Në emisionin e Artur Zhejit 360 gradë, mbrëmë, ish-kryeministri, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi si argat i Beogradit. Ai tha se Thaçi duhet të shkojë në Hagë për t’u pastruar, para se të merret me çështjen e negociatave me Kosovën, ndërsa shtoi se janë 200 anëtarë dhe drejtues të LDK-së të ekzekutuar pas lufte.
“Hashim Thaçi është një peng i dosjes së tij të Beogradit dhe po t’i ketë ngelur qoftë edhe një gram dinjitet nuk merret kurrë me çështjen e negociatave me Kosovën pa shkuar në Hagë, pa u pastruar. Unë nuk di të ketë kryer asnjë krim. Raportin e Dik Martin unë e kam kundërshtuar, por nuk e kanë kundërshtuar ata që ngritën gjykatën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Raporti është i bazuar në dosjet e Prokurorit të Beogradit. Janë 200 anëtarë dhe drejtues të LDK të ekzekutuar pas lufte. Janë 200 dhe jo 1, nga drejtues kryesorë, gazetarë e anëtarë të thjeshtë. Ky është numri i saktë. Ky (Thaçi) duhet të shkojë atje të pastrohet, unë nuk di të ketë kryer asnjë krim, por gjykata është ngritur për raportin Dik Marti. Këtë e di se kam qenë kryeministër kur është ngritur gjykata. “Argati” mbrapa donte ta anulonte, gjë që nuk bëhet kurrë, prandaj nuk i them unë, i thotë vetes ai që është “argat” – tha Berisha.
Po, ne Hage!