(Shkolles shqipe “ Vatra” ne Bruksel i mungon mesuesi i devotshem)
Sali Abdyli, ka lindur ne familjen “Abdylaj” te Shishmanit, vater e shquar per atdhetarizem e trimeri, me 14-07-1946.
Saliu, krahas shkolles se oxhakut familjar kreu shkollen fillore e 8-vjecare ne fshatin e lindjes, Shishman dhe shkollen e mesme dhe te larten “Bajram Curri” (dy vjecare), dega histori-gjeografi ne Gjakove. Me vone ka vazhduar, deri ne diplome Fakultetin Filizofik ne Prishtine. Nuk eshte rastesi, qe ai ka zgjedhur pikerisht degen e histori-gjeografise. Nje atdhetari i kerkohet, vec te tjersh edhe njohja e mire e historise amtare.
Pas diplomimit, i formuar profesionalisht, me profesor te tille si Mark Krasniqi, Anton Ceta etj. sherben, per 31 vite, pa ndreprerje si mesues i zellshem ne zona e shkolla te ndryshme te Kosoves si: Ne shollen fillore, ne Babaj te Bokes (4 vite.). Ne Ponoshec, mesues i shkolles 8-vjecare(4 vite). Ne shkollen e mesme “Hysni Zajmi” te Gjakoves (5 vite.) Ne Marmash e Godan afer Prizrenit dhe, se fundi, gjate viteve te Luftes ne Kosove, qe nga viti 1998 ka sherbyer ne Zmolice.
Si intelektual i brumosur, qe ne femijeri me ndjenjat atdhetare e liridashes, eshte inkuadruar ne manifestimet e levizjet kombetare antiserbe, ka qene kurdohere, ne krahun e atyre, qe mendonin e punonin per bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Modeli, me te cilin Saliu kre-nohej ishte vellai i madh Xhemajli, pjesemarres aktive ne Demonstratat e Studenteve te vitit 1968. Vellai, per te shpetuar jeten kishte kaluar ne Shqiperi dhe sherbente si mesues ne qyte-tin e Durresit. Ky ka qene nje fakt tjeter, qe i kishte acaruar edhe me teper marredheniet e mesues Saliut me sigurimin dhe polcine serbe. Pas ngjarjeve te stuhishme te vitit 1968, Sali Abdyli, si intelektual dhe mesues vihet nen vezhgimin e perndjekjen e panderprere te UDB-se Jugosllave.
Ne vitin 1984 arrestohet dhe u nenshtrohet per 6 muaj turturave me akuzen si irredentist, nacionalist qe bashkepunonte per bashkimin e trojeve shqiptare. Mesues Saliu akuzohej, se nuk u shpjegonte nxenesve historine e Jugosllavise, por ate te Shqiperise duke i bere ata irredentiste. Ndaj kesaj akuze, mesues Saliu me vendosmeri pergjigjej, “…se ishte shqiptar dhe, se, se pari do t’u shpjegonte nxenesve historine e Shqiperise, mandej ate te Jugosllavise, aq sa te mundej.”
Saliun e akuzonin, se kishte kembengulur, qe femijve te vet dhe te afermve t’u viheshin, vetem emra shqiptar si: Arben nga Arberi, Ilir, Alban, Dukagjin, Saranda, Valbona, Preveza, Arta, Vermosh, Nora, Erenik, etj. Akuzohej, se nuk kishte shoqeri me asnje serb e deri ne detajet me te vogla te jetes private. Me mburrje, hetuesit serb i deklaronin, se e dinin se edhe sa luge kishte ne shtepi, prandaj duhej te pranonte akuzat.
Nuk e mesova, asnjehere,-pohonte Saliu,- se kush me spiunonte, aq eger e me saktesi te tille!
Ne hetuesi Saliu u eshte nenshtruar turturave qe kishte shpikur e perdorte ndaj shqiptarve makinieria barbare serbe: nisur nga maltrimet fizike e psikike, si rrahjet, vendosjen e sfera te vogla nen gjunje, goditjeve me shkopinj duarve, kembeve, kurrizit, mbajtje ne erresire, dety-rimi per te qendruar ne kembe, pa gjume deri sa te binte te fikte, futja e duarve ne uje me ak-ull etj. etj.
Me deshmitare te rreme dhe ne munges te fakteve e denojne me 4.5 vite burg, por me vone, ne pamundesi te vertetimit te akuzave e lirojne, por me kusht qe te paraqitej rregullisht ne zyrat e policise ne Gjakove. Per me teper, i marren ne hetuesi, nje muaj vllain, me vone bashkeshor-ten e tij e mbyllen ne burgun e Lipjanit. Insistonin, qe ajo te tregonte, se ku gjendesha une, pas daljes ne ilegalit. Ka qene nderhyrja e ish nxenesit te Saliut Agron Ramaj, komandant sek-tori te shtabit te UCK-se, i cili per te liruar gruan time ka dhene, ne shkembim 2 ushtarake serb. Bashkeshortes i kane thene, se po e lironin me kusht qe te dorezonte Saliun.
Hasani, vella i Saliut ishte larguar per ne Zvicer dhe, sidomos gjate viteve te luftes, ka mbajtur financiarisht Saliun e vellezerit e tjere. Perndjekja dhe persekutimet vazhdonin ndaj tere te afermve te Saliut. Nga vellazeria e Abdylajve numerohen 12 viktima te luftes. Po keshtu, ne Mazrrek jane zhdukur vellezerit, nga babaj: Hyseni, Medini dhe Afrim Abdyli, per te cilet ende nuk dihet, a jane gjalle, apo kan vdekur.
Ne kushtet e terrorit serb ndaj shqiptarve, ne muajin prill, te 1999 Saliu eshte detyruar te nxjerre gruan e dy djemt, neper mes te Malit te Zi ne Shqiperi. Vete, Saliu nuk ka dashur as-nje here te braktiste Kosoven. Por, ne kushtet e genocidit masiv te ushtruar nga regjimi i Mi-loshevicit eshte detyruar, qe mbas dy muajsh te kalonte edhe ai ne Shqiperi e te bashkohej me familjen e vellain, i cili prej vitesh jetonte ne Durres.
Ne aksionin e madh te Pajtimit te Gjaqeve ne Kosove te drejtuar nga atdhetaret Anton Ceta, Mark Krasniqi, Dom Lush Gjergjit, etj., se bashku me intelektualet e tjere arsimtar ka dhene ndihmesen e vet te cmuar edhe mesuesi i historise Sali Abdyli. Nje nga metingjet ma-dhesh-tore, ne te cilin kane kane marre pjese mijera kosovare eshte zhvilluar ne Ledinat e Zmolices, afer shkolles fillore ku sherbente mesues Saliu.
Serbet bene te gjitha perpjekjet e mundeshme per t’i parcare shqiptaret mbi baza fetare me qellim qe t’i hedhnin kunder njeri-tjetrit,
Por, sfides se poshter te serbve kosovaret iu pergjigjen me unitet e dashuri vellazerore duke falur gjaqet njeri-tjetrit. Shqiptaret vertetuan se jane vellezer dhe i kane mbyllur he-sapet me regjimin e Milloshevicit.
Veprimtaria e panderprere atdhetare e mesuesit historian shprehet ne shume drejtime: Mesues Saliu, kurdohere i ka njohur nxenesit e vet me historine e shqiptarve, ka rrenjosur tek ata frymen e atdhedashurise. Kujtojme, se nje pjese e nxenesv te tij, te frymezuar nga mesuesi i tyre kane kaluar ne radhet e UCK-se. Mesues Saliu, gjate tere kohes ka qene ne LDK e Ibra-him Rugoves. Edhe gjate kohes se shkurter te qendrimit ne Shqiperi eshte bere antar i Shoqa-tes Atdhetare “Kosova”.
Zmolica, keshtjelle e qendreses ne rrethimin serbo-ushtarak te vitit 1998
Ngjarje, mbase unikale ne historine e arsimit dhe shkolles shqipe e pike kulmore ne kar-rieren arsimore te mesuesit militant Sali Abdyli shenon qendresa legjendare e banoreve, mesuesve e nxenesve te Zmolices e vitit 1998. Ne nje interviste te dhene ne Bruksel histori-ani tregon:
“Ne pranvere te 1998, ne kushtet e okupimit te eger ushtarak serb fshati Zmolice u vetmbrojt nga banoret e vet. Ata u ngriten, veteorganizuan u vetarmatosen dhe nuk lejonin, asnje paramilitar, ushtar, apo polic invadues, qe te futeshin ne kete fshat. Zmolicaret krijuan ushterine e vet dhe shtabin drejtues. Per kete u mobilizuar, nga i vogli deri tek i madhi, sipas tradites shqiptare; “ Nga 7 ne 70 -te.” Ne ndihme kishin vajtur edhe nga fshatrat fqinje. Jetohej ne shtetrrethim ushtarak te eger. Me guxim e trimeri qytetare, secili ishte pergatitur, per te dhene jeten, sipas porosise se Rugoves, “…secili te mbronte pragun e shtepise se vet!”
Fshati kishte rreth 80 shtepi, me afro 600 banore. Edhe ne kushtet e nje okupimi te tille shko-lla vazhdonte funksionimin e vet. Ne ket unaze ushtarake, fshehurazi(ilegalisht) mesuesit penetronin dhe jepnim mesim per femijet e Zmolices dhe Shishmanit. Shkolla 8-vjecare “Sulejman Vokshi “ e Zmolices, kishte rreth 300-400 nxenes. Ne mesuesit te futur ilegalisht ne fshat, nuk guxonim te binim ne sy te okupatoreve shtet-rrethues. Mesimi zhvillohej: ne shtepija, ne lendina, ne pyll e ku mundnim.
Ne fshat, mbreteronte “gjendje lufte”: Ushteria, paramilitaret dhe milicia mbanin shtet-rrethi-min. Kjo gjendje mund te kete zgjatur 4-5 muaj. Koleget e mije te kesaj shkolle: Isuf Ahmeti, mesues letersie, Rexhep Shabani, mesues matematike, nga Nikovodi, Rexhep Sula, mesues i ciklit te ulet dhe sekretari i shkolles Sokol Nusha, te diktuar nga forcat serbe per veprim-tarine e tyre jane arrestua, jashte rrethimit dhe i kane pashkatuar pa gjyq.”
Ne pytjen time, se si kishte arritur te shpetonte Saliu, u pergjigj” “Kam shpetuar si lepuri nder qen!”. Kerkohej, me kembengulje nga milicia dhe paramilitaret serb. Nje dite forcat ser-be kane shkuar ne shtepi per t’a arrestuar, por, per fat nuk e kane gjetur aty. Gjate kontrollit te shtepise gjejne disa arme, te cilat i konfiskojne, djegin shtepine dhe arrestojne bashke-shorten e Saliut dhe e fusin ne burgun e Lipjanit ku e mbajne nje muaj.Dy femijet, njeri 6 dhe tjetri 13 vjec kane shkuar tek dajt e vet.
Atdhetari Sali Abdyli ne kushtet e emigracionit ne Belgjike?
Mesuesi Sali Abdyli, me 26 prill 1999 largohet nga Kosova dhe vendoset ne Bruksel. Me mendje dhe zemer ne vendlindjen e vet, vazhdon “Luften”, me rruge e mjete demokratike per clirimin e Kosoves nga cizmja e okupatorit serb. Merr pjese aktive ne metingjet, protestat, de-monstratat e format e tjera te organizimit te shqiptarve nga mbare trojet tona etnike.
Ne Belgjiken demokratike e humane akumulimet heroike, krenare e liridashese, te kultivuara ne vendlindje, ne Kosove, gjeten rrugen per te shperthyer ne shkollen shqipe te mesimit plo-tesue, me femije dhe adoleshentet shqiptare te mbledhur nga te gjitha trojet etnike.
Sa po u krijua mundesia, mesues Saliu, me pervojen e pasur dhe shpirtin atdhetar u aktivizua ne shkollen me mesim plotesues “Vatra” te Komunes se Molenbeekut ne Bruksel.
Shkolla e re, hapur me inisiativen e shqiptaro-belgut z. Ahmet Gjanaj kishte probleme te shumta te cilat lypsej te perballoheshin mbi baza vullnetare. Qe ne fillim, Saliu u vu perkrah drejtuesve te kesaj shkolle: z. Gjanaj dhe z. I. Dizdari. Ndihmesa e tij ka qene e dukshme, ko-nkrete dh e efektshme, jo vetem si mesimdhenes, por, sidomos per regjistrimin e nxenesve ne kete shkolle, problem nga me themeloret, numri i femijeve shqiptare qe ndjekin kete shko-lle eshte krejtesisht i pakenaqshem.
Tek, nje pjese e konsiderushme e prindevere shqiptare ndesheshin, jo pak koncepte frenuese: studimi i kryer per kete problem tregon, se tek prinderit ka mungese te theksuar informacioni per shkollen dhe mesuesit, nje pjese e tyre i nenshtrohej propogandes dhelperake te armiqve te shkolles shqipe, dikush dyshon, se mos mesimi i gjuhes amtare behej penges per perpa-rimin e femijeve ne mesime, apo i pengonte ata ne pervetesimin e gjuhes se vendit etj.
Mesues Saliu u tregua i pa lodhur duke u vajtur prinderve, jo vetem neper shtepite e tyre, por edhe duke i takuar ata edhe ne kafene, klube apo vendtakime te tjera. Propoganda e sqarimet e tij bindes, se bashku me ate te mesuesve te tjere u treguan mjaft te efekteshme. Klasat jane mbushur me femije e adoleshent qe ndjekin rregullisht mesimin ne gjuhen shqipe. Fjala e tij plot pasion e me argumente zinte vend ne mendjet dhe zemrat e prinderve.
“… Ne mos per tjeter, per inat te serbit…”
Ketij qellimi i sherbente edhe figura e tij, si mesuess qe kishte provuar tragjedine e shko-lles ne Kosove dhe ekzekutimet e kolgeve te tij nga sebet. Ai u shpjegonte bashkatdhetarve, se, ketu ne emigracion gjuha jone shqipe eshte treguesi kryesor i identitetit tone, etnik, historik e kombetar, se,- tere mllef, shprehej ai,- “… ne mos per tjeter, per inat te serbit duhet t’i dergojme femijet ne kete shkolle”. Saliu, me argumente hidhte poshte peshperitjet tinzare e keqdashese te atyre, qe shprehnin paknaqesi, se gjoja ne shkolle kishte “me shume mesues” nga Shqiperia, se femijet, gjoja nuk po e kuptonin gjuhen letrare shqipe, e deri tek mendimet percarese, se gjoja ata “nuk arrini te kuptonin,” se perse, kishte midis udheheqesve shqiptar ne Shqiperi, aq shume emra e mbiera qe mbaronin me “O” si Nano.Majko, Pango etj.
Pikerisht per te sqaruar paqartesi te kesaj natyre, te mbjella, jo vetem nga injoranca, por me shume nga ata qe duan qe shqiptaret ta harrojne gjuhen e tyre,- thoshte Saliu,- femijet tane duhet te frekuentojne shkollen shqipe, sepse tek femijet tane eshte e domosdoshme qe te rrenjoset ideja e nevojes se madhe te shqiptarve per bashkim kombetar e jo parcarja.
Mesues Saliu insistonte, se gjuha e njehesuar letrae eshte rruge e integrimeve brendaper-brenda shqiptare. Une u shpjegonte prinderve,- mesues Saliu,- nxenesve ua trajtoj cdo fjale ne gjuhen letrare dhe sqaroj se fjalet shprehen ne variantetet: gegerisht, toskerisht dhe ne gju-hen letrare etj. Keshtu.Keshtu vepronin edhe mesuesit e tjere te kesaj shkolle shqipe. Duke lu-ftuar kunder koncepteve frenuese qe egzistoni tek nje pjese e prinderve,- mesues Saliu me ar-gumente seroze, rrezonte opinionet negative per shkollen dhe gjuhen shqipe. Prandaj, kemb-ngulte ai, se na duhet shkolla shqipe.
Ndikim te dukshem ushtronte ai, jo vetem me figuren e tij atdhetare, por me pasionin dhe gatishmerine per te sherbyer, ne kete shkolle, qofte edhe me baza vulnetare. Keshtu, mesues Saliu arriti te fitonte besimin dhe respektin e prinderve dhe te nxenesve te shkolles “Vat-ra” dhe te rritej numri i nxenesve te cilet ndiqnin mesimin plotesues ne gjuhen shqipe.
Ne fillimet e veta shkolles i mungonte baza didaktike, mungonin librat mesimore, hartat, literatur per nxenesit e mesuesit etj. Eshte, perseri, mesues Saliu, qe jep ndihmese te konside-rueshme, duke i sjellur, disa nga keto mjete e libra nga Zvicra, qe ia dergonte Hasani, ve-llai i vet.
Mesues Saliu, me perkushtimin e vet, me zellin ne mesim, metodat aktive qe perdoronte, me fjalen e mencur, frymen atdhetare dhe me takt e dashamiresi i frymezonte nxenesit t’a donin e te frekuentonin kete shkolle.
Ai merrte pjese aktive ne pergatitjen e nxenesve per programet aristike, me recitime, kenge e valle etj. Per kete ai krijonte edhe poezi te ndryshme, kujtojme, p.sh., “Udha i shkronjave ne shekuj”, te cilen e pelqenin dhe e recitonin me kenaqesi nxenesi e kesaj shkolle: Mesues Saliu ne vargje shpjegonte rrugen e veshtire e heroike per hartimin e sjelljen e Abetares shqipe nga diaspora ne atdheun meme, kujtonte gjakune derdhur ne mbroje te saj, tregonte per luften e eger te armiqve tane, te cilet donin t’a mbysnin gjuhen shqipe qe t’a kishin me te lehte per t’a ndare Shqiperine midis tyre etj.
Midis vargjeve sjellim si: ? / “Plot e perplot shqiptar./…/, / Jemi bashkuar ne festen !/…/ E shkronjave te arta!/ , /…/ Ato dikur kullonin gjak!? /, / Te terbuar fqinjet tane; / Serb, malazes, greke e bullgare!/ ? Donin te na zhduknin gjuhen dhe lirine. // Midis tyre te ndanin Shqiperine. /… / Prandaj,- u drejtohej Saliu nxenesve,- /… , duhet mesuar edhe gjuha e NENES./… / Ai qe nuk e flet gjuhen e nenes se vet:/… ?“Ai eshte pa identitet. / .
Mesues Saliu, keshtu e therrinin te tere ne te gjitha veprimtarite qe organinte shkolla gjendej ne krye te detyres i perkushtua me te gjitha mundesite e aftesite e veta.
Pa shkeputje, per afro 10 vite shkollore, pa nderprerje vazhdoi Mesuesi Sali Abdyli punen si mesues dhe edukator. Por, fatkeqesisht nuk arriti t’i gezohej 10 vjetorit te theme-limit te kesaj shkollese, ciles iu perkushtua me mendje e zemer.
Semundja e rende, shume para kohe e shkeputi ate, pa drejtesisht nga gjiri i familjes se vet dhe nga kolektivi i nxenesve e mesuesve te shkolles ‘Vatra” te Brukselit.
Mesuesi dhe intelektuali Sali Abdyli do te mbetet gjate ne zemrat tona, ne zemrat e te gjithe atyre qe e njohen. Ai la emer te mire si qytetar, si mesues i perkushtuar dhe mbi te gjitha si Njeri.
Familja, femijet duhet te krenohen me bashkeshortin shembullor dhe prindin e dashur te tyre.
Kolektivi i shkolles ‘Vatra” ne Molembeek, si dhe bashkesia e shqiptareve ne Bruksel do t’a kujtojne ate me konsiderate e respekt si atdhetar i cili tere jeten ia kushtoj arsimit dhe shkolles shqipe ne Kosove e ne Belgjiken e larget.
Me te drejte, njeri nga njohesit e jetes se tij, veprimtarise dhe punes si mesues shprehu idene, se do t’a meritonte, do te ishte ndere e krenari, qe kjo shkolle te mbante emrin: Shkolla “Vatra”, Sali Abdyli.
Prof.as.Dr. KOLE TAHIRI
Bruksel, prill, 2015
Komentet