Sanksionet ndaj Kosoves nga BE janë presioni i rradhës, me qëllim që ajo të heqë dorë përfundimisht nga veriu i saj, janë shpërblimi i rradhes që u bëhet agresorëve serbë për veprimet kriminale të paramilitareve te tyre në krijimin e situatave kritike ne veri ,per ta vene para faktit te kryer këtë ndarje.
Sot aleatet heshtin si fija e barit per banditizmin serb, nuk e zene me me goje njohjen reciproke Serbi -Kosove, nuk flasin per duzinat me armë qe vershojne nga Serbia ne drejtim te veriut te Kosoves, nuk lejojne krijimin dhe armatosjen e nje ushtrie te rregullt ne Kosove, alarmohen kur nje nenrepart i paarmatosur i FSK, ben nje marshim te shkurter rutine në brendësi të teritorit te Kosoves, kërkojnë me forcë lirimin e krimineleve serbe( bile dhe te atyre qe goditen dhunshem ushtaret e KFORIT).
Nuk thone asnje fjale per provokimet serbe ne brendesi te teritorit te Kosoves ne te ashtuquajturin perkujtim te Vidovdanit ,apo thirrjet luftenxitese te perditëshme të popëve serbë .
Radikalizimi i qendrimeve ndaj qeverise se ligjshme te Kosoves ,duke thirrur nen arme opozitën e diskretituar kosovare ,e cila deri me tani ka treguar se eshte ne unison te plote me qendrimet e Serbise ,por mjerisht edhe me Tiranen zyrtare ,e cila ka rritur ne menyre proporcionale presionin bashke me nderkombetaret ,tregon se Kosoves po i serviret kapitullimi pa kushte , nepermjet frikes se luftes ,apo donbasizimit te rajonit siç duan ta quajne teoricienet primitive shqiptarë.
Nga politika shqiptare ne pergjithesi eshte hequr dore plotesisht nga idea e bashkimit kombetar ( i vetmi mekanizem qe shpeton perfundimisht kombin tonë nga cdo rrezik),duke e zevendesuar me slloganin me hipokrit e te poshter se “bashkimi “do te ndodhe ne Europe e broçkulla te tjera.
Vetem ndergjegjesimi i shqiptareve per rrezikun që po i kanoset ne veri e jugë, ( ngjarjet ne Himare , vizita e paradokoheshme e kryeministrit grek ne juge etj nuk ishin e nuk jane rastesore )do jetë shpetimi i tyre, duke u bashkuar rreth atyre qe kane marre persiper te kundershtojne qellimet e armikut tonë historik. Kosova nuk duhet te dorezohet, Shqiperia ka detyrim kombetar, moral e historik te jete krah saj e bashkë me të , ne kete perballje per ekzistencen e kombit tonë.