Voal – Publicisti Salih Kabashi pas rezultatit të ndeshjes Shqipëri-Serbi në një status të tij në Facebook, shkruan si më poshtë:
“MOS u merzitni, ADEMI na mundi
Adem Lajqi një gol e përgatiti, tjetrin e dha vetë. Ademi është kelmendas me origjinë, kushëri me miqtë e mi të shumtë.
Ndeshja e sontme, edhepse vetëm sportive, ka treguar e ka dëshmuar se Serbia gjithmonë i ka mundë shqiptarët me ndihmën e vetë shqiptarëve.
Edhe diçka ka dëshmuar ndeshja e sontme:
Patriotë shqiptarë më të zjarrtë janë futbolldashësit tanë.
Simpatizantët e partive politike zakonisht janë bërllok.”
Komentet