I miri i të liqve ?!
Për përbërjen që ka ky parlament Berisha është pa dyshim nga me te mirët për te mos thëne më i miri , por për këtë situate ai ka kontribut parësor . Ai ne seancën e fundit deklaroi se “nuk e kishte ditur se ndodhej ne parlament në krahë te kriminelëve”, një deklarate pjesërisht e vërtete e tij . Korrekt për konstatimin se ndodhej në krahë te krimineleve por jo i tillë për faktin se nuk e kishte dituar qe me parë se ata ishin kriminelë. Ai ka qene President dhe Kryeministër dhe ka pasur dhe ka mundësinë dhe informacionin e nevojshëm për këdo qe është pjese e politikes dhe administratës shtetërore një gje qe e ka dëshmuar dhe e dëshmon në denoncimet e tij publike gjithnjë e me shume tronditëse për opinionin publik dhe veçanërisht për kundërshtarët e tij politikë qeverinë dhe pjesën me te madhe te mazhorancës.
Nuk e besoj dhe nuk e justifikoj dot z. Berisha kur thotë se nuk e dinte qe ne Kuvend , ne krahë kishte kriminelë edhe kur e ka fjalën për kriminelë ordiner si këta qe dalin nga procesi apo ligji i dekriminalizimit . Berisha e ka ditur gjithmonë për ta ,ashtu si e di qe ata nuk janë te vetmit kriminelë ne Kuvend , politikë dhe administratë. Për këtë po ju sjell vetëm një shembull por shumë domethënës: Berisha akuzoi këto ditë kryeministrin Rama se “ka ndryshuar emrin nga Edvin ne Edi pasi sipas tij ai kishte mare pjese ne një krim te tmerrshëm ne një hotel ne Spanjë “. Një akuze tepër e rende e cila nuk mund te kaloje dot pa u hetuar juridikisht , por përtej te vërtetës juridike, nuk ka dyshim qe Berisha e ka ditur këtë informacion për Ramën kohe me pare por kurrë nuk e ka përmendur atë publikisht . Ka bere debate politike , polemika ne parlament , disa fushata elektorale kundër tij , po kure nuk ja ka përmendur ketë pjesëmarrje ne krim . Ka lene te kuptohet qe di diçka, pasi gjithmonë e ka thirrur Edvin e jo Edi , një kujtesë ,apo me mire të themi, nje kërcenim, material shtrëngues, apo edhe shantazh qe ja ka përplasur ne fytyre vazhdimisht, ndoshta për ta mbajtur nen presion, gjëra që Berisha i ka qejf ti beje . Pra Berisha e ka ditur , te paktën për njërin nga ata qe ai akuzon si kriminele, dhe jo një dokudo por për vet shefin politik te tyre, kryeministrin, por nuk ka folur kurrë hapur deri par pak ditësh . A është kjo një sjellje korrekte e tij si politikane shtetarë ! Sigurisht që jo . Ai ka pas detyrimin ta denoncoje “pjesëmarrjen ne një krim te tmerrshëm ” apo jo te nje politikani e zyrtari te larte si Edi Rama , ish ministër , ish kryetar bsahkie , e kryeministër , madje si kryeministër e politikan ka pasur detyrimin ligjor ti kërkoje policisë , prokurorisë dhe institucioneve te tjera te sigurisë publike e kombëtare ta hetonin këtë çështje , por nuk e ka bërë. Ai e di rrezikun e madh qe i vjen sigurisë publike e kombëtare ne se shefi i qe qeverisë ka mare pjese ne një “ krim” per me tepër “ te tmerrshëm” .Ne se ai do ta kushte denoncuar ketë fakt me pare mbase Shqiptarët nuk do te kishin votuar Ramën për kryeministër për balle tij por nuk e beri . Kjo e bën atë përgjegjës politik , legal e moral për faktin qe ne ,sipas tij, kemi një kriminal ordiner ne krye te qeverise.
Por jo vetëm kaq . Ligji për dekriminalizimin ka kapur edhe disa nga krahu i tij . Rast specifik është sekretari i përgjithshëm i PD-se Ristani , i dënuar nga gjykata me burg pas një denoncimi te qeverisë se PD , kur Berisha ishte President dhe kryetar i KLD . Pra i kishe dijeni te plote për veprimtarinë e tij kriminale por kjo nuk e pengoi ta emëronte zëvendës ministër te brendshëm, kryetar te KQZ dhe ta “zgjidhte” edhe nr 2 te PD-se. Ketë nuk besoj ta vere ne dyshim njeri.
Por Berisha është ne dijeni e ka përgjegjësi për një tjetër kategori kriminalesh ne politike me te shumte e me te rrezikshëm se ata ordinere ne politike ve administrate shtetërore ata politikë. Kuvendi , politika , gjyqësori , institucionet e sigurisë dhe administrata shtetërore janë te mbushur plote me autore e bashkëpunëtore ne krimet politike te komunizmit , nga njerëz qe kane pushkatuar me dhe pa gjyq kundërshtaret e komunizmit deri tek bashkëpunëtoret e rëndomte te Sigurimit te Shtetit . Fakti qe sot z. Berisha debaton e bashkëpunon , për krimin ordiner e luftën kundër tij , me ish shefin e fundit te Sigurimit te Shtetit Gramoz Ruçi, madje përjashtohet nga Kuvendi me kërkese te tij, përben provën me e fortë qe Berisha e ka ditur se ka ne krahë ne parlament kriminale , i ka pasuar gjithnjë e i ka lejuar vete te jene atje. Tre here e ka mare votën e shumicës se shqiptareve ne emër te antikomunizmit kundër këtyre krimineleve politikë , trehere e ka shpërdoruar ne mënyre te habitshme e te dhimshme .
Zgjidhje për vete dhe te tjerët …
Nuk e di sa seriozisht e ka ketë punën e dekriminalizimit por mendoj se atë po e zë nen vete ajo qe ne shume menyra e ka ndërtuar apo e ka lejuar vete. Krimi ordiner në politikë është edhe përgjegjësi e Berishës . Jo se ai ka bashkëpunuar si ne rasatin e krimit politikë por për faktin se nuk ka vepruar kundër tij si shtetar dhe politikan. Dihet qe jo vetëm politikisht e moralisht , por edhe juridikisht politikani mban përgjegjësi edhe për mos veprimet e tij . Ne ketë vështrim sidomos ne raport me krimin politik Berisha është pa dyshim përgjegjës . Ai sot është viktime e tolerancës se tij, te planifikuar apo jo, ndaj krimit ne politike . Z. Berisha po përballet e po provon atë qe shume shpate e kane vuajtur me shine prej këtij krimi e këtyre kriminelëve . Përjashtimi nga Kuvendi është lule me ato qe kane hequr e heqin viktimat me te mëdha te tyre, njëherazi edhe votuesit e tij ,njerëz të thjeshte.
Por Berisha është edhe për një arsye tejet viktime e politikave te tij . Ai është sot i vetmi zë politikë qe ka guximin te denoncojë krimin polik e ordiner . PD . bojkoton kuvendin as here ai përjashtohet dhe bën shume mire si veprim politik . Por edhe sikur te mos bojkotonte ne praktikë nuk do te ndryshonte ndonjë gje. Opozita, ky grup parlamentar i saje, pa Berishen eshte pothuaj i paqenë . E kemi pare kur Berisha ka munguar për arsye te tjera se sa “eunuke ” është kjo opozitë. Mirëpo , kjo opozite , kjo liste deputetësh është zgjedhur pikërisht prej tij. Ai është përgjegjësi për cilësinë intelektuale , morale e politike te sajë . Pa të ata “ hanë përshesh”, siç u thotë vazhdimisht Edi Rama .
Ne këto kushte shohim qe Berisha është pjese e problemit apo vet problemi edhe pse aktualisht viktimë e tij . Por sigurisht qe ai mund të jetë edhe zgjedhja ne se gjen guximin te tejkaloje pak veten, sidomos te kaluarën e tij politike ne se ketë qe ka bere deri tani nuk e ka nje mision, siç i thone disa . Me autoritetin qe ka jo vetëm ne PD por edhe ne krejt politikën shqiptare mund te injektoje një fryme të re qe nis me dekrimalizimin e përgjithshëm te politikes , largimin prej saje te krimit politik e ordiner . Ai mund te mos ketë sot mundësi ti imponohet krejt politikës por sigurisht ka mundësinë ta aplikoje dekrimalizimin e përgjithshëm tek PD-ja e cila mund te behet një model për zgjedhjet e ardhme parlamentare. Se pari ai duhet te heq dorë nga partika e manifestuar deri tani, atë qe votat ti marrë nga antikomunistët viktima e pushtetin ta ndaje me komunistët , shumica kriminelë. Ose ta lejoje Bashen ta bëjë këtë .
Por duke pare zhvillimet e fundit ne PD kthim e “gardës” se tij te vjetër ne krye te saje kam pak besim se Berisha mund ta beje dot këtë . Jo se nuk mundet por se nuk e ka ne projekt e as ne vullnetin e tij politik . Disa here si ne 1997 ai ka qenë viktimë e veprimeve apo mosveprimeve të tij por serish nuk ka reaguar drejt kur i kane ardhur mundësitë .
Në se ka shpëtuar disa herë nga përpjekjet e kundërshtarëve politike për ta eliminuar atë politikisht e fizikisht kjo nuk dot te thotë se kjo histori është e mbyllur. Ne se nuk reagon shpejt e fort do te ketë dikuar një here te pare . Besoj se kjo sjellje e qeverisë me Berishën është një thikë me dy presa pasi përpjekjet e dhunshme për ta eliminuar mund te kthehen ne një riciklim te forte te tij ne politikë. A nuk ndodhi kjo ne vitin 1997. Por ne se Berisha nuk reagon e orientohet politikisht e moralisht drejt qoftë edhe si retorike politike , si atëherë , ai është seriozisht i rrezikuar .
Shpresa e vetme e Berishës janë vetëm demokratet antikomistë, mbështetja e tyre te cilëve, për shkak te sjelljes se tij politike , nuk mund te thuhet qe e ka ne masën e rënies së parë e tij ,ne 1997 , mbështetje qe edhe e shpëtoi atehere , jo vetëm politikisht por që te mbijetojë tani i duhet te pa tjetër ta rifitoje , Nuk ka rruge tjetër veçse te luftoj për këtë siç edhe po tenton me dëshpërim ta bëjë. Besoj qe ai e di mire këtë, ashtu siç e di qe ne se i rrëshqiti seriozisht këmba , nuk ka Ilir qe ta mbrojë..
Komentet