Festivali i Këngës në RTSH ngelet një nga aktivitetet kulturore artistike më të mëdha në vend, pavarësisht se dikush tjetër në këtë institucion mendon se më i rëndësishëm është programi i Vitit të Ri ku mund të kafshojë ndonjë kockë. Por le të vazhdojmë të flasim me shifra dhe fakte konkrete.
CNA ka filluar denoncimet për Festivalin e RTSH-së dhe faktet që tregojnë se ka dyshime për abuzime në shuma të mëdha.
Detajet dhe faktet flasin vetë dhe janë prova të pakundërshtueshme për SPAK-un që nga mbledhjet e Këshillit Drejtues, kërkesat e çmendura për fonde nga Alfred Peza deri tek abuzimet që tashmë CNA i sjell si fakte dhe prova për SPAK-un.
Janë dy mbledhje ku Alfred Peza kërkon 750 milionë lekë për festivalin, ndërkohë një vit më parë, në vitin 2022, kishte kushtuar 46.6 milionë lekë të rinj ose 466 milionë të vjetër në total.
Pas kërkesës të Pezës, Këshilli Drejtues zhvillon dy mbledhje, tek e para, ku kreu i këtij këshilli ngre me të drejtë pyetje pse duhej paguar 18 milionë lekë Kleidi Kadiu, i cili sipas tij nuk bënte për atë punë. Apo anëtarë të tjerë që ngrenë pyetjen pse skenografia do kushtonte 140 milionë lekë kur një vit më parë kishte kushtuar vetëm 60 milionë lekë.
Preventivi, shpenzimet për Festivalin e 62
Pas shumë diskutimeve të ditës të parë, në të dytën, në 13 dhjetor, edhe me bekimin e Leka Bungos miratohet një fond 600 milionë lekë, pra nga 466 milionë një vit më parë u shtuan 134 milionë lekë më shumë për Festivalin e 62-të.
Preventivi, shpenzimet për Festivalin e 62
Dikush ngeli i kënaqur sepse një shumë parash do përdorej për varietenë e fundvitit, dikush që mori 600 milionë e kështu me radhë.
Preventivi, shpenzimet për Festivalin e 62
Por çfarë ndodhi përtej krahasimeve ekonomike. Vlerësimi i shpenzimeve janë suksesi dhe publiku.
Por çfarë rezulton sipas të dhënave zyrtare?
Pas shifrave krahasuese të shtimit të fondeve po sjellim të ardhurat e realizuara nga biletat. Një zë që flet shumë për suksesin apo dështimin e atyre 600 milionëve të paguara nga taksat e qytetarëve shqiptarë, ku u shtuan 134 milionë më shumë që të kishim një superfestival, por në fakt rezulton se biletat janë shitur nga 13% te maksimumi 30%.
Këto janë shifrat zyrtare sepse salla në pamjet dhe fotot që ne po sjellim edhe nga nata e parë kur është minimumi i spektatorëve dhe nata finale, pamjet dhe kronikat e RTSH-së duket salla plot e përplot.
Nata e parë e Festivalit të 62 të RTSH-së
Nga shitja e biletave të këtij festivali në RTSH, sipas të dhënave zyrtare, janë arkëtuar 2.880.000 lekë nga kompania “Vivere Ticketing”, së cilës iu dha e drejta ekskluzive për shitjen e biletave të këtij festivali.
Nata Finale e Festivalit të 62
Nga pamjet në ekran dhe videot që gjenden në “YouTube” gjatë 4 netëve të festivalit, por edhe nga kronikat e lajmeve të RTSH-së, biletat janë shitur të gjitha dhe nuk ka pasur asnjë vend bosh në sallë. Ndërkohë nga arkëtimi rezulton komplet e kundërta:
Nga 2.200 vende që ka salla e Pallatit të Kongreseve në Festivalin e 62 të Këngës, sipas të dhënave siguruar nga CNA, janë shitur biletat si më poshtë:
Nata e parë: 286 bileta, 13% e sallës
Nata e dytë: 484 bileta, 22% e sallës
Nata e tretë: 544 bileta, 25% e sallës
Nata e finale: 656 bileta, 30% e sallës
Salla e Kongreseve, nata finale
Nga sa më sipër, rezulton që salla në rastin më të mirë ka qenë 30% e mbushur, ndërkohë që në ekranin e RTSH-së, në kronikat e lajmeve dhe “YouTube”, salla ka dalë shumë herë dhe ka qenë plot dhe kjo mund të verifikohet shumë kollaj, kronikat entuziaste të RTSH-së janë prova më e madhe.
Kronikë e publikuar nga RTSH për festivalin
Mesatarja rezulton të jetë 22.5% e totalit të biletave për çdo natë. Në pamjet filmike salla plot, nga biletat rezulton bosh. Tani ose salla ka qenë bosh e ne s’e shohim dot, ose kanë vjedhur lekët e biletave.
Speciale në RTSH për Festivalin e ’62
Një arsyetim tjetër është që u paguan 600 milionë për një sallë plot që shet mesatarisht vetëm 22.5% të biletave. Pra një dështim spektakolar shoqëruar më abuzim që përtej dyshimeve po vjen me fakte konkrete.
Tabela krahasuese e shpenzimeve në Festivalin e 62-të të Këngës
Arkëtimi nga biletat në vitin 2022, vit kur festivali kushtoi 466 milionë lekë, u arkëtuan 3.450.000 lekë, theksojmë se është një natë më pak, si dhe ka kushtuar 134 milionë lekë më pak, por ka mbledhur më shumë të ardhura.
Alfred Peza
Shifrat flasin vetë.
Çfarë është bërë më 134 milionë lekë më shumë dhe ku kanë shkuar lekët e biletave kur salla është plot?
Këtë drejtori i RTSH-së duhet ta shpjegojë përpara institucioneve përgjegjëse, jo përpara Këshillit të Drejtuar nga Leka Bungo, i cili qante hallin e Kleidi Kadiut, pse do paguhej 18 milionë lekë, por prapë votoi për shtimin e fondeve me 134 milionë lekë më shumë./CNA