Qyteti i Antivarit (Tivari), me 17 fshatra në periferi, mobilizon 2762 burra, nga të cilët 400 të armatosur me pushkë, të tjerët me shpata, harqe, ushta, topuza.
Banorët janë malazezë të ritit ortodoks dhe albanezë të ritit roman.
Shtrirja e fshatrave fillon nga Pastroviçi dhe në vazhdim janë:
– Spizza (Spica): Ka 60 shtëpi, me 150 burra të armatosur, me prijës Giuro Marcov (Gjuro Markov).
– Sozina (Soxina): Ka 40 shtëpi, me 80 burra të armatosur, me prijës Dumo Lichi (Dumo Liçi).
– Suissa (Suisa): Ka 40 shtëpi, me 87 burra të armatosur, me prijës Pero Vitich (Pero Vitiç).
– Zubar: Ka 20 shtëpi, me 45 burra të armatosur, me prijës Nico Perov (Niko Perov).
– Toghemeddi (Togemedi): Ka 30 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Vuco Strepiev (Vuko).
– Michulich (Mikuliç): Ka 25 shtëpi, 60 burra të armatosur, prijës Luca Matuscov (Luka Matuskov).
– Gradoevich (Gradoviç): Ka 50 shtëpi, 130 burra të armatosur, prijës Giuro Marcov (Gjuro Markov).
– Poddi (Poda): Ka 30 shtëpi, me 80 burra të armatosur, me prijës Peri Vucha (Peri Vuka)
– Qyteti i bukur i Tivarit ka 500 shtëpi. Ne vitin 1572 u pushtua nga turqit. Nga periferia e qyetetit, të shpërndara në fushen pjellore dhe në kodrat per rreth mund te jene rreth 400 shtepi, me kopshte dhe mjedise te kendeshme, te preferuar si vende banimi nga adminsitratoret dhe komandantet turq.
Fshatrat rreth Tivarit jane:
– Dobra Voda: Ka 40 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Rado Giurosi (Gjurozi).
– Rau. Ka 25 shtëpi, me 54 burra të armatosur, me prijës Giuro Strepiev (Gjuro Strepiev).
– Cumgni (Kumnji): Ka 20 shtëpi, 46 burra të armatosur, me prijës Schuchi Giurov (Shuki Gjura).
– Marchoevich (Markoviç): Ka 260 shtëpi, 1000 burra të armatosur, me prijës Maro Nicov (Nikov).
Banoret e Markoviç,dikur ishin te favorizuar nga Serenissima Republika -Veneta, keshtu ata
gëzonin te drejta te njejta me banoret e Pastroviç, por keto privilegje i humbi gjate pushtimit turk.
– Gorana: Ka 20 shtëpi, 45 burra të armatosur, me prijës Dumo Luchi (Dumo Luçi).
– Gionclovichi (Gjonkloviçi): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Andrea Druxi (Druxi).
– Crutte (Krute): Ka 30 shtëpi, 75 burra të armatosur, me prijës Giuro Secha (Gjiuro Seka).
– Salichi (Saliçi): Ka 15 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Pepa Mexigli (Meksili).
– Pargaz: Ka 60 shtëpi, 130 burra të armatosur, me prijës Pepa Giurovich (Gjuroviç).
Ne Antivar ndodhet Manastiri katolik i Shen Maria Rotazzo, i ndertuar nga mbreteresha Helena dhe djali i saj Stefan Uroshi – Cari i Serbise. Te ardhurat me te medha ky manastir i ka nga rrethinat e Pastroviçit, qe eshte ne zoterim te Serenissima, ndersa pjesa e quajtur Lugh (Lugu) dhe vendet e tjera rreth Pastroviçit, ne nje ultesire 6 milje te gjate dhe 3 milje te gjere, ku ndodhen shume fshatra, paguajne te treten, te pesten dhe te dhjeten kallogjereve te ritit serbo-ortodoks te Pastroviçit, ne kundershtim me kerkesat e kryemurgut dhe rektorit te kishes katolike te Shen Maries, ne varesi te selise se Shenjte Apostolike.
Pjesa e tretë: Dolcigno – Ulqini.
Qyteti i Ulqinit, shtrihet në bregun e detit, në një territor të gjërë pjellor, plot me ullishta dhe me shumë kopshte pemësh frutore.
Pas një rezistence të gjate dhe lufttimesh të ashpra, në vitin 1573, qyteti ra ne duart e pushtuesve turqë, të cilët kanë krijuar nje administratë me 300 nëpunës.
Ulqini së bashku me rrethinat ka 300 shtëpi dhe organizon 800 luftëtar.
Nga Ulqini nisen anije të vogla të komanduara nga turqit, që sulmojne anijet tregëtare, që lundrojnë për në portet e Albanisë, per t’u furnizuar me drithra. Pasi i grabisin, mallrat i shkarkojnë ne Budva dhe në Kotorr.
Në rrethinat e Ulqinit shtrihen fshatra të shumta të banuara nga albanezët:
– Gerana (Xherana): Ka 70 shtëpi, 180 burra të armatosur, me prijës Marco Crutta (Mark Kruta).
– Bratizze (Bratica): Ka 50 shtëpi, 127 burra të armatosur, me prijës Gion Salechi (Gjon Saleki).
– Porubbi (Poruba): Ka 50 shtëpi, 130 burra të armatosur, me prijës Luca Mida (Luk Mida).
– Scoimiri (Skoimiri): Ka 20 shtëpi, 42 burra të armatosur, me prijës Andrea Porubba.
– Cullumsi (Kullumsi): Ka 70 shtëpi, 170 burra të armatosur, me prijës Piene Bitti.
– Pistulle: Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Colla Castrat (Kol Kastrati).
– Zogogni (Zogonji): Ka 100 shtëpi, 237 burra të armatosur, me prijës Paulo Soimira (Pal Soimiri).
– Medi: Ka 20 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Masa Porubba.
– San Nicolo di Boiano (Shen Nikolla e Bunës): Ka 20 shtëpi, 60 burra të armatosur, me prijës Marin
Precha (Marin Preka).
– Rezzi (Reci): Ka 20 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Pepa Jubani.
– San Zorzi (Shirgji): Ka 20 shtëpi, 45 burra të armatosur, me prijës Marin Colla (Marin Kola).
– Bellagni (Bellanji): Ka 28 shtëpi, 65 burra të armatosur, me prijës Tusi Giez (Gjec Tuzi).
– Gorizza (Gorica): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Colla Andrev (Kol Andrea).
– Samaris: Ka 27 shtëpi, 65 burra të armatosur, me prijës Giez Gion (Gjec Gjoni).
– Morichi (Moriçi): Ka 35 shtëpi, 80 burra të armatosur, me prijës Vucha Messi (Vuk Mesi).
– Mattan: Ka 20 shtëpi, 45 burra të armatosur, me prijës Dedi Scaffi (Ded Skafi).
– Busigattani (Buzigatani): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Vucha Sulla (Vuk Sula).
– Sachulli (Shakulli): Ka 26 shtëpi, 60 burra të armatosur, me prijës Marin Colla (Marin Kola).
– Doxan (Dhoksan): Ka 36 shtëpi, 80 burra të armatosur, me prijës Colla Marchun (Kol Marku).
– Barbaruss: Ka 45 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Dre Lecha (Dre Leka).
– Ginani (Xhinani): Ka 40 shtëpi, 90 burra të armatosur, me prijës Pev Colla (Kola).
– Suaz (Suax): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Pep Mida.
– Selitta: Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Gion Colla (Gjon Kola).
– Bratizza (Bratica): Ka 22 shtëpi, 47 burra të armatosur, me prijës Giury Lecha (Lek Gjura).
– Summe (Suma): Ka 19 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Pale Nichi (Pal Niki).
– Cadorcho (Kadorka): Ka 50 shtëpi, 120 burra të armatosur, me prijës Dumo Luci (Luçi)
– Rasti (Rashti): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Prev Bitti.
– Midde: Ka 20 shtëpi, 43 burra të armatosur, me prijës Lech Parubba (Lek Paruba).
– Baochognich (Bakonjiç): Ka 40 shtëpi, 90 burra të armatosur, me prijës Gion Giuronich (Gjon Gjuroniç).
– Cravar (Kravar): Ka 15 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës March Hicha (Mark Hika).
– Oblich (Oblika): Ka 45 shtëpi, 110 burra të armatosur, me prijës Michi Pale (Pal Miki)
– Robott: Ka 40 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Peri Vucha (Peri Vuka).
Në jug vazhdon rradha e fshatrave nga Ura e Shkodrës, për gjatë shpateve të malit, nëpër bregun e liqenit deri në Tarniza (Tarnica), janë 22 fshatra, të gjitha të banuar nga shqiptarë të besimit katolik – riti roman.
– Casina (Kazina): Ka 23 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Giuri Lecha (Lek Gjura).
– Cesagni (Çezanji): Ka 20 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Andro Dvoinov.
– Sirochi (Shiroka): Ka 50 shtëpi, 110 burra të armatosur, me prijës Pieri Colla (Kol Pieri).
– Mesigli (Mesili): Ka 40 shtëpi, 90 burra të armatosur, me prijës Giori Movich (Gjori Moviç).
– Velliart: Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Marchin Colla (Markin Kola).
– Zogagni (Zogaj): Ka 25 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Alla Andrea.
– Schanv (Shani): Ka 20 shtëpi, 45 burra të armatosur, me prijës Nilchi Petcho (Nil Petko).
– Arbanassi: Ka 38 shtëpi, 80 burra të armatosur, me prijës Drecha Marin (Marin Dreka).
– Gian Vuchi (Xhian Vuki): Ka 40 shtëpi, 90 burra të armatosur, me prijës Pev Colla (Pev Kola).
– Osterossi: Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Colla Gion (Gjon Kola).
– Martechi (Marteçi): Ka 45 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Peppa Buiari (Buiar Pepa).
– Ruchi (Ruçi): Ka 27 shtëpi, 57 burra të armatosur, me prijës Gion Colla (Gjon Kola).
– Bobovista: Ka 35 shtëpi, 80 burra të armatosur, me prijës Lucha Mida (Lukë Mida).
– Costagna (Kostanja): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Lale Drecha (Lal Dreka).
– Stelichi (Steliçi): Ka 22 shtëpi, 47 burra të armatosur, me prijës Giure Nicha (Gjur Nika).
– Brizol (Brixol): Ka 45 shtëpi, 110 burra të armatosur, me prijës Colla Mngha (Kol Menga).
– Limane: Ka 23 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Giuri Lucha (Lukë Gjura).
– Pinculi (Pinkuli): Ka 20 shtëpi, 45 burra të armatosur, me prijës Giovan Lucha (Gjon Luka).
– Sextan (Shestan): Ka 100 shtëpi, 260 burra të armatosur, me prijës Peri Vucha (Peri Vuka).
– Morich (Moriç): Ka 20 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Gion Morich (Gjon Moriçi)
– Crigni (Krinji): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Deda Sucha (Ded Suka).
– Seoza (Seoxa): Ka 80 shtëpi, 180 burra të armatosur, me prijës Gioan Cruta (Gjon Kruta).
Per gjate bregut te lumit Bojana (Buna), ne vazhdim në drejtim bregut të liqenit të Shkodres, renditen fshatrat:
– Mertezi (Merteci): Ka 15 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Pali Griez (Pal Grieci).
– Deragliot (Deralioti): Ka 20 shtëpi, 47 burra të armatosur, me prijës Gion Gievi (Gjon Gjevi).
– San Sergio (Shirgji): Ka 20 shtëpi, 47 burra të armatosur, me prijës Gion Sucha (Gjon Suka).
– Bussanti (Busanti): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Punch Leccha (Punç Leka).
– Serezi: Ka 40 shtëpi, 95 burra të armatosur, me prijës Gion Scurza (Gjon Skurca).
– Daizi (Dajçi): Ka 60 shtëpi, 130 burra të armatosur, me prijës Dedo Sucha (Dedë Suka).
– Samaris: Ka 35 shtëpi, 90 burra të armatosur, me prijës Giov Vuccha (Gjon Vuka).
– Samaris Piccolo (Samaris i Vogel): Ka 20 shtëpi, 43 burra të armatosur, me prijës Colla Gievi
(Gjev Kola)
– Fraschalli (Fraskali): Ka 15 shtëpi, 35 burra të armatosur, me prijës Andrea Gievi (Andrea Gjevi).
– Revi: Ka 60 shtëpi, 150 burra të armatosur, me prijës March Giura (Mark Gjura).
– Belagni (Belanji): Ka 40 shtëpi, 90 burra të armatosur, me prijës Mar Gievi (Mar Gjevi).
– Carezzi (Kareci): Ka 15 shtëpi, 33 burra të armatosur, me prijës Dre Lecha (Dre Leka).
– Bulugni (Bulunji): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Gion Colla (Gjon Kola).
– Treville di Tunisi (Tre Vilat e Tunisit): Ka 90 shtëpi, 270 burra të armatosur, te ndare ne dy grupe, njeri me
prijës Andrea Druic Pev Colla (Andrea Druiç Pev Kola) dhe pjesa tjeter me prijës Leccha Dre (Lek Drea).
– Baxdiza (Berdica): Ka 20 shtëpi, me 50 burra të armatosur, me prijës Palle Nichi (Pal Niki).
– Graquola (Grakola): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Marin Dre.
– Cosmaz (Kozmaç): Ka 40 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Vucha Sulla (Vuk Sula).
– Chuzi (Kuçi): ka 25 shtëpi, 60 burra të armatosur, me prijes Giori Midda (Gjori Mida).
– Lubian: Ka 40 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Peppa Suma.
– Giosola (Xhiosola): Ka 26 shtëpi, 60 burra të armatosur, me prijës Colla Gievi (Gjev Kola).
– Gucresi (Gurrëza): Ka 40 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Giuri Lucha (Luka Gjura).
– Molussa: Ka 30 shtëpi, 60 burra të armatosur, me prijës Prenc Midda (Prenk Mida).
– Selaz: Ka 25 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Colla Gion (Gjon Kola).
– Musselin: Ka 40 shtëpi, 100 banorë të armatosur, me prijës Andrea Colla (Andrea Kola).
– Irma: Ka 30 shtëpi, 80 burra të armatosur, me prijës Pep Marin Colli (Pep Marin Koli).
– Dobranz (Dobraç): Ka 50 shtëpi, 120 burra të armatosur, me prijës Pre Leccha (Pre Leka).
– Chopilich (Kopliku): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijes Vuch Vucha (Vuk Vuka).
– Griese (Grizha): Ka 25 shtëpi, 60 burra të armatosur, me prijës Gion Mixighi (Gjon Miksigji).
– Vatan: Ka 15 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Gion Saluzi (Gjon Salluci).
– Busigatan (Buzigatan): Ka 40 shtëpi, 110 burra të armatosur, me prijes Lucha Gion (Gjon Luka).
– Sachalli (Sakalli): Ka 30 shtëpi, 70 burra të armatosur, me prijës Giuri Lucha (Gjiuri Luka).
– Doxon (Doksan): Ka 27 shtëpi, 50 burra të armatosur, me prijës Gion Chicha (Gjon Kika).
– Barbaluxa (Barbullush): Ka 30 shtëpi,70 burra të armatosur, me prijës Prenc Bitti (Prenk Biti).
– Renesi (Rrenesi): Ka 50 shtëpi, 150 burra të armatosur, me prijës Gjion Saliki (Gion Salichi).
– Cacharichi (Kakarriqi): Ka 150 shtëpi, 400 burra të armatosur, me prijes Gion Salichi (Gjon Saliki).
– Balladrin (Balldreni): Ka 60 shtëpi, 150 burra të armatosur, me prijës Pepa Scura (Pep Skura).
– Rastici (Rastiçi): Ka 40 shtëpi, 100 burra të armatosur, me prijës Pepa Soimira (Pep Soimira).
– Drivasto (Drishti): Qytet i ngritur në majën e një mali, i rrethuar nga kodra shkëmbore të thepisura. Në majën e një prej këtyre kodrave është keshtjella e Drishtit, me pak shtëpi të banuara, ndërsa rreth e rrotull janë lagje me shtëpi të shumta fshatarësh, që punojnë e mbledhin prodhimet e kësaj toke pjellore.
Drishti eshte 12 milje larg nga Shkodra. Rreth Drishtit janë pak fshatra jo shume të mëdhenj.
Drishti, ka qene qytet shume i rendesishem i Albania Veneta, ku e kishte selinë një gjyqtar mbikqyrës i Republikës Marinare të Venedikut (Serenissima Signoria di Venetia), i cili analizonte sentencat e dhëna në Kotorr (Cattaro) dhe në zonat e tjera të Dukatit, pra prezantoheshin për apel në Drisht, ku dikur funksiononte një tip Gjykata e Apelit për Dukatin e Shkodrës.
Fshatrat rreth Drishtit jane:
– Gornelichi (Gorneliqi): Ka 26 shtëpi, me 60 burra të armatosur, me prijes Pal Gion (Pal Gjoni).
– Rivoli: Ka 60 shtëpi, me 140 burra të armatosur, me prijës Dre Midda.
– Villessa (Vileza): Ka 17 shtëpi, 40 burra të armatosur, me prijës Gion Gievi (Gjon Gjevi).
Pjesa e IV. Shkodra.
Qytetin e Shkodrës me rrethinat, Mariana Kotorranina i cilëson: “Pjesa kryesore e Dukatit të Shkodrës” dhe ne vazhdim shkruan: Keshtjella e bukur dhe e fortë e Shkodrës, ngrihet mbi nje kodrine, ne kembet e liqenit dhe te lumit Buna. Relacionin e fillon me kështjellën e Rozafës, ku ishte vendosur garnizoni turk, ndërsa tregon se qyteti i Shkodrës shtrihej në faqen jugore të kodrës, nën muret e keshtjellës, me shtëpitë e ndërtuara njera mbi tjetrën, duke zbritur deri në buzë të lumit Drin dhe në bregun e Bunës.
Ky përshkrim, përkon saktësisht me një gravurë të vitit 1602 (gjëndet në Bibliotekën e Nju Jorkut – USA), ku paraqitet qyteti në faqen jugore të kodrës, pra në shekullin e XVII, shkodranët nuk e kishin “pushtuar” ende fushën ku ndodhet sot, përkundrazi e respektonin tokën pjellore, andaj ndërtonin në kodrat për rreth.
Qyteti, me gjithe rrethinat ka 400 shtepi dhe mund te mbledhi 1000 burra të armatosur.
Lumi i Buna, ka shumë ujë dhe është i pasur me të gjitha llojet e peshqëve, që peshkohen në çdo stinë të vitit, por me kritere sipas llojeve dhe pa e demtuar ciklin e riprodhimit.
Për gjatë rrjedhës së vrullëshme të Bunës, janë ndërtuar mullinj të shumtë për bluarjen e drithrave.
Dy brigjet e Bunës bashkohen me një urë druri të bukur, te gjate dhe te larte.
Liqeni i Shkodres, derdhet në lumin Buna, ku janë ndertuar dhe pika të shumta peshkimi.
Ne dalje te Bunes, thellesia e ujit arrine 6 deri 8 kembe (1 kembe = 0. 3048 m).
- Lear: Ura e Bunës, 4 tetor 1848. (Harvard University, Huntington Library)
- Lear: Ura e Drinit, 4 tetor 1848. (Harvard University, Huntington Library)
Buna derdhet në det. Nga grykderdhja deri në qytetin e Shkodrës, lumi është i gjatë 24 milje. Deri në San Serghio (Shirgj) ku ndodhet kisha e vjetër e ndertuar në argjinaturën e lumit, distanca është 18 milje dhe nga aty deri në qytet 6 milje. Kjo kishë u rindertua nga mbreteresha Helena (me origjine franceze), qe i a dedikoj Shen Serxhios dhe Shen Bakut.
Fisnikja Kotorranina, nuk harron te theksoj se kisha katolike e Shirgjit, u rindertua me 1306 nga mbreteresha Helena, e shoqia e Car Uroshit, i cili me pas organizoi shizmen, duke i detyruar katoliket arberor te konvertohshin ne ritin serbo-ortodokse. Popullata shqiptare i rezistoj per kohe te gjate kesaj dhune, por persekutimet e vazhdueshme e te egra ndaj albanezeve i detyruan një pjesë të banorëve të konvertohen, ose të migrojë në jug të vendit dhe në Venecia.
Thellësia e Bunës në grykëderdhjen në detin Adriatik ështe 6 këmbe (1 këmbe = 30, 84 cm, pra 6 këmbë perkojnë me thellësine 185, 04 cm), madje mund të arrijë deri 8 këmbë, në rastet me prurje të madhe të Bunës.
Për gjatë brigjeve pjellore të lumit të Bunës shtrihen 12 fshatra të bukura, nga të cilat 7 në pjesën perëndimore në drejtimin për ne Podgoricë dhe të tjerët nga ana lindore, të shtrira në faqet e maleve, ku jetojnë rrebelat albaneze, për herë në luftë kundër turqëve.
Në lumin e Bunes, ne pjesen pasi kalon uren dhe në fqinjësi me qytetin, peshkatarët albanezë peshkojnë lloje te ndryshem peshqish dhe si thamë më sipër, në çdo stinë të vitit:
(Megjithë përkekjet për t’i përkthyer në shqip, në asnjë fjalor nuk munda t’i gjej emrat e peshqëve, andaj i lashë në italisht, ashtu si i ka shkruar Mariana Kotoranina):
– Janar: sarake (sarache), krapi.
– Shkurt: skoranca (scoranze) dhe ngjala.
– Mars: passari, rombi, ngjala, raine etj.
– Prille: peshkohen kiepe (chiepe) dhe gavoni me shumicë; kiepet e shijeshme arrijnë deri 5 libbre
(1 libbre = 327, 45 g, pra një peshk 5 libbre peshon 1, 657 kg).
– Maj: lice (lizze) dhe ama të mëdha.
– Qershor: raine të mëdha dhe peshq të tjere.
– Korrik: pashere (pascere), rombi, sfoli (sfogli) dhe gjuca etj;
– Gusht: qefulli (cievali), qefuj të medhenj me botarga të mëdha;
– Shtator: krapi, çievoli (cievoli), mezani dhe ngjala
– Tetor, ngjala dhe peshqë te tjere
– Nentor: mauraki (maurachi);
– Dhjetor: korbeti (corbetti) dhe varoli etj.
Komentet