Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në konferencë për mediat për të folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. I pyetur për humbjen në Shkodër, nëse mban përgjegjësi dhe nëse do të japë dorëheqjen, Berisha tha se nuk tërhiqet kurrë para bandave dhe krimit shtetëror dhe jo shtetëror.
Ai deklaroi se Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës dhe u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe unë jam i sigurt se qytetarët e Shkodrës votuan nën zgjedhën e krimit.
Si e lexoni votën e qytetarëve, veçanërisht të Shkodrës, a mbani përgjegjësi, a do të jepni ju dorëheqjen?
Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha poll-et e kundërshtarëve tanë, por edhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14-16 pikë përpara. Në qoftë se mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë unë nuk tërhiqem para bandave dhe krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilin u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe unë jam i sigurt se qytetarët e Shkodrës zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit nuk do ta pranojnë.
Berisha iu bëri thirrje mbështetësve të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me çdo kusht, të drejtën e lirë të votës së shqiptarëve. Ai theksoi se PD ka në disponim me qindra fakte, dokumente me të cilat Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.
“Të gjithë ata të dëshpëruar nga kjo maskaradë zgjedhore dhe po bëjnë gati valixhet të ikin janë të ftuar të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me çdo kusht, të drejtën e lirë të votës së shqiptarëve. PD ka në disponim me qindra fakte, dokumente me të cilat Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Ka me dhjetëra padi në organet në të cilat janë vegla të partisë shtet. PD do paraqesë një raport shumë serioz, pranë të gjitha autoriteteve që vëzhguan zgjedhjet dhe kancelarive të BE dhe vendeve mike për të faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme dhunimin masiv, shkelmimin masiv të së drejtës dhe rezultatit të këtyre zgjedhjeve. Ajo çka ne qëndrojmë plotësisht është se në një seri bashkish kandidatët janë të krimit, të drogës dhe votëblerjes. Ajo çka ne konstatojmë, se numërimet janë një pazar i turpshëm që vazhdon të bëhet çdo minutë. Pra, kësaj shëmtire elektorale opozita me besimin më të madh do t’i përgjigjet në mënyrën më të fuqishme. Ne nuk heqim dorë kurrë nga ai zotim solemn që kemi, të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë”, tha Berisha.
I cilësuat zgjedhjet si maskardë elektorale. A do e njohë PD dhe “BF” rezultatin?
Berisha: Unë po flas qartë që kemi të bëjmë me procesin më të shëmtuar të vendit. Një proces ku qytetarët nuk votuan të lirë. Mbi bazën e kësaj, koalicioni do marrë vendimet. Opozita qëndroi fuqishëm dhe i faktoi shqiptareve që qeveri dështoi në çdo përpjekje për të asgjësuar atë. Përveç rastit kur blihet vota me 300 euro, kur operatori shoqëronte dhe votonte për zgjedhësin. Ne këto i kemi të dokumentuara.
Ju fajësuat qeverinë për rezultatin, por në shumë bashki rezultati është ndarë në pak vota. Nëse do ishin votat bashkë me PD, çfarë do ndodhte?
Berisha: Mandati është rrëmbyer, shko në Rrogozhinë. Kanë votuar ë burgosurit që s’kanë lidhje me Rrogozhinën. Kanë ardhur nga vende të tjera. Shikoni Dumrenë, përsëri kanë sjellë të burgosur për të votuar. Unë e deklarova që kandidatët e Alibashës janë paterica të Ramës.
A do të respektohet statuti?
Berisha: Statuti do respektohet pa asnjë lloj ekuivoku. Ne qëndrojmë të pathyeshëm ndaj shtetit të drejtë.
Disa nga kandidatët kanë pranuar humbjen. Si e komentoni ju?
Berisha: Kush të tha? Të them unë ty si është. Unë me Zef Hilën kisha një bisedë të gjatë nga atentati për eliminimin e kryetarit të PD tek përdorimi masiv i milionave euro për blerjen e votave, Hila ka denoncuar rastin dhe unë do ua them pjesën tjetër. Ish-kryetari i bashkisë, me urdhër të Ramës i jep një kompanie ndaj të cilit shteti shqiptar s’kishte asnjë borxh, i jep subvencion për të blerë vota. Hila si zyrtar i përgjegjshëm doli para jush, e denoncoi dhe dorëzoi dosjen në SPAK. Ata kërkojnë që Zefi të heqë padinë, zero kompromis me krimin i thashë unë. Nuk është e vërtetë që është njohje. U them këtyre kriminelëve që do të merrni përgjigjen e merituar. Përdorët një mega krim elektoral. Shkodra do çajë dhe këtë rrethim siç ka carë rrethime të tjera. Rama nxori bandat. Janë të filmuara.bw