gezojne dhe arritet e mesuesve dhe nxenesve ne Toronto ne shkolla per ruajtien e gjuhes amtare,pos rezultateve shume te mira ne shkollat e ketij shteti.
Pensionisti mesues aktiv- Guri Maimit D.